Mosfillimi i hetimeve për punonjësit e paraburgimit/ Ish-presidenti i drejtohet Gjykatës së Tiranës
Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tira...
Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tira...

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka vendosur rikthimin në qeli për ish-prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, i cili akuzohet për korrupsion.
Ky i fundit është dënuar me dy vite burg që i është konvertuar në shërbim prove.
Vendimi është marrë gjatë seancës së mbajtur sot dhe për 4 vite ish-prokurori do të paraqitet në shërbimin e provës.
Njoftimi i GJKKO-së, së Apelit:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Saida Dollani (anëtare) dhe Daniela Shirka (anëtare), sot më datë 11.10.2022, shqyrtoi çështjen e regjistruar me nr. 50 akti, datë 12.07.2022, mbi ankimet e paraqitura nga ankuesit/të pandehurit I.G., D.D., E.B., E.K., si dhe nga Prokuroria e Posaçme, kundër vendimit nr. 30, datë 06.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:
“1. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.K. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 3 (tre) vjet burgim.
2. Në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale, ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht i pandehuri E.K. me 2 (dy) vjet burgim.
3. Në zbatim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur të tij, duke e vendosur të pandehurin E.K. në provë për një periudhë kohe prej 4 (katër) vitesh me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte të rregullta me Zyrën e Shërbimit të Provës ku ka vendbanimin e tij.
4. Në zbatim të nenit 60 pika 9 të K.Penal urdhërohet i pandehuri E.K. që të mos shoqërohet me persona të dënuar.
5. Në bazë të nenit 35/2 të Kodit Penal caktohet dënimi plotësues, heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një afat prej 5 (pesë) vjet.
6. Deklarimin fajtor të të pandehurit I.G. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 319 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
7. Në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale, ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht i pandehuri I.G. me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.
8. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e arrestimit, më datë 30.06.2021 dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
9. Deklarimin fajtor të të pandehurit D.D. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni i aktiv gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 319 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
10. Në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale, ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht i pandehuri D.D. me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.
11. Vuajtja e dënimit fillon nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 46, datë 30.06.2021, ndaj të pandehurit D.D. dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
12. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.B. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 pika 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
13. Në bazë të nenit 406 të K.Pr.Penale, ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht i pandehuri E.B. me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.
14. Vuajtja e dënimit fillon nga data ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr. 46, datë 30.06.2021, ndaj të pandehurit E.B. dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
15. Në bazë të nenit 190/1, shkronja (a) të K.Pr.Penale, të nenit 36/1, shkronja “a” të Kodit Penal, për sendet e sekuestruara të disponohet si më poshtë:
16. Dy telefona celular të markës Iphone 6 të sekuestruar të pandehurit E.K., një telefon celular Samsung dhe një telefon celular Iphone 12, të sekuestruara të pandehurit I.G., konfiskohen.
17. CD-të dhe DVD-të me materialet e përgjimit mbeten pjesë e fashikullit.
18. Shpenzimet gjatë fazës së hetimit dhe gjykimit i ngarkohen solidarisht të pandehurve.”
Sa më lart, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
– Lënien në fuqi të vendimit nr. 30, datë 06.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me kualifikimin ligjor të veprave penale, fajësinë e të pandehurve, llojin dhe masën e dënimit për të pandehurit I.G., E.B. dhe D.D., për provat materiale si dhe për shpenzimet gjyqësore.
– Ndryshimin e këtij vendimi për pjesën tjetër në këtë mënyrë:
– Dënimin e të pandehurit E.K. me 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal.
– Në bazë të nenit 406, paragrafi 1, të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3 e tij, duke dënuar përfundimisht të pandehurin E.K. me 2 (dy) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
– Dënimi me burgim për të pandehurin E.K. do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
– Shpenzimet e gjykimit në apel i ngarkohen të pandehurve solidarisht./CNA.al
Arens Çela është emëruar sot zyrtarisht në krye të Prokuro...
Në mbledhjen e Komisionit për Reformën Territoriale, ekspe...
Më datë 19.07.2022, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka gati për të miratuar një...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Kryebashkiaku i Tropojës, Rexhe Byberi, ka deklaruar se de...
Kuratorja e imazhit, Linda Kalemi, thotë se nuk është faji...
Analisti Andi Bushati një natë më parë ka deklaruar se për...
Të enjten, ministrja gjermane e Punëve të brendshme,...
82-vjeçarja Lefkotheia Karasa nga fshati Nartë i Vlorës, e...
Deutsche Welle: Znj. Ambasadore, cili ishte qëllimi i vizi...
Largimi i shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe është shndë...
Një i ri nga Tirana ka rrëfyer eksperiencën e tij të l...
Gazetarja Klodiana Lala ka shprehur shqetësimin lidhur...
Analisti Andi Bushati ka ngritur shqetësimin e mungesë...
Sot në ditën e 50-vjetorit të Akademisë së Shkencave, ...
Teksa jemi në kushtet e një krize energjetike që ka ka...
Pak ditë më parë CNA.al raportoi se Sokol Balla nuk do të ...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur lidhur...
Ditën e sotme ka humbur jetë një tjetër minator një një su...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...