E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Policia e shtetit ka sqaruar ngjarjen e rëndë të ndodhur në Dimal, ku një grua 62-vjeçare ka pretenduar se është dhunuar nga nusja e djalit të saj.
Sipas policisë bëhet me dije se shtetasja M.E., 62 vjeçe, ka shkuar në rajon, ku ka kërkuar që nusja të largohet nga shtëpia, por nuk ka pranuar që të bëjë një denoncim apo një padi në gjyq.
Në anën tjetër shtetasja E.Ç., nusja e djalit, ka deklaruar se ajo është dhunuar psikologjikisht nga vjehrra si dhe është kanosur nga bashkëshorti i saj.
Aktualisht shtetasja E.Ç. është proceduar penalisht, ndërkohë që aktualisht është zhvendosur në një Qendër Sociale në Poshnje, së bashku me dy fëmijët e saj të mitur.
Sqarim i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat:
Në lidhje me deklaratën në media nga shtetasja M. Ç., përmes së cilës ajo ka pretenduar se është dhunuar fizikisht nga shtetasja E. Ç. (bashkëshortja e djalit të saj), ju bëjmë me dije se:
Më datë 06.10.2022, rreth orës 08:30, është paraqitur në Stacionin e Policisë Dimal, shtetasja M. Ç., e cila ka kërkuar nga punonjësit e Policisë që të largojnë nga banesa e përbashkët, bashkëshorten e djalit të saj. Në përmbushje të detyrave funksionale, efektivët e Stacionit të Policisë Dimal i kanë shpjeguar shtetases M. Ç., se për përmbushjen e kësaj kërkese nuk mund të procedohej pa vendim gjykate. Gjithashtu, efektivët i kanë shpjeguar shtetases M. Ç. se për pretendimet që kishte, mund të depozitonte një kallëzim penal. Shtetasja M. Ç. nuk ka pranuar të depozitojë kallëzim dhe është larguar nga ambientet e Komisariatit.
Në vijim, po më datë 06.10.2022, rreth orës 13:45, kemi marrë njoftim se shtetaset M. Ç. dhe E. Ç. janë konfliktuar me njëra-tjetrën. Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes dhe kanë gjetur në banesë shtetasen M. Ç., e cila ka pretenduar se është dhunuar fizikisht nga shtetasja E. Ç. (bashkëshortja e djalit të saj) që nuk ndodhej në banesë në momentin e mbërritjes së shërbimeve.
Shtetasja M. Ç., pas pretendimit se nuk ndihej mirë, është transportuar për në Spitalin Rajonal Berat, ku mjekët kanë deklaruar se kjo shtetase nuk ka shenja të dukshme dhune dhe për ekspertizë mjekësore më të specializuar, e kanë transportuar shtetasen M. Ç