A po i shërben prokurori Asllan Bajramaj lirimit të gjobaxhiut Elio Lazaj?
Elio Lazaj, një gazetar gjobaxhi me një qasje kriminale, i...

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, u shpreh gjatë fjalës së saj në Kuvend se korrupsioni është armiku më i madh i shqiptarëve. Topalli tha gjithashtu se kjo qeverisje po minon shtetin dhe procesin e integrimit në Bashkimin Europian.
Deputetja shtoi ndër të tjera se vetë projektligjet e përfshira në rendin e ditës së seancës së sotme, janë e kundërta e asaj që kërkon procesi i integrimit.
“Armiku më i madh i Shqipërisë është korrupsioni. Armiku më i madh i Shqipërisë është ai, i cili për hir të karriges minon procesin e integrimit. Shqipëria do të kishte qenë krejt tjetër në procesin e integrimit, nëse kryetari juaj në 2013-ën nuk do kishte refuzuar votimin e tri ligjeve të famshme që i kërkonte Brukseli.
Dëgjova se ato që ishin përpara nuk kishin futur Shqipërinë në asnjë tryezë. Është e pabesueshme në fakt të dëgjosh fraza të tilla. Kush e futi Shqipërinë në NATO? Kush i liberalizoi vizat e shqiptarëve? Kush firmosi stabilizim-asocimin? Kush e futi Shqipërinë në Këshillin e Europës? Kush e futi Shqipërinë në OSBE? Është një histori përpjekjesh titanike në fakt, për të reformuar çdo gjë, së pari në mendjen tonë dhe pastaj në realitetin shqiptar, institucionet shqiptare, jetën politike, ekonomike, shtetërore të vendit. Ka ca vite që nuk punohet më për shtetin, punohet vetëm për pushtetin.
A mund të më thoni ju mua, pse ne Shqipëria vetëm kemi hapur kapitujt, ndërkohë që Mali i Zi i ka mbyllur ato apo po i mbyll ato? Mali i Zi ka mbyllur shumë kapituj. Pse ai është para nesh dhe ne jemi mbrapa? Cila është ajo arsye që ne jemi kaq mbrapa Malit të Zi, kur ne ishim aq para Malit të Zi?
Ja do t'jua them unë. Kohët e fundit dhe kjo është arsyeja kryesore në fakt, shumë media flasin për Shqipërinë dhe flasin kryesisht për problemin e korrupsionit. Po korrupsioni nuk është thjesht vjedhje. Korrupsioni është minimi i shtetit dhe pa shtet harrojeni se ka integrim. Po pa shtet nuk ka një jetë as ekonomike, as politike. Ju doni të bëni reformën në shërbimin e jashtëm. Fjali e bukur edhe kjo. Po do t'ju lutesha për një gjë. Ka mundësi që nga përfaqësitë tuaja nëpër botë të hiqni motrat e vëllezërit e grupeve kriminale që keni futur aty? Fillojeni, kjo gjë nuk ka nevojë për ndryshime ligjore. Edhe në njëfarë mënyre, ne e pastrojmë të paktën fasadën, meqenëse ju punoni shumë me fasadën. Vetë dita e sotme dhe të gjitha projektet që ju keni futur në rendin e ditës, në kalendarin dhe në programin e parlamentit, janë e kundërta e asaj që kërkon procesi i integrimit”, tha Topalli ndër të tjera në seancë plenare. /CNA
Elio Lazaj, një gazetar gjobaxhi me një qasje kriminale, i...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi i njohur, Gjergj Luca, përmes ...
Parlamenti Europian ka publikuar draft-raportin e nxjerrë ...
Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca gjyqësore për...
Kryebashkiaku i arrestuar për 13 akuza për 5 vepra të rënd...
Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë në rrjete sociale me...
“EU Reporter” publikoi një artikull të gjatë disa ditë për...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sot...
Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme mbahet seanca për dosj...
Prefektura e Shkodrës ka dhënë përditësime lidhur me situa...
Ditën e sotme në Kuvend zhvillohet seanca e radhës, e cila...
Pas katër ditësh i bllokuar si pasojë e ortekëve dhe reshj...
Eksportet shqiptare të zarzavateve kanë nisur vitin 2026 m...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka ndarë në...
Avokatja e së Drejtës Ndërkombëtare Penale (me grupin ...
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka ndarë këtë të mërku...
Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi u ndal sot në një...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë nga burgu, nj...
Ambasada amerikane në Tiranë ka dalë me një thirrje për qy...
Instituti i Gjeoshkencave në një parashikim të situatës me...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...