web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Mos e përdorni Shqipërinë si mish për top"/ Balla i përgjigjet Bernie Sanders

9 Qershor 2026, 15:09, Aktualitet CNA

"Mos e përdorni Shqipërinë si mish për top"/ Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ndaj deklaratave të senatorit amerikan Bernie Sanders lidhur me investimin turistik në Zvërnec.

Përmes një postim në rrjetin social "X", Sanders shkruan se mbi 100 mijë qytetarë shqiptarë kanë protestuar kundër tij dhe se ai përfaqëson një rast ku interesat private përplasen me interesin publik.

Pas këtij reagimi, Balla i është kundërpërgjigjur senatorit amerikan, duke e akuzuar për përfshirje në një fushatë dezinformimi. Në një reagim të bërë, Balla shkruan se po e përdorin Shqipërinë si mish për top për të goditur kundërshtarët politikë.

 

Mos e përdorni Shqipërinë si mish për top për të goditur kundërshtarin tuaj politik. Kjo është një fushatë dezinformimi ku përfshihen Irani dhe aktorë të tjerë malinjë, me përmbajtje antisemitike”, shkroi Balla në reagimin e tij.





Lajmet e fundit nga