“Shqipëria, një kantier i madh transformimesh”/ Rama: Ftojmë Diasporën të bëhet pjesë e tyre
Pas mbledhjes së samitit të Diasporës në Tiranë, kryeminis...

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka denoncuar një aferë që, sipas tij, lidhet me kryeministrin Edi Rama.
Këlliçi shkruan se skandali lidhet me një biznesmen izraelit me nënshtetësi shqiptare, Ron Yeffet, kompania e të cilit është përfshirë në akuza ndërkombëtare për mashtrim.
Padia ndaj Yeffet për mashtrim në shumën e 7.6 milionë dollarëve, sipas deputetit, është dorëzuar në gjykatën e Floridës, nga një biznesmen amerikan në fushën e energjisë. Këlliçi shprehet se, sipas padisë, Ron Yeffet ka përdorur lidhjet e forta me kryeministrin Rama, “duke i siguruar takime me të dhe zyrtarë të tjerë për ta mashtruar në lidhje me mundësi investimesh”.
Sipas deputetit demokrat, kjo ekspozon një skandal të mundshëm me pasoja edhe për vetë NATO-n, ku anëtare është dhe Shqipëria. Në reagimin e tij, Këlliçi i ka drejtuar disa pyetje kryeministrit Edi Rama, lidhur me çështjen.
Postimi i plotë:
Edi Rama nuk di të ndalet në rrezikimin e sigurisë kombëtare, por kësaj here hijet e skandalit kërcënojë pozicionin e Shqipërisë në NATO si dhe vetë sigurinë e Aleancës Veri-Atlantike.
Pas aferës me Charles McGonigal, alarmi është ndezur sërish rreth një tjetër skandali me një tjetër emër, lidhje e ngushtë e kryeministrit Edi Rama. Bëhet fjalë për biznesmenin kontrovers izraelit me nënshtësi shqiptare Ron Yeffet, kompania e të cilit R&I Trading është përfshirë zyrtarisht në akuza serioze ndërkombëtare për mashtrim.
Ron Yeffet, sa për kujtesë, ka hyrë fuqishëm në industrinë e armëve në Shqipëri përmes dy kompanive në ortakëri me shoqërinë shtetërore KAYO, për prodhim dhe eksport armësh, ku në shkelje të rënda, pa garë e transparencë ka marrë mbi 10 milionë euro paradhënie nga shteti shqiptar.
Vetëm pak ditë më parë një dokument zyrtar, dorëzuar në gjykatën e Floridas, dëshmoi padinë e një biznesmeni amerikan në fushën e energjisë, Mark Faist, ndaj biznesmenit Ron Yeffet për mashtrim në shumën e 7.6 milionë dollarëve. Sipas padisë Ron Yeffet, ka përdorur lidhjet e tij të forta me Kryeministrin Edi Rama, duke i siguruar madje takime me të dhe zyrtarë të tjerë për ta mashtruar në lidhje me mundësi investimesh.
Mirëpo “ndërmjetësi” dhe miku i Ramës ka marrë “carta bianca” për të vepruar lirshëm në një vend, që sado i vogël e kalbur në korrupsion, është gjithsesi anëtar i NATO-s. Dhe ky rol po ekspozon sot kreun e qeverisë shqiptare në një skandal të mundshëm me pasoja edhe për vetë Aleancën.
Më 12 Janar 2024, një njoftim zyrtar i kompanisë SMX (Security Matters) Public Limited Company, kompani teknologjike izraelite me bazë në Irlandë, kuotuar në bursat ndërkombëtare, e specializuar në verifikimin, sigurinë, origjinën dhe gjurmimin e produkteve do të njoftonte për një kontratë prej 5 milionë dollarësh me R&I Trading të Ron Yeffet në lidhje me një shtet anëtar të NATO-s, duke synuar zgjerimin edhe në vende të tjera të Aleancës.
Pra një ndërmjetës i Edi Ramës, emri i të cilit endet nëpër akuza për mashtrim dhe lidhje që përdoren si kapital besimi për viktimat e tij, rezulton në një tjetër kontratë në një “vend anëtar të NATO-s”.
Disa pyetje në interes të publikut, sigurisë së tij, po ia drejtoj që sot, si i mandatuar prej vullnetit të shqiptarëve, Edi Ramës:
1. A është Shqipëria ky vend “anëtar i NATO-s” në kontratën e pa specifikuar mes SMX dhe kompanisë së mashtruesit Ron Yeffet?
2. Në rast se është Shqipëria, me cilën procedurë ligjore konkuruese u përzgjodh kompania e Ron Yeffet për të bërë ndërmjetësimin për vendin tonë në një kontratë me “anëtarin e NATO-s”?
3. A po rrezikon kreu i qeverisë sigurinë kombëtare dhe atë të partnerëve në Aleancë, duke lënë në dorë të një të akuzuari për mashtrim industrinë e armëve të Shqipërisë?
4. A rrezikon anëtarësimin në NATO Shqipëria me këto manovra korruptive, pas bllokimit të procesit të integrimit prej çështjes Balluku?
Edi Rama ka zëvendësuar shtetin me rrethin e tij prej kriminelësh e mashtruesish edhe ndërkombëtarë, por pikërisht ky neps i shfrenuar iluzionesh prej lideri “global” po ia ha kokën. /CNA
Pas mbledhjes së samitit të Diasporës në Tiranë, kryeminis...
Ish-kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, pas marrjes s...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pushimin e hetimeve për 6 ...
Profesor Doktor Ilir Kalemaj ka folur për intelektualin e ...
Kërkesa e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për ndrys...
Në fjalën e tij në Samitin e Diasporës në Tiranë, kryemini...
Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në hapjen e ditës së...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, e cilësoi Samitin e Diasp...
Një operacion për goditjen e "Call Center"-ave, që ushtroj...
Një banesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotë...
Dita e dytë e Samitit të IV të Diasporës mbahet sot në Pal...
Biznesmeni Behgjet Pacolli i ftuar në emisionin “Opinion” ...
Biznesmeni i njohur, Behgjet Pacolli deklaroi sot se nëse ...
Biznesmeni Behgjet Pacolli i ftuar në emisionin “Opinion” ...
Autoritetet malazeze kanë njoftuar se më datë 14.04.2026, ...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka mbajtur fjalën ha...
Ish-futbollisti i njohur shqiptar dhe ish-kapiteni i Kombë...
Emigrantët që festuan Pashkën Ortodokse në vendlindje, po ...
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë për kat...
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka publikuar një...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...