
Më 16 mars 2025, Fortlumturia e Tij, Joan Pelushi u zgjodh Kryepsikop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë. Fortlumturia e Tij u zgjodh drejtues i Kishës Ortodokse Autoqefale pasi Kryepiskopi Anastas ndërroi jetë.
Në intervistën e tij të parë si Kryepsikop, Fortlumturia e Tij Joani ka treguar se si i ra në dorë Dhiata e Re gjatë periudhës së gjimnazit, në një kohë që në Shqipëri mbizotëronte ateizmi. Kryepiskop Joani tregon se fillimisht Dhiatën e ka lexuar në frengjisht dhe pas leximit të saj diçka ndryshoi thellësisht në shpirtin e tij.
Fortlumturia e tij shprehet se pas kontaktit me Ungjillin vendosi të pagëzohej, gjë e cila ndodhi pak kohë më vonë nga Atë Kozmai. Po ashtu Kryepsikopi i Kishës Ortodokse Autoqefale, Fortlumturia e Tij Joani ka folur dhe për njohjen me Atë Kozmain dhe kush ja ka prezantuar atë.
“Rinia ime gjatë ateizmit ka qenë pak a shumë si e gjithë të rinjve në atë kohë. Ne u rritëm pa praninë e besimit institucional, por në shpirtin e çdo njeriu ndjehen dhe ndodhin gjëra të ndryshme, sepse ne nuk jemi kopje. Gjithsekush ka veçantinë e tij dhe rrugën e tij. Jeta jonë ka një vazhdimësi, ku e kaluara jonë ndikon në ngjarjet që na ndodhin tani, ose në të ardhmen. Takimi im i parë me besimin ndodhi në vitin 1974, kur isha në vitin e katërt të gjimnazit. Sapo kisha mësuar frëngjisht dhe më ra në dorë një libër - Dhiata e Re - në frëngjisht. Ai që ma dha nuk dinte se çfarë libri ishte. Kur e lexova, diçka ndryshoi thellësisht në shpirtin tim. Mënyra sesi ishte shkruar, fjalët e thjeshta të Zotit, por shumë të thella, më bindën për vërtetësinë e tij. Këto janë të vërteta psikologjike. Edhe kur dikush të tregon diçka, shpeshherë, mënyra si ta thotë të bind që është e vërtetë.
Në atë kohë nuk praktikohej ndonjë besim, të paktën tek të rinjtë që unë njihja. Nuk ishte se unë praktikoja një besim dhe pastaj u ktheva. Kontakti im me Ungjillin ishte besimi im i parë. Atëherë vendosa të pagëzohem, gjë që realizua pak më vonë. Prindërve nuk u thashë, jo sepse ishin kundër, por nuk doja t’i trembja. Por nëna ime e kishte kuptuar.
Atë Kozmain e kam njohur nëpërmjet disa motrave besimtare me banim në Korçë, të njohura si motrat Cico, të cilat i kemi njohur nga Theofan Popa. Së bashku me Petro Zhejin, që u bë nuni im, i kemi vizituar ato shpesh herë. Kemi vizituar gjithashtu edhe Atë Kozmain, i cili banonte në fshatin Bestrovë në Vlorë”, është shprehur Fortlumturia e Tij.
Gjatë intervistës së tij të parë si Kryepiskop, Fortlumturia e Tij Joani ka treguar dhe pagëzimin e tij, i cili është bërë në fshehtësi për shkak të regjimit.
Fortlumturia e Tij ka thënë se pagëzimi i tij është bërë në bodrumin e shtëpisë së Atë Kozmait, por megjithatë nga ana kishtare nuk ka pasur asnjë mungesë dhe është njësoj i vlefshëm si pagëzimi në Kishë.
“Në kohë normale pagëzimi bëhet në kishë, ndërsa në kohë persekutimesh pagëzimi është bërë në fshehtësi. Nga ana kishtare nuk i mungon asgjë dhe është njësoj i vlefshëm, nëse është bërë nga një prift ose peshkop kanonik. Unë u pagëzova në bodrumin e shtëpisë së Atë Kozmait. Ishte ai, nuni dhe unë, ndërsa jashtë shtëpisë rrinte si roje djali i Atë Kozmait, Ilia, që sot është prift në Vlorë”, tha Kryepiskop Joani./ CNA
Mjeku njëherësh dhe kandidat për deputet, Ilir Alimehmeti ...
Mjeku i njohur Erion Dasho ka shprehur sot qëndrimin e tij...
Kthehen përfaqësuesit amerikanët në SPAK dhe GJKKO. Përfa...
Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj, ka ngritur alarmin ...
Gazetari Osman Stafa ka publikuar disa mesazhe nga një qyt...
Numri dy i qeverisë, njëherësh dhe zëvendëskryeministrja, ...
Prokuroria e Posaçme ka zgjatur me tre muaj hetimet për is...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Prokuroria e Tiranës merr të pandehur Ervin Muçën, drejtor...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Kryeministri Edi Rama dhe Luli Basha vijojnë serialin e ty...
Kryeministri Edi Rama është tallur sërish me Luli Bashën d...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka qenë pjesë e festës Kombëtare...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë gjyqtar...
Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për motrat Antonel...
Ilir Ikonomi, gazetar dhe studiues, i cili prej vitesh ka ...
Po kërkoni një hapësirë mediatike për "podcast"-in tuaj? K...
Motrat Antonela dhe Mariela Berisha janë paraqitur ditën e...
I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka dhënë sot dësh...
Aleanca për Gazetarët Shqiptarë ka depozituar në Gjykatën ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...