web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Grenell u fut mik te Rama për ta bërë Evi Kokalarin ambasadore në SHBA”/ Dëshmia e ish-ministrit

11 Tetor 2022, 15:46, Aktualitet CNA

“Grenell u fut mik te Rama për ta bërë Evi Kokalarin

Aktivistja politike amerikano-shqiptare, Evi Kokalari, së fundmi është vënë në qendër të vëmendjes për opozitën e fortë që po i bën lidershipit të Rithemelimin në Partinë Demokratike, me denoncime dhe përplasje të forta.

Kokalari përveç akuzave për manipulim dhe tjetërsim votash në zgjedhjen e kryesisë dhe të drejtuesit të Forumit Rinor të PD, herë pas here ka siluruar edhe vetë, Sali Berishën, pavarësisht se këmbëngul se është besnike pa kushte ndaj tij dhe po e marrin në qafë ata që mban rrotull.

Në këtë situatë kundërpërgjigjet ndaj Kokalarit, kanë qenë të shumta dhe të ashpra. Nga shumëkush ajo po perceptohet si një “Kalë Troje” i futur që në fillimet e Foltores nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Kokalari i ka mohuar me forcë të gjitha këto akuza, por së fundmi në televizionin e njohur për shqiptarët në SHBA dhe këtu, “Nova Media”, ka dalë një dëshmi e re interesante për lidhjet e mundshme dhe “filtrimin” e saj me Edi Ramën.

Kështu në emisionin e fundit politik, (të shtunën që kaloi), drejtuesit të kësaj medie, Arian Hasimi, kanë dalë dëshmi të dorës së parë, se përpara se Kokalari ti bashkohej Foltores së Berishës ka tentuar që të behet ambasadore e qeverisë Rama në Uashington. Dhe për këtë ajo ka gjetur si “mik”, një nga njerëzit më të afërt dhe pikërisht ish-ambasadorin e Trump në Gjermani, Rchard Grenell.

“Grenell u fut mik te Rama për ta bërë Evi Kokalarin

Autori i emisionit, Asimi, në fund të bisedës që kishte me ish-ministrin e Brendshëm të Partisë Demokratike gjatë qeverisë teknike të vitit 2017 dhe një aktivist i njohur në SHBA për të djathtën shqiptare, Kolonel Dritan Demirajn, e ka pyetur këtë të fundit nëse ishte në dijeni për këtë fakt.

Demiraj deklaron se gjatë takimeve të Grenell me mbështetësit shqiptarë të Partisë Republikane, ky i fundit ka konfirmuar se është futur “mik” tek Edi Rama, për të emëruar ambasadore të Shqipërisë në Uashington Evi Kokalarin.

Edhe i ftuari tjetër në studio Eduard Aliko (Ish-drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile në qeverinë e PD-së), ka pohuar të njëjtën gjë.

Ende nuk dihen arsyet se përse Edi Rama ka refuzuar një njeri aq të fuqishëm në administratën Trump, por nga ana tjetër me kalimin e kohës u zbulua se Grenell që u paraqit nga Kokalari si mbështetës i Foltores, kishte një afinitet të madh me Edi Ramën.

Më poshtë keni të zbardhur dhe në video bisedën në studion e Arian Asimit në “Nova Media”, pikërisht për këtë çështje:

Arian Asimi: Më erdhën informacionet nga Michigan që kjo zonjë që na doli konservatore, ishte propozuar nga ambasadori Grenell për ambasadore të Edi Ramës në Wshington. Di gjë Kolonel është e vërtetë apo jo?

Dritan Demiraj: Po kemi dëgjuar, që gjatë këtyre takimeve që kemi zhvilluar në atë kohë me Grenellin. Ka dal ky si informacion, që kur ka biseduar ai me një nga këto përfaqësuesit, një ndër njerëzit kryesor kam qenë edhe unë, jo vetëm për mbledhjen e fondeve por edhe për mbështetjen politike të Partisë Republikane në atë kohë dhe në momentin që kjo zonjë, kjo grua kaloi të gjitha këto norma minimale të edukatës të gjithë jemi tërheq nga mbështetja Republikane. Po unë e kam dëgjuar që është e vërtetë, që i është ofruar një post i tillë nga Grenell.

Eduard Aliko: E kam dëgjuar këtë si informacion dhe mu duk e çuditshme që një personazh si zonja Kokalari e cila pretendonte si ishte investuar në krahun konservator këtu në Amerikë, të kishte ambicie dhe lidhje edhe me qeverinë e Ramës.

Ndërkohë që Rama njihej si një nga kundërshtarët periferik ndërkombëtar që ka partia Republikane këtu, pavarësisht se shpëtoi nëpër gjethe gjatë kohës së presidentit Trump me atë ofendimin dhe protagonizmin që pati te CNN, duke e quajtur presidentin Trump turpin e Amerikës, dhe kur fitoi pastaj shfaqej prapa kuintave dhe sigurisht përdori lobingje të fuqishme për të siguruar të paktën ekzistencën e tij nga një luftë e mundshme nga presidenti Trump.

Dhe ishte e çuditshme të dëgjonim që zonja Kokalari e cila pretendonte që kishte lidhje të drejtpërdrejta me fëmijët, familjen e ish presidentit dhe me stabilishmentin e Partisë Republikane, të kishte dhe ambicie apo të ishte në listën e Grenellit.

Grenelli ka qenë ambasadori i Trump-it njeriu i afërt i sigurisë, i agjencive të inteligjencës dhe ish ambasador i SHBA dhe është e çuditshme se si mundet të krijosh këtë lloj kombinacioni, që një konservatore të ishte dhe ambasadore e një kryeministri si Rama, i cili miqësinë më të madhe e ka me Xhorxh Sorosin dhe liberalët e Amerikës ./Alfapres.al





Lajmet e fundit nga