Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Deutsche Welle: Znj. Ambasadore, cili ishte qëllimi i vizitës suaj këtë herë në Tiranë?
Susanne Sch?tz: Këtë herë erdha për të pasur bisedime politike me përfaqësues të qeverisë, opozitës, gjithashtu të shoqërisë civile si edhe për të mbajtur konsultimet politike vjetore me Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë.
Cilat janë mesazhet që keni përcjellë gjatë bisedimeve, që sapo i përmendët?
Ne jemi shumë të vetëdijshëm në Gjermani, në Europë, por edhe në këtë rajon, që bota nuk është më e njëjta, pas 24 shkurtit. Fakti që Rusia është duke pritur regresionin e luftës kundër Ukrainës ka rritur ndjenjën e pasigurisë edhe në Ballkanin Perëndimor. Dhe natyrisht jemi të ndërgjegjshëm që gjithë Europa, por sidomos këtu, në këtë rajon, do të ketë sfida të shtuara ekonomike. Prandaj, jemi shumë të lumtur që në sfondin e kësaj lufte, BE dhe gjithashtu partnerët e tij në Ballkanin Perëndimor, kanë treguar unitet të madh në dënimin e luftës. Duhet të them që ne kemi mirëpritur shumë që Shqipëria, por gjithashtu Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë qënë shumë të qarta dhe janë pajtuar 100 përqind me sanksionet e BE kundër Rusisë dhe Bjellorusisë
Vizita juaj këtë here në Tiranë ndodhi në prag të Samitit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndinor, në kuadër të Procesit të Berlinit, më 3 nëntor, në Berlin. Si do ta karakterizoni ju situatën aktuale në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor?
Ne jemi shumë të lumtur që në 19 korrik Shqipëria nisi bisedimet e për anëtarësimin në BE. Ky është vërtet një moment historik në rrugën e Shqipërisë për t'u bërë anëtare e BE-së. Dhe po ashtu jemi shumë të lumtur që më në fund Maqedonisë së Veriut iu dha drita e gjelbër, sepse ishte një sinjal i rëndësishëm edhe për pjesën tjetër të rajonit, që procesi i zgjerimit të BE-së është ende dinamik dhe që premtimi që u është dhënë të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor për t'u bërë anëtare të BE-së, është realitet. Ne jemi të bindur për këtë dhe do ta realizojmë. Ju përmendët Procesin e Berlinit dhe ne jemi shumë të lumtur që qeveria gjermane e kancelarit Scholz e ka marrë përsipër këtë iniciativë dhe do ta vazhdojë. Për dy vjet Procesi i Berlinit u zhvillua vetëm në format virtual dhe këtë vit për herë të parë, do të ketë përsëri takime në nivel ministror, të ministrave të jashtëm, atyre të ekonomisë dhe punëve të brendshme. Dhe më 3 nëntor do të jetë samiti i Procesit të Berlinit, i kryetarëve të shteteve dhe qeverive. Ne do të vazhdojmë me nismat e ndërmarra në kuadër të Procesit të Berlinit, që në fillim të tij, sidomos me agjendën e ndërlidhshmërisë, ndërlidhjen e njerëzve, rinisë dhe shoqërisë civile. Do të ketë edhe nisma të tjera si ato në energji, siguri dhe solidaritet dhe gjithashtu me vijimin e agjendës së gjelbër të BE-së. Një temë shumë e rëndësishme, në krye fare të agjendës së Procesit të Berlinit është arritja e marrëveshjes së Tregut të Përbashkët Rajonal që u hartua në vitin 2020, por që ende është duke pritur progres në 4 marrëveshjet, të cilat deri tani nuk janë nënshkruar për shkak të mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë. Por mund të them që po punojmë shumë për të kapërcyer problemet e mbetura brenda pak javëve të ardhshme, që Tregu i Përbashkët Rajonal të bëhet i aplikueshëm për të gjithë njerëzit në rajon. Jemi shumë të sigurt që do të jetë shumë i dobishëm për të gjithë: për të udhëtuar me kartat e identitetit, për të njohur diplomat profesionale dhe gjithashtu kualifikimet akademike.

Pra, ju jeni optimiste, se më 13 tetor Këshilli i BE-së do të dalë me një vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën?
Po, më 13 tetor, në Bruksel, do të ketë një takim të grupit të punës së vizave. Jemi shumë të lumtur që Komisioni do të paraqesë një përditësim teknik të raportit të tij lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën. Këtë herë ne llogarisim mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare. Gjermania është shumë mbështetëse për liberalizimin e vizave për Kosovën. Kjo është thënë madje edhe në marrëveshjen e koalicionit të qeverisë sonë. Shohim që tani ka mbështetje edhe nga vende si Franca, kështu që shpresojmë që aty nga fundi i vitit të gjitha shtetet anëtare të BE do të japin dritën e gjelbër politike për të shkuar përpara me liberalizimin e vizave dhe do të jetë një çështje e zbatimit praktik në terren. Ne dëshirojmë të shohim që ky premtim që dha BE para vitesh të plotësohet tani për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Më lejoni të kthehem përsëri te Procesi i Berlinit. Kemi dy nisma: Procesin e Berlinit dhe "Ballkani e Hapur" kjo e fundit si një përpjekje për të zbatuar Procesin e Berlinit në jetën e përditshme. A mendoni se duke operuar te dyja këto nisma rezultatet do të jenë më të shpejta apo mendoni që vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për një mekanizëm të unifikuar bashkëpunimi?
