web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Ia kanë shitur shpirtin shejtanit, e shqyen Shqipërinë”/ Aktorët Bejko e Malkaj në protestë, akuzojnë politikanët

9 Qershor 2026, 20:52, Aktualitet CNA

“Ia kanë shitur shpirtin shejtanit, e shqyen

Protestës masive që zhvillohet sot për të dhjetën ditë radhazi kundër qeverisë i janë bashkuar edhe emra të njohur të artit. Ndër ta edhe aktorët Gent Bejko dhe Mehdi Malkaj.

Duke folur para qytetarëve, Bejko u shpreh me tone të ashpra se regjimi politik në Shqipëri nuk ka ndryshuar, pasi në skenën politike të vendit vijojnë të jenë aktivë të njëjtën politikanë.

Bejko akuzoi politikanët e vendit se duan të krijojnë një frymë përçarjeje mes njerëzve.

“Menduam se ndryshoi regjimi në 1990, por regjimi nuk ka ndryshuar, janë të njëjtët. Duan të na përçajnë, duan të fusin lloj-lloj plehrash këtu, po ne nuk përçahemi, nuk bëhemi pis. Ika nga Shqipëria sepse nuk doja t’ia shisja shpirtin shejtanit. Këta ia kanë shitur shpirtin shejtanit, nga Berisha, tek ky bisha”,-tha Bejko.

Nga ana e tij, Malkaj u shpreh se politikanët vendas kanë tentuar të copëtojnë vendin.

Ai tha se qytetarët kanë për detyrë që të mbrojnë Shqipërinë.

“Kanë tentuar ta shqyejnë Shqipërinë, e kanë bërë copë-copë. E kemi ne për detyra ta mbrojmë Shqipërinë tonë. I bëj një thirrje Dardanisë, Kosovës, se edhe ata kanë derdhur shumë gjak për të ngritur flamurin në Vlorë”,-tha Malkaj./CNA





Lajmet e fundit nga