Shtypi i ditës, e martë, 25 nëntor 2025/ Njihuni me titujt kryesorë të gazetave
Gazeta “Panorama” hapet me titullin: “Vizita në Belgjikë/ ...

Përdorimi i shërbimeve celulare shfaqi një përmirësim të dukshëm në tremujorin e dytë të këtij viti. Interneti po bëhet gjithnjë e më dominues në mënyrën se si shqiptarët e përdorin aparatin celular, por megjithatë në tremujorin e dytë të këtij viti u vërejt një rritje edhe në trafikun e thirrjeve.
Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), trafiku total i internetit nga rrjetet celulare u rrit me 13.2% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Konsumi mesatar i internetit për çdo përdorues arriti në 9.84 GB (gigabyte) internet në muaj, në rritje me 11.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Përveç përdorimit të internetit për qëllime informimi, pune apo zbavitjeje, edhe thirrjet dhe mesazhet e shkruara po përcillen më shumë nëpërmjet aplikacioneve, si whatsapp, duke ulur gradualisht përdorimin e shërbimeve tradicionale. Kjo po bën që kapacitetet transmetuese të internetit të jenë gjithnjë e më të rëndësishme në ofrimin e shërbimeve celulare.
Megjithatë, trafiku i thirrjeve e frenoi tendencën rënëse, karakteristike prej disa vitesh.
Trafiku i thirrjeve dalëse u rrit me 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, numri i mesazheve të shkruara pësoi rënie vjetore me 1.9%.
Çdo abonent e përdori mesatarisht celularin për 143 minuta në muaj, 10.5% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërsa, numri i mesazheve të shkruara ishte 13 për përdorues në muaj, me një rënie të lehtë prej 0.6% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Numri i përdoruesve të shërbimeve celulare (që në fakt matet si numër i kartave SIM ose i numrave celularë aktivë) shënoi përsëri në tremujorin e dytë të vitit, me 1.1% më pak krahasuar me një vit më parë.
Ulja e numrit të përdoruesve të telefonisë celulare duket të jetë edhe një tendencë afatgjatë. Në harkun e një dekade, numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare ka rënë me gati 30%.
Kjo mund të shpjegohet me faktorë të brendshëm të tregut, por ndoshta edhe me faktorë demografikë.
Numri i operatorëve celularë është ulur nga katër në dy, ndërkohë që është gjithnjë e më pak e përhapur që një përdorues të mbajë më shumë se një numër celular. Kjo tendencë ishte mjaft e përhapur afërsisht deri para një dekade, para të ndalohej diferencimi i çmimeve për thirrjet brenda rrjetit dhe ato jashtë rrjetit.
Një faktor tjetër që mund të ketë ndikuar numrin e përdoruesve në vitet e fundit është edhe marrëveshja për heqjen e tarifave roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor. Duke qenë se një pjesë e mirë e vizitorëve të huaj në Shqipëri vijnë nga vendet fqinje, ata tashmë nuk e kanë më të nevojshme për të përdorur numra shqiptarë për komunikimin e tyre, gjatë kohës që ndodhen në Shqipëri. Gjithmonë në horizontin afatgjatë, edhe tendencat demografike negative dhe tkurrja e popullsisë mund ta shpjegojnë pjesërisht rënien e numrit të përdoruesve aktivë./ Revista Monitor
Gazeta “Panorama” hapet me titullin: “Vizita në Belgjikë/ ...
Gazetari Ferdinand Dervishi zbuloi sot pak nga e kaluara e...
Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë detaje mbremjen e kësaj s...
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në Top Channel ka folur për i...
Sipërmarrësi Gjergj Luca ka qenë i ftuar në podcastin e Gr...
Gazetari Artan Hoxha ka dhënë një intervistë, pas incident...
Dita nis me ndriçimin e festave, dhe këtë ndjesi mund ta g...
SHBA-të, në kuadër të programit për luftën kundër krimit t...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë ka njoftuar...
Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave për garanti...
Kryeprokurori i SPAK-ut, Altin Dumani, ka folur në Qendrën...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar ashpër pas...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka folur në Q...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, nga Brukseli në një prononci...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, gjatë vizitës në Bruksel në ...
Autoriteti i Konkurrencës ka miratuar një rregullore të re...
Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin Korçë-Ersekë, ...
Reshjet e shiut në territorin e Qarkut të Lezhës vijojnë m...
Meteorologia Lajda Porja ka parashikuar se si do të jetë m...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...