Sondazhi për karrierën: Cili fiton, “aftësitë” apo “servilizmi dhe zelli për t’u dukur”?!
Çfarë duhet për të bërë karrierë? Është një pyetje që me s...

Gjashtë kompani kanë arritur të kalojnë fazën e parë të procedurës së prokurimit që lidhet me përgatitjen e projektit, rishikimin e Dizajnit, Mbështetjen e Prokurimit dhe Monitorimit për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit.
Në faqen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Hekurudha Shqiptare publikoi edhe emrat e kompanive që do të vijojnë në fazën e dytë të procedurës.
Por cilat janë këto kompani?
-ALTINOK – RITES Joint Venture. Turqi
-COwI A/S. Danimarkë
-IRD Engineering S.r.l. Itali
-Italferr S.p.A. Itali
-NET Engineering / IDOM CONSULTING ENGINEERING ARCHITECTURE SAU. Itali
-SALFO AND ASSOCIATES S.A. – HILL INTERNATIONAL S.A. – SYSTEMA CONSULTING S.A. Greqi
Tenderi për projektin u çel në fund të vitit të shkuar duke u lënë kohë kompanive deri në fund të janarit për të shprehur interesin nga ku dolën edhe gjashtë emrat e përzgjedhur.
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit është një nga linjat për të cilën ka pasur vëmendje të shtuar pas punës së nisur për rehabilitimin e linjës Tiranë-Durrës dhe pjesës së re në Rinas.
Vlera totale e projektit është 356 milionë euro, teksa do të jetë bashkëfinancim nga një sërë institucionesh financiare ndërkombëtare, ku vendi ynë ka kërkuar hua.
Kështu të paktën 160 milionë euro janë grant nga Korniza për Investime në Ballkanin Perëndimor, 100 milionë euro janë hua nga BERZH-i dhe 100 milionë euro të tjera nga Banka Evropiane e Investimeve. Projekti synon rehabilitimin dhe ndërtimin e 120 kilometrave linjë hekurudhore.
Projekti është pjesë e zgjatimit të Rrjetit Kryesor të Transportit Trans-Europian TEN-T në Ballkanin Perëndimor, i cili do të lidhë Shqipërinë me rrjetet hekurudhore rajonale dhe evropiane përmes Korridorit X pan-Evropian.
Hekurudha Vorë-Hani Hotit kalon në shtatë bashki dhe përshkon Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, me drejtim nga Jugu në Veri. Hekurudha lidh qendrat urbane të Vorës, Mamurrasit, Laçit, Milotit, Lezhës, Shkodrës dhe Koplikut.
Ajo kalon kufirin shtetëror Shqipëri/Mal i Zi në Hanin e Hotit (km 140). Sipas ndarjes administrative, hekurudha përshkon territoret e shtatë bashkive (Vorë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Vau Dejës, Shkodër dhe Malësi e Madhe).
Linja ekzistuese hekurudhore Vorë – Hani i Hotit u ndërtua në dy faza: nga Vora në Laç në fillim të viteve 1960, ndërsa nga Laçi deri në kufirin e Shqipëri-Mali i Zi, në vitin 1985.
Tërmeti i 29 nëntorit 2019 ndërpreu funksionimin e kësaj linje për shkak të dëmtimit të urës mbi lumin Ishëm, por edhe më herët shpejtësia e kalimit të trenave ishte shumë e ulët./ Monitor.al
Çfarë duhet për të bërë karrierë? Është një pyetje që me s...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Mbrëmjen e sotme në televizionin ortak të inceneratorëve ë...
Në emisionin "Të Paekspozuarit" me Ylli Rakipin është ...
Mes moderatorit të emisionit "Të Paekspozuarit" Ylli Rakip...
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti në e...
Themeluesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj ka...
Drejtuesi politik i PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi ka zbu...
Teksa deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylamet...
Analisti Andi Bushati deklaroi sonte se është shumë me...
Gazetari Neritan Sejamini ka deklaruar se i gjithë stafi i...
Gazetari Artan Hoxha mbrëmjen e sotme ka ngritur një s...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka d...
Analisti Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin TPZ, k...
Opinionistja e Big Brother Vip, Ori Nebijaj ka komentuar r...
Analisti Andi Bushati ka komentuar reagimin e kryebash...
Ndryshimet ligjore për “Zonat e Mbrojtura”, që i hapin rru...
Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qyteta...
Lulzim Basha i "xhindosur" i është kundërpërgjigjur Ga...
Ditën e sotme është miratuar me 111 vota pro amendamen...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...