Procesi i Berlinit u krijua si një platformë për të 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor, për të vepruar si një katalizator për të përshpejtuar integrimin e tyre në BE dhe natyrisht, edhe integrimin rajonal. Ne besojmë që gjithëpërfshirja e të 6 shteteve është shumë e rëndësishme. "Ballkani i Hapur" deri tani është një nismë që funksionon në tri shtete. Ne jemi që gjithëpërfshirja në proces është e rëndësishme dhe që nuk duhet të ketë një dublim, por duhet punuar dorë për dore. Është shumë e rëndësishme gjithashtu që të gjitha marrëveshjet e finalizuara në nismën e Ballkanit të Hapur të jenë në përputhje me acqui-të e BE-së sepse nëse jo, më vonë o të jetë më e vështirë për t'i riformatuar sipas standardeve dhe rregulloreve të BE.

Po flasim për procesin e Berlinit, për dhe Tregun e Përbashkët Rajonal. Ndërkohë, në rajon vazhdon ikja e kapitalit human. Për shembull, Shqipëria ka përqindjen më të lartë të emigrimit ndër vendet e Ballkanit Perëndimor. Më shumë se 1 milion shqiptarë kanë emigruar deri tani. Si mendoni ju, si mund të ndalohet ky fenomen?
Natyrisht, duhen krijuar kushtet e duhura këtu në Shqipëri, që njerëzit të qëndrojnë, të shohin se e ardhmja për ata dhe fëmijët e tyre është këtu, në Shqipëri, në rajon. Ju e dini që Gjermania ka punuar për vite si një nga donatorët më të mëdhenj dypalësh për ta mbështetur Shqipërinë në krijimin e kushteve të duhura ekonomike dhe në fushën e arsimit, kemi punuar në sektorin e arsimimit për të rriturit. Përpiqemi të mbështesim Shqipërinë por natyrisht, me sa duket, kërkohen më shumë përpjekje, nisma nga vetë qeveria për të siguruar mundësitë e duhura të punësimi për njerëzit, që punësimi të bëhet në bazë të meritave, si edhe që lufta kundër korrupsionit të bëhet shumë seriozisht dhe në mënyrë aktive.
Cili do të ishte mesazhi që Gjermania dhe BE do t'i përcillte qeverisë Rama, qeverisë së Shqipërisë për nismën e saj lidhur me planet e qeverisë për një amnistinë fiskale pa detyrimin për të deklaruar burimet e parave?
Është shumë e rëndësishme që Shqipëria tani do të punojë shumë ngushtë me Komisionin dhe shtetet anëtare, që të çojë përpara procesin e hyrjes në BE. Përsa u përket nismave legjislative, ato duhet të jenë, si deri më tani, në përputhje me rregullat dhe rregulloret e BE-së. Lidhur me amnistinë fiskale BE është duke kryer konsultime nga afër me qeverinë shqiptare, dhe ka vënë në dispozicion ekspertë për ta këshilluar Shqipërinë për këtë nismë legjislative. Ne mendojmë që Shqipëria duhet të ndjekë ngushtësisht këshillat e BE-së për dizenjimin e kësaj iniciative./DW
Largimi i shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe është shndë...
Një i ri nga Tirana ka rrëfyer eksperiencën e tij të l...
Gazetarja Klodiana Lala ka shprehur shqetësimin lidhur...
Analisti Andi Bushati ka ngritur shqetësimin e mungesë...
Sot në ditën e 50-vjetorit të Akademisë së Shkencave, ...
Teksa jemi në kushtet e një krize energjetike që ka ka...
Pak ditë më parë CNA.al raportoi se Sokol Balla nuk do të ...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur lidhur...
Ditën e sotme ka humbur jetë një tjetër minator një një su...
Një rrëfim trënditës i një 20-vjeçari, përdorues dhe s...
Analisti Lorenc Vangjeli në një analizë të tij lidhur me a...
Mbasditen e sotme raportohet se në Fier është gjetur një m...
Një infermiere është akuzuar nga Gjykata e Kurorës së manç...
Partia Demokratike ka zhvilluar sot bisedime me aleatët jo...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali berisha ka zhvilluar sot ...
Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, qeveria ka publi...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave qeveri...
Partia Demokratike, Dega Elbasan, do të nis nga kjo e mart...
Sot është mbledhur grupi i përçarësve të Lulzim Bashës të ...
Këshilli Bashkiak ka mbajtur një minutë heshtje për Dorina...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...