Fermerët në krizë nga çmimi i naftës, rrezikohet prodhimi bujqësor
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka ngritur shqe...

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, në mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet Ligjore, ka folur lidhur me rritjen e çmimit të naftës.
Bylykbashi u shpreh se lidhur me këtë qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të lehtësuar situatën për qytetarët, të cilët po përballen me rritje çmimesh për shumë produkte.
“Tani hajde shpjegojuani njerëzve pse ditën që kris konflikti, atë ditë rriten çmimet. Ne nuk është se morëm karburant, ishte aty te depozitat e Durrësit, ishte gati. Sepse kanë gjetur dhe mënyrën që ta marrin jo duke paguar para, e marrin në gjendje, vjen, pa paguar dhe paguajnë kur zhdoganohet, kompanitë. Pra, çmimi reflekton momentin. Dhe në atë moment kur kishte plasur, ende s'kishte ndodhur, rriten çmimet. Tani, në çdo lloj qeverie të përgjegjshme, edhe pa mekanizma karteli, merr masa, ndërhyn për ta zbutur situatën, sepse i përgjigjet politikisht interesit joindividual, po tashmë publik, se të gjithë ata miliona shqiptarë që e kanë këtë hall përditë, që edhe kilja e domates i ka shkuar 4000 lekë të vjetër, të mos flasim për të gjitha gjërat e tjera, e ndiejnë përditë. Ne flasim këtu, atyre u duket dhe si teatër, sepse situatën e kanë. Pra, ato pak lekë që marrin pensionistët, apo ata që marrin rrogën minimale, apo kushdo tjetër, po edhe ata që kanë rroga jo të këqija, kuptojnë se sa u ka rënë fuqia blerëse që ata kanë me para nëpër duar”, u shpreh Bylykbashi.
Ndër të tjera, deputeti tha se edhe pse kriza vjen nga jashtë mekanizmat për përballimin e saj, janë brenda shtetit. Ai u shpreh më tej se mbështet propozimin për pezullimin e plotë të taksave mbi karburantin që do të sjellë lehtësim të kostos së jetesës.
“Tani, a ka mundësi ky parlament të paktën t'i përgjigjet kësaj? Për një hall që kanë qytetarët, t'i përgjigjet nëpërmjet një mekanizmi, i cili u heq këtë barrë, ua lehtëson. Është me një propozim me afat të caktuar, edhe sepse siç u shpjegua, ende nuk e dimë kur mbaron kriza. Ne e dimë që vjen nga jashtë, po mekanizmat i kemi ne në dorë. Pse Kosova s'e ka si ne? Pse s'e ka Maqedonia? Pse s'e ka Mali i Zi? E kemi ne më keq se të gjithë, për një gjë që siç e thashë është shumë thjesht. Për të njëjtin çmim, në 2012-ën ishte shumë herë më i ulët seç është sot. Pra, e vetmja arsye është taksa që ka ardhur nga 2013-ta e këtej.
A ka mundësi t'ua thjeshtojmë qytetarëve, t'u kushtojë më pak buka, t'u kushtojë më pak sheqeri, t'u kushtojë më pak vaji, t'u kushtojë më pak domatja, çdo lloj perime. Ata të cilët në përditshmërinë e tyre e dinë që nuk i del as të arrijnë gjysmën e muajit. Ju thoni jo. Jeni të gatshëm, unë e di shumë mirë propozimin që do të votohet kundër tashmë, po të paktën shqiptarët ta kuptojnë. Nuk po flasim as për ndryshime kushtetuese, as ku di unë çfarë. Nuk na intereson fare në këtë pikë. Përditshmëria e tyre s'ka lidhje fare me debate të sofistikuara. Të ndërhyjmë dhe t'u japim frymëmarrje, t'ua heqim lakun nga fyti. Pa u zgjatur më shumë, edhe njëherë përsëris qëndrimin tonë, ne mbështesim totalisht propozimin për pezullimin e plotë deri në periudhën e parashikuar në projektpropozim të taksave”, tha deputeti. /CNA
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka ngritur shqe...
Bordi i Transparencës ka rritur çmimet e tregtimit të naft...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, përmes një...
Pas mbledhjes së samitit të Diasporës në Tiranë, kryeminis...
Ish-kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, pas marrjes s...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pushimin e hetimeve për 6 ...
Profesor Doktor Ilir Kalemaj ka folur për intelektualin e ...
Kërkesa e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për ndrys...
Në fjalën e tij në Samitin e Diasporës në Tiranë, kryemini...
Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në hapjen e ditës së...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, e cilësoi Samitin e Diasp...
Një operacion për goditjen e "Call Center"-ave, që ushtroj...
Një banesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotë...
Dita e dytë e Samitit të IV të Diasporës mbahet sot në Pal...
Biznesmeni Behgjet Pacolli i ftuar në emisionin “Opinion” ...
Biznesmeni i njohur, Behgjet Pacolli deklaroi sot se nëse ...
Biznesmeni Behgjet Pacolli i ftuar në emisionin “Opinion” ...
Autoritetet malazeze kanë njoftuar se më datë 14.04.2026, ...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka mbajtur fjalën ha...
Ish-futbollisti i njohur shqiptar dhe ish-kapiteni i Kombë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...