EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Për Arditin, një adoleshent 16-vjeçar nga Shqipëria, "TikTok"-u është më shumë se një aplikacion social - është një mënyrë jetese.
Çdo ditë, pas shkollës, ai kalon rreth katër orë të humbur në një rrjedhë të pafundme videosh. Është gjëja e parë që kontrollon në mëngjes dhe e fundit që bën para se të shtrihet për të fjetur. Raporti i tij i kohës së ekranit në iPhone tregon se ai kalon mesatarisht 5-6 orë në ditë duke “lundruar” në këtë platformë, duke u përhumbur në videot që janë trende.
Sipas një raporti nga Kepios, në Shqipëri, "TikTok"-u ka mbi 1.5 milionë përdorues, dhe 35% e përdoruesve janë mes moshës 12-25 vjeç, duke e bërë këtë grupmoshe dominues në përdorimin e platformës. Këto të dhëna përkojnë me interesin e madh që kanë të rinjtë shqiptarë për "TikTok"-un, i cili shndërrohet në një formë argëtimi dhe një mundësi për të shprehur kreativitetin dhe mendimet e tyre.
Ndërkohë që Arditi lundron "TikTok"-un, përmbajtja që ai sheh pasqyron atë që po tërheq vëmendjen e të rinjve shqiptarë. Videot më të njohura që shfaqen në "feed"-in e tij janë një reflektim i kulturës që dominon këtë aplikacion dhe, fatkeqësisht, shumë prej këtyre trendeve ngjallin shqetësime.

Makina të shtrenjta, jetët luksoze dhe sherret në shkolla janë disa nga përmbajtjet që shpesh dalin më në pah. Këto video shpesh shoqërohen nga “influencer” që shfaqin famën e tyre pa pasur ndonjë arsim të lartë, përdorin gjuhë vulgare për të tërhequr vëmendjen dhe biznese që reklamojnë produktet e tyre në mënyrë të shpejtë dhe të paverifikuar.
1. Luks dhe satus
Videot kryesore që Arditi sheh paraqesin makina luksoze dhe të rinj që shfaqin rroba të shtrenjta dhe marka të njohura. Ky trend i shfaqjes së pasurisë pa ndonjë kontekst apo mesazh shpesh shtyn të rinjtë të ndjekin materializmin në vend të ambicieve më të qëndrueshme. Sipas një raporti nga Datasreportal, kjo tendencë është e përhapur gjerësisht, pasi një pjesë e madhe e përdoruesve shqiptarë janë të rinj që ndjekin këto modele të jetesës.
2. Sherret në shkolla
Një trend më i errët në "TikTok" përfshin përmbajtjen që lavdëron ngacmimin dhe sherret, veçanërisht në ambientet shkollore. Videot e grindjeve të ashpra ose përleshjeve shpesh bëhen virale, duke normalizuar sjelljen agresive mes të rinjve. Kjo ka çuar në raporte shqetësuese ku të rinjtë zgjedhin dhunën për vetëmbrojtje ose për shkak të një ndjenje krenarie.
3. Influencues me përmbajtje kontroversale

Shumë influencues, shpesh pa arsim të formalizuar, përdorin gjuhë të ashpër dhe postojnë përmbajtje që mungon në thelb. Këta individë fitojnë shumë vëmendje duke u angazhuar në përmbajtje që bëhen direkt virale, duke shfaqur një stil jete ekstravagant ose duke u angazhuar në sjellje provokuese, shpesh pa marrë parasysh pasojat. Këto tendenca janë të dukshme te një pjesë e madhe e përdoruesve të "TikTok"-ut, ku 52.7% e audiencës së reklamave të "TikTok"-ut në Shqipëri janë meshkuj, ndërsa 47.3% janë femra, sipas të dhënave nga Kepios.
4. Reklamat e bizneseve dhe produkteve
Edhe bizneset e vogla kanë shfrytëzuar "TikTok"-un për të reklamuar produktet e tyre, por shpesh kufiri mes përmbajtjes organike dhe asaj reklamore është i paqartë. Bizneset në Shqipëri përdorin "TikTok"-un për të arritur klientët potencialë. Kjo tregon se "TikTok"-u është një mundësi e madhe për marketing, duke shfrytëzuar veçoritë e tij të marketingut dhe mundësinë për të kapur audiencën me të rinjtë.

Pas një incidenti tragjik në nëntor të vitit 2024, ku një adoleshent humbi jetën pas një përleshjeje që supozohet të ketë filluar në rrjetet sociale (por më vonë kjo gjë u hdh poshtë), qeveria shqiptare ka marrë masa. Kryeministri Edi Rama shpalli se do të mbyllet "TikTok"-u për një vit, duke e fajësuar atë për përhapjen e dhunës dhe ngacmimit, veçanërisht mes nxënësve të shkollave. Në përgjigje, kompania e "TikTok"-ut, deklaroi se nuk kishte asnjë provë që lidhte platformën me incidentin, megjithatë shqetësimet e prindërve janë në rritje.
Politikat rregulluese të "TikTok"-ut ekzistojnë për të parandaluar përmbajtjet shqetësuese, por ato shpesh janë të pafuqishme për të parandaluar shpërndarjen e videove me përmbajtje të dëmshme. Megjithatë, shumë përdorues vazhdojnë të shpërndajnë dhe të shikojnë përmbajtje që shkelin këto rregulla, duke përfshirë sfida të rrezikshme, dhunë, dhe nënvlerësim të edukatës dhe vlerave.
"TikTok"-u është një platformë ku përdoruesit shqiptarë janë shumë aktivë dhe përdorin me shumicë hashtag-e që lidhen me kulturën dhe identitetin shqiptar. Sipas FastMoss, disa nga hashtag-et më të përdorur janë:

#albania me 4.4 milionë postime dhe 1.38 miliardë shikime,
#albania me 800,100 postime,
#shqiptaretneperbote me 918,800 postime,
#Shqiperia me 352,000 postime,
#bbvipal, me 148,100 postime
#luizejlli, me 353,100 postime
#edirama, me 33,600 postime
#leke, me 94,200 postime.
Gjithashtu, sipas një raporti nga Brand24, rreth 240 milionë postime përmendin Shqipërinë në "TikTok", duke pasqyruar një angazhim të madh të përdoruesve shqiptarë në këtë platformë. Ky nivel i lartë i postimeve dhe shikimeve tregon ndikimin e fuqishëm që "TikTok"-u ka mbi kulturën dhe shoqërinë shqiptare, duke kontribuar në formimin e tendencave dhe diskutimeve që prekin brezin e ri./ Monitor.al
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Koso...
Si një vals fundviti i sinkronizuar në përsosmëri, nga 24 ...
Mandarina Klementine është një lloj shartese me portokalli...
Policia e Shtetit ka organizuar një plan masash për garant...
Arqipeshkvi Imzot Arjan Dodaj ka bërë urimin e tij pub...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Or...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është thirrur s...
Në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, reshjet e p...
Porti i Vlorës ka regjistruar një rritje të fluksit të...
Në doganën e Kapshticës vijon të ketë një fluks të shtuar ...
Policia ka arrestuar 7 persona dhe ka proceduar 61 të tjer...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion mbi gjendj...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Voskopoja, një nga fshatrat e mrekullueshëm të Korçës ...
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, bashkia e Gjirok...
Në prag Krishtlindjesh, sipërmarësi Gjergj Luca ka bërë nj...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka dhënë informa...
3 orë zgjati protesta e opozitës në Tiranë. Protesta u zh...
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës,...
Policia ka nisur shoqërimet te Pallati me Shigjeta. Një p...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...