Matura Shtetërore 2026/ Mbi 26 mijë nxënës zhvillojnë sot provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
Ditën e sotme, 26.600 maturantë do të zhvillojnë provimin ...
Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë ka dalë me një deklaratë lidhur me zhvillimet e fundit në vendin tonë dhe veçanërisht për protestat që zhvillohen në Tiranë, qytetet e tjera dhe diasporë.
Në deklaratë thuhet se protesta e këtyre ditëve dhe pjesëmarrja e shumë të rinjve dhe familjeve në to kanë nxjerrë në pah edhe një pakënaqësi ndaj sistemit politik aktual. Ndër të tjera thuhet se zëri i njerëzve duhet të lexohet dhe të dëgjohet.
Konferenca Ipeshkvore thekson se është politika ajo e cila duhet të gjejë zgjidhje brenda kuadrit politik dhe demokratik të një vendi që ka si synim integrimin europian.
Deklarata e plotë:
Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë po ndjek me kujdes zhvillimet shoqërore në vendin tonë, veçanërisht protestat që po zhvillohen në qytetin e Tiranës, në qytete të tjera të Shqipërisë e në diasporë. Shkak për këto protesta kanë qenë disa projekte që prekin zona natyrore të mbrojtura apo ku ndërthuren probleme të pronësisë, për të ndërtuar në to objekte që synojnë zhvillimin e një turizmi elitar.
Nga ana jonë si Ipeshkvij të Kishës katolike, vlerësojmë se çdo zhvillim i vendit duhet të ketë parasysh mbrojtjen e ambientit, por edhe respektimin e pronës së gjithkujt. Papa Françesku, në Letrën e tij Enciklike Laudato si’, thotë: «Parashikimi i impaktit ambiental të sipërmarrjeve dhe të projekteve kërkon procese politike transparente dhe që i nënshtrohen dialogut, ndërsa korrupsioni, që fsheh impaktin e vërtetë ambiental të një projekti, në këmbim të favoreve, shpesh çon drejt marrëveshjeve të paqarta që i ikin detyrimit për të informuar dhe një debati të thelluar» (LS 182).
Në këtë kuptim vlerësimi, konsultimi dhe përfshirja e komuniteteve lokale që jetojnë aty dhe i agjencive që merren me mbrojtjen e ambientit është më se i domosdoshëm. Për ne, kjo gjë quhet zhvillim integral që duhet të marrë parasysh të gjitha dimensionet e jetës njerëzore si ato individuale ashtu edhe ato komunitare. Sikurse thoshte Shën Pali VI, ky zhvillim duhet të përfshijë të gjithë njerëzit dhe krejt njeriun (Populorum progressio, 42). Kjo është pjesë e Doktrinës shoqërore të Kishës dhe ne ftojmë që çdo projekt zhvillimi të bëhet duke marrë parasysh, jo vetëm krijimin e strukturave si qëllim në vetvete, por të ketë në qendër njeriun me nevojat dhe të drejtat e tij private dhe komunitare.
Protestat e këtyre ditëve dhe pjesëmarrja e shumë të rinjve dhe familjeve në to kanë nxjerrë në pah edhe një pakënaqësi ndaj sistemit politik aktual. Kjo pakënaqësi është vërejtur në pjesëmarrjen dhe në artikulimin e shumë protestuesve. Kisha nuk ka për detyrë të gjejë zgjidhje, por të orientojë ndërgjegjet. Ne jemi të bindur se zëri i njerëzve duhet të dëgjohet dhe të lexohet. I takon politikës të gjejë zgjidhje brenda kuadrit politik dhe demokratik. Këto janë rregullat e demokracisë evropiane ku ne aspirojmë të shkojmë. Nuk mund të injorohet zëri i shumë njerëzve që kanë të vetmen agjendë mirëqenien e familjeve të tyre dhe të shoqërisë e që shprehin pakënaqësinë për veprimin apo mosveprimin e politikës. Zëri i të gjithëve duhet të dëgjohet dhe të vlerësohet me kujdes e respekt nga ana e politikës, e qeverisë dhe e opozitës.
Ne ftojmë përfaqësuesit e politikës, që të zgjedhin tryezën e dialogut, të japin përgjigjet e duhura ndaj qytetarëve të thjeshtë të popullit tonë që kërkojnë të mos anashkalohen, të dëgjojnë zërin e të rinjve që kanë të drejtën të ndërtojnë jetën e tyre këtu, pa iu nënshtruar fatalisht humbjes së shpresës dhe rrugës së emigrimit, plagë e cila në vitet e fundit ka emrin shpopullim i vendit.
Ne i lutemi Hyjit për popullin tonë, për politikën dhe për të gjithë njerëzit vullnetmirë të këtij vendi, që të gjejnë, bashkë me rrugën e dialogut politik dhe shoqëror, edhe zgjidhjet e duhura brenda kornizave politike dhe demokratike të një vendi që ka si synim integrimin evropian.
Zoti e bekoftë Shqipërinë! /CNA

Ditën e sotme, 26.600 maturantë do të zhvillojnë provimin ...
Qeveria ka nisur kërkimin për operatorët që do të ofrojnë ...
Policia ka zhvilluar një aksion në Vlorë, në fshatrat rret...
Vendi ka hyrë në një spirale tkurrjeje dhe plakjeje të shp...
Dita e nëntë e protestës kundër qeverisë po vijon prej më ...
Analisti Andi Bushati hodhi sot akuza të drejtpërdrejta nd...
Analisti Mentor Nazarko në një dalje televizive teksa ka f...
Ditën e sotme është mbajtur protesta e nëntë radhazi kundë...
Në ditën e nëntë të protestës ndaj qeverisë, e pranishme n...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri në një rea...
Në ditën e nëntë të protestës kundër qeverisë dhe kryemini...
Për të katërtën ditë radhazi, qytetarë, aktivistë të mjedi...
Prej gati dy orësh vijon dita e nëntë e protestës ndaj qev...
Ka nisur dhe ditën e sotme protesta e radhës kundër qeveri...
Reshjet e shiut të pasdites të kësaj të hëne kanë krijuar ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar publi...
Ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, ka dhënë dëshminë e t...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghae...
Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Sh...
Platforma e-Albania vijon të shfaqë probleme me mosfunksio...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
I dyshuari për sulmin në Berlin Pride u qëllua dhe u vra n...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në malin Elbr...
Teherani tha se ka ndalur sulmet hakmarrëse kundër aleatëv...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...