E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Kontinenti Europian po përballet me vështirësi në rritje në sektorin e gazit dhe të energjisë elektrike, pasi sipas gjasave, Rusia pritet të përdorë energjinë dhe dimrin si armë lufte në përballjen e saj me Perëndimin. Megjithatë, ndërtimi i hidrocentraleve të mesëm dhe të mëdhenj gjatë viteve të fundit duket se e ka vendosur Shqipërinë në një pozicion jo shumë të disfavorshëm nga pikëpamja energjetike.
Pjesa dërrmuese e energjisë së konsumuar në Shqipëri pritet të mbulohet nga prodhimi vendës, ku sektori privat po mbulon aktualisht më shumë se gjysmën. Megjithatë, problemi duket aspak i vogël për Shqipërinë në pikëpamje financiare, për shkak se edhe ajo pjesë e vogël e konsumit që duhet të mbulohet nga importet, po kushton shuma të stërmëdha parash.
14% e konsumit kushtoi 136 milionë euro
Enti Rregullator i Energjisë publikoi së fundmi raportin e vet statistikor për gjendjen në gjysmën e parë të këtij viti. [Link] Sipas raportit, Shqipëria konsumoi 4.25 miliardë kWh në periudhën janar-qershor, nga të cilat, 3.66 miliardë u prodhuan në vend ndërsa 591 milionë ose më pak se 14% e konsumit u detyrua të importohet. Në krahasim me vitin e kaluar, prodhimi vendës është 30% më i ulët, por kjo për shkak se vitin e kaluar pati sasi të pazakontë reshjesh.
Të dhënat e ERE tregojnë se blerjet në tregun e liberalizuar (pra importet) i kushtuan të tre kompanive publike 136 milionë euro, me një çmim mesatar prej 254 eurosh për MWh. Çmimi i zakonshëm me të cilën Shqipëria e ka blerë energjinë elektrike në import gjatë viteve të shkuara është luhatur nga 30 në 100 euro për MWh. Problemi është se, ndërsa çmimi i gjashtëmujorit të parë prej 254 eurosh ngjan marramendës, në tenderin e fundit të KESH sh.a. për blerjen e një sasie të vogël energjie për datat 20-21 gusht, çmimi mesatar i ponderuar arriti në 496 euro për MWh.
Ecuria për pjesën e mbetur të vitit është në varësi të reshjeve. Deri në qershor, niveli i Fierzës, i cili është treguesi kryesor i prodhimit, ishte më i ulët, por pranë mesatares shumëvjeçare, ndërsa në varësi të kushteve atmosferike, Shqipërisë mund t’i nevojitet të mbulojë me importe më shumë ose më pak nga sa ka mbuluar në pjesën e parë të vitit. Gjithsesi, në rast se importet do të duhet të jenë aq sa ishin në gjashtëmujorin e parë, fatura e tyre financiare prej 136 milionë eurosh ka gjasa do të jetë dy herë më e lartë se sa ishte në gjashtëmujorin e parë.
Fatura totale, e cila mund të arrijë në mbi 300 milionë euro për të mbuluar vetëm 15% të konsumit, pritet të paguhet nga qytetarët përmes taksimit të përgjithshëm dhe jo përmes faturës së energjisë elektrike. Familjet shqiptare paguajnë aktualisht rreth 11 lekë për kWH energji të konsumuar, ndërsa energjia e importuar po kushton 55 lekë për kWh.
Shqiptarët mund t’ia kursejnë vetes këtë kosto të stërmadhe duke hequr dorë nga një pjesë jo shumë e madhe e konsumit që aktualisht duhet të mbulohet nga importet. Deri më tani, qeveria shqiptare i është drejtuar qytetarëve përmes propagandës së vet që të kursejnë energji, por se sa kjo taktikë do të funksionojë, mbetet për t’u parë./BIRN
Aktivistja Elona Caslli ka reaguar për shkarkimin nga ...
Territori shqiptar gjatë paradites do të vijojë nën do...
Koordinatori i qeverisë amerikane për luftën kundër ko...
Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar për shkarkimin nga p...
Më 1 shtator do të startojë sezoni i ri i emisionit “Now” ...
Partia Demokratike ka denoncuar shkarkimin nga puna të...
Në Shqipëri debatet mbi të shkuarën komuniste vijojnë,...
Një situatë kaotike është krijuar ditën e sotme, pasi ...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pas lajmit t...
Qeveria ka zgjatur afatin me 6 muaj afatin e qëndrimit të ...
Partia Demokratike përmes deputetes Ina Zhupa, vijon t...
Biznesmeni Irfan Hysenbelliu është pjesë e dosjes heti...
Një nga gazetat më të mëdha britanike "Sunday Express"...
Pas vizitës së tij në Uashington, kreu i SPAK-ut, Arbe...
Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas qëndri...
Sipas Bankës Botërore Shqipëria është vendi me nivelin...
Deri në mesditë Shqipëria do të mbizotërohet nga moti ...
Komisioni Europian ka paralajmëruar edhe një herë Shqipëri...
Nëpërmjet mediave të tij, Irfan Hysenbelliu ka nxje...
Megjithë alarmin e ngritur nga Qendra ALERT për import...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...