Rekord punësimi i të huajve, arrin 22,7 mijë shtetas; 50% e tyre nga Filipinet, India dhe Egjipti
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...

Komisioni i Prokurimit Publik ka rrëzuar ankimimin që u dorëzua pranë tij nga një operator lidhur me vlerësimin e Komisionit të Ofertave për një tender që ka në fokus infrastrukturën mbështetëse të Auto Moto Park në Elbasan.
Në mes të gushtit pranë këtij institucioni u paraqitën pretendime lidhur me vlerësimin që ishte bërë nga autoriteti kontraktor, në këtë rast Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Por pas shqyrtimit të ankimimit dhe dokumenteve KPP ka vendosur që të lejojë autoritetin kontraktor të vijojë me hapat e tjerë të procedurës që konkretisht pas shpalljes së fituesit parashikon lidhjen e kontratës.
Më në detaje procedura e prokurimit që do të avancojë ka në objekt “Ngritjen e infrastrukturës mbështetëse ne funksion të kompleksit multifunksional për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të motorizimit, Auto-Moto Park, në Bashkinë Elbasan, Faza II: Ndërtimi i rrugës 'Gjergj Arianiti' dhe rrugës 'Bexhet Hyti', Bashkia Elbasan” me një fond limit prej 531 milionë lekë apo 5.3 mln euro.
Tenderi në fjalë parashikon ndërhyrjen në disa rrugë që do t’i shërbejnë jo vetëm projektit të Auto Moto Park, por edhe komunitetit dhe pjesës turistike në këtë rajon.
Segmenti i parë rrugor është pjesë e aksit të rrugës “Nezir Muzhaqi”, fillon nga rrethrrotullimi i vazhdimit të rrugës “Borodin Mitarja” para parkimit dhe përfundon në kryqëzimin e rrethrrotullimit ku ndodhet kryqëzimi i rrugëve “Ymer Alushi”, “Teofik Bekteshi” dhe aksi lumor “Zija Luniku". Ky aks rrugor ka gjatësi 1016 metra linear.
Segmenti i dytë është pjesë e aksit rrugor “Zija Luniku” fillon me rrethrrotullimin e kryqëzimit të rrugëve “Ymer Alushi”, “Teofik Bekteshi”, “Nezir Muzhaqi” dhe përfundon në kryqëzimin me rrugën kodrinore “Gjergj Araniti”. Ky segment rrugor ka gjatësinë 1766 metra linear.
Segmenti i tretë kalon në rrugën “Gjergj Araniti” fillon në kryqëzimin (rrethrrotullim i propozuar) i rrugëve "Zija Luniku”, "Hysej Bakalli", përfundon në kryqëzimin me rrugën "Bexhet Hysi". Ky segment është 1396 metra linear i gjatë.
Segmenti i katërt kalon në pjesën urbane të lagjes “Emin Matraxhiu” njësia administrative nr.1 zona e ish-frigoriferit në Mengel. Ky segment rrugor fillon ndërprerjen e rrugës “Gjergj Araniti” me poligonin e ndërtimit në Mengel dhe lidhet me rrugën “Bexhet Hysi” në pjesën e portës së kantierit dhe vazhdon në aksin rrugor në kryqëzimin e rrugës Elbasan-Librazhd.
Në shkurt të vitit të shkuar Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor shpalli kompaninë fituese për projektin e Auto Moto Park. Projekti i austriakëve të “Test & Training International” ishte fituesi. Më pas ky institucion do të hapte një procedurë për kryerjen e një studimi fizibiliteti mbi efektet ekonomike dhe qëndrueshmërinë e projektit.
DPSHTRR do të nënvizonte pak kohë pas shpalljes së fituesit mbi projektin elementët që do të kishte projekti.
“Struktura do të ketë në qendër Autodromin e parë të përmasave ndërkombëtare në Shqipëri, një pistë multidisiplinore e asfaltuar, me gjatësi rreth 3,800 metra.
Pista do të pajiset me të gjitha homologimet e nevojshme nga FIA dhe FIM, për të mirëpritur aktivitete garuese të niveleve të ndryshme, qoftë ato gara lokale apo ndërkombëtare, në disiplina të larmishme, duke filluar nga Karting e deri te disiplinat më të avancuara të automobilizmit e motoçiklizmit.
Pistë offroad për të zhvilluar, në mënyrë të kontrolluar, sportet motorike që ushtrohen jashtë rruge, si Motocross, Trial, Crosscar, Autocross, Rallycross, etj.
Mundësia për të shfrytëzuar hapësirat e strukturës për të zhvilluar sporte të tjera, të cilat deri më sot nuk kanë pasur hapësira të përshtatshme për të lulëzuar në nivelet e duhura.
Akademia Kombëtare e Sigurisë Rrugore do të jetë gjithashtu në fokus të këtij projekti. E konceptuar për të ofruar më të mirën në fushën e trajnimit mbi sigurinë rrugore, kjo qendër formimi do të përfshijë një infrastrukturë që mundëson kurse trajnimi të niveleve të ndryshme.
Programi formues do të jetë gjithashtu i diversifikuar, duke filluar nga kurset për drejtuesit e zakonshëm të mjeteve, të cilët kërkojnë më shumë siguri në udhëtim, e deri te drejtuesit profesionistë, siç janë drejtuesit e flotave tregtare, transportit të udhëtarëve, forcat e ruajtjes së sigurisë fizike, ata që përdorin mjetet e ndihmës së shpejtë (Polici, Ambulancë, Zjarrfikës, etj.), forcat e Ushtrisë, etj.
Në kuadër të zhvillimit të komunitetit Retro, do të ndërtohet edhe Akademia e Restaurimit të mjeteve historike”./N.Maho
Ditën e sotme, qytetarët, opozita dhe Aleanca për Mbro...
Një dokument është bërë publik në lidhje me transporti...
Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, k...
Emigracioni i lartë dhe plakja e popullsisë do të çojn...
Artan Hoxha shpjegoi në "MCN TV" kronologjinë e akuzës nda...
Artan Hoxha ka folur në "MCN TV" lidhur me trafikun e koka...
Gazetarja Ola Xama, në "MCN TV", ku ka dhënë disa detaje t...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, Taulan...
Avokati dhe ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, ak...
Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin Opinion, s...
Argita Malltezi, e ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, pas ve...
Ish prokurori Eugen Beci, ka qenë i ftuar në MCN TV, ku foli...
Kryetari i Bashkisë së Pogradecit Ilir Xhakolli teksa insp...
Ditën e sotme Fatmir Bektashi, ndërtuesi në ish-kompleksin...
Tirana është qyteti më i ndotur në Europë. Numrat treg...
Kandidati për shkollën e Magjistraturës, Ervis Bajramaj ka...
Tirana është aktualisht qyteti më i ndotur dhe këtë e treg...
Prokuroria e Durrësit ka marrë të pandehur Arnisa Këlliçin...
Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...