Analisti Lutfi Dervishi: Mbyllja e Tik Tok nuk do të zgjidhë problemet
Analisti Lutfi Dervishi ka deklaruar se mbyllja e Tik Tok-...

Besimtarët katolikë mbushën në mesnatë kishat e tyre duke festuar me lutje dhe këngë lindjen e Krishtit, me shpresën për paqe, begati dhe më shumë gëzime.
Mijëra besimtarë ndoqën meshën e "Vigjiljes së Krishtit", e cila u mbajt në Tiranë në katedralen e Shën Palit në orën 23:00 dhe u drejtua nga kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës, Arjan Dodaj, që përcolli edhe mesazhin e tij për Krishtlindje.
“Kemi nevojë t’i edukojmë brezat e rinj te shpresa sepse janë të shpërqendruar nga gjërat e kota, nuk dinë të shohin gjërat e bukura. Kush nuk ka shpresë nuk ka familje, nuk jeton në rrjet, nuk është online me dashurinë, me fenë e Zotin”, -tha ai.
Pak historik për Krishtlindjen
Krishtlindja, edhe Kërshëndellat apo shkurt Kshnellat ndër besimtarët katolikë, është një festë fetare e krishterë. Të krishterët e festojnë çdo vit më 25 dhjetor ditëlindjen e Jezus Krishtit; në kishat e Lindjes festohet më 7 janar, për shkak të kalendarit Julian. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët.
Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalëngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes.
Sot dita e Krishtlindjes kremtohet me shfaqjen e skenës së lindjes së Krishtit, pemën e Krishtlindjes, shkëmbimin e dhuratave dhe kartolinave, familjen e bashkuar, dhe ardhjen e Shën Kollit apo Plakut të Vitit të Ri në prag të Krishtlindjes apo mëngjesin e Krishtlindjes. Krishtlindja është festa në të cilën të krishterët dëshirojnë më shumë se kurrë paqe e dashuri në botë.
Krishtlindja është festa e lindjes së Jezusit, i cili besohet nga të krishterët si Biri i Perëndisë dhe Perëndia vetë e mishëruar, zbritur në tokë për të shlyer mëkatet e njerëzimit, dhe për ta kthyer atë në shtëpinë e Perëndisë. Sipas Ungjillit të Lukës dhe Mateut, Jezusi lindi nga Mëria në Betlehem, ku ajo dhe i shoqi i saj Jozefi po pushonin rrugës për në vendlindjen e tyre, Nazaret, për të marrë pjesë në numërimin e mbarë popullsisë urdhëruar nga perandori August.
Për nxënësit e tij, lindja e Krishtit është parathënë nga profeci të ndryshme sipas të cilave mesia do të lindte nga shtëpia e Davidit për të shpëtuar botën nga mëkati.
Datëlindja e Jezusit sipas të krishterëve besohet të jetë 24-25 dhjetori edhe pse ka dyshime për datën e saktë të lindjes pasi që ajo nuk përmendet në Dhiatën e re. Kjo feste është ndër festat më të dashura dhe të preferuara nga mbarë bota krishtere apo e thënë më ndryshe edhe si datë e paqes./ CNA
Analisti Lutfi Dervishi ka deklaruar se mbyllja e Tik Tok-...
Pastori Akil Pano ka folur për Krishtlindjen si festë ...
Kryeministri Edi Rama gjatë një fjalimi në një tryezë me t...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka uruar të gjithë besimtarët ka...
Në Shqipëri, ndërsa besimtarët katolikë dhe ortodoksë janë...
Autostrada Tiranë-Elbasan është kthyer në makthin e qyteta...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën Belind Këlliçi në v...
Makina të shumta, njëra pas tjetrës. Kjo është panorama që...
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në muajin janar shqy...
Në prag të mbylljes së vitit qeveria ka rishpallur edhe nj...
Për Arditin, një adoleshent 16-vjeçar nga Shqipëria, "TikT...
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Koso...
Si një vals fundviti i sinkronizuar në përsosmëri, nga 24 ...
Mandarina Klementine është një lloj shartese me portokalli...
Policia e Shtetit ka organizuar një plan masash për garant...
Arqipeshkvi Imzot Arjan Dodaj ka bërë urimin e tij pub...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Or...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është thirrur s...
Në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, reshjet e p...
Porti i Vlorës ka regjistruar një rritje të fluksit të...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...