Shtypi i ditës, e premte, 5 prill 2024/ Njihuni me titujt kryesorë të gazetave
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...

Çfarë duhet për të bërë karrierë? Është një pyetje që me siguri çdo profesionist ia ka bërë vetes të paktën një herë.
Për të matur perceptimin e audiencës së vet për këtë çështje, “Monitor” organizoi një sondazh në faqen e saj të internetit dhe në rrjetet sociale.
Për pyetjen “Cilat mendoni se janë aftësitë më të rëndësishme për të bërë karrierë?” zgjodhëm katër alternativa dhe rezultati i sondazhit ishte mjaft i balancuar mes tyre.
28% e gjithë pjesëmarrësve në sondazh u përgjigjën se më të rëndësishmet në karrierë janë aftësitë profesionale, por një diferencë shumë të vogël, me 27% të përgjigjeve, alternativa e dytë më e votuar, ishte “Servilizmi dhe aftësia për t’u dukur”.
24% e pjesëmarrësve u shprehën se më të rëndësishme janë “Aftësitë komunikuese”, ndërsa 21% zgjodhën alternativën “Iniciativa dhe të qenit krijues”.
Me gjithë rezultatet mjaft të balancuara, ajo që na ra në sy nga rezultatet ishte një ndryshim i konsiderueshëm i përgjigjeve, në varësi të kanalit dhe llojit të audiencës.
Në sondazhin e zhvilluar në faqen e internetit dhe shpërndarë në "Facebook", alternativa më e votuar ishte dukshëm “Servilizmi dhe aftësia për t'u dukur”, me më shumë se 34% të votave, e ndjekur nga “Aftësitë profesionale”, me më pak se 26%.
Në sondazhin e zhvilluar në Linkedin, rezultati ishte shumë i ndryshëm. “Servilizimi dhe aftësia për t’u dukur” ishte alternativa më pak e zgjedhur, me 19% të votave, ndërsa më të votuarat ishin “Aftësitë profesionale”, me 31% dhe “Aftësitë komunikuese”, me 29% të votave.
Natyrisht që këndvështrimi për këtë çështje mund të jetë shumë subjektiv.

Te një publik i përgjithshëm është e kuptueshme që mund të jetë më i fortë stereotipi se për të bërë karrierë duhet të jesh servil.
Në vetvete, kjo nuk e bën domosdoshmërisht të pabazë stereotipin, megjithatë një pjesë e madhe e njerëzve që nuk kanë arritur ngritjen e dëshiruar në karrierën e tyre priren të mendojnë se kjo nuk ka ndodhur ngaqë ata nuk janë të aftë, por sepse kolegë të tyre të tjerë i kanë ngjitur shkallët e karrierës duke treguar zell dhe servilizëm ndaj eprorëve, duke u treguar të aftë të shfaqen më shumë në sytë e tyre, apo duke marrë merita se punojnë më shumë nga sa bëjnë në të vërtetë.
Segmenti i profesionistëve, (ku me shumë të ngjarë një pjesë e mirë e votuesve janë në shkallë të larta të hierarkisë së kompanive të tyre), mund të jenë më të prirë të shprehen se karriera varet nga aftësitë profesionale, komunikuese apo nga iniciativa; ky këndvështrim është edhe një formë vetëvlerësimi për arritjet e tyre.
Secili këndvështrim mund të ketë sigurisht argumente të arsyeshme: dikush mund të thotë se është e vështirë të bësh karrierë pa pasur aftësi të mirëfillta profesionale, pa pasur ide apo iniciativë për t’i komunikuar dhe për t’i shpalosur ato.
Por, nga ana tjetër, është e vërtetë edhe që zotësia për të fituar vlerësimin dhe besimin e eprorëve nuk lidhet vetëm me aftësitë profesionale, por edhe me marrëdhënien që arrin të ndërtosh me ta.
Shumica e drejtuesve priren të krijojnë më shumë besim tek ata punonjës që shfaqen të bindur dhe të zellshëm për të zbatuar kërkesat/urdhrat ose për të vlerësuar figurën e tyre, më shumë se te punonjës të tjerë që nuk e shfaqin të njëjtin zell apo tentojnë të vendosin në dyshim vendimet apo autoritetin e eprorëve./ Monitor.al
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Mbrëmjen e sotme në televizionin ortak të inceneratorëve ë...
Në emisionin "Të Paekspozuarit" me Ylli Rakipin është ...
Mes moderatorit të emisionit "Të Paekspozuarit" Ylli Rakip...
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti në e...
Themeluesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj ka...
Drejtuesi politik i PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi ka zbu...
Teksa deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylamet...
Analisti Andi Bushati deklaroi sonte se është shumë me...
Gazetari Neritan Sejamini ka deklaruar se i gjithë stafi i...
Gazetari Artan Hoxha mbrëmjen e sotme ka ngritur një s...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka d...
Analisti Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin TPZ, k...
Opinionistja e Big Brother Vip, Ori Nebijaj ka komentuar r...
Analisti Andi Bushati ka komentuar reagimin e kryebash...
Ndryshimet ligjore për “Zonat e Mbrojtura”, që i hapin rru...
Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qyteta...
Lulzim Basha i "xhindosur" i është kundërpërgjigjur Ga...
Ditën e sotme është miratuar me 111 vota pro amendamen...
Ministri Ulsi Manja ka bërë për 1 lek ushtarin e Lulzim Ba...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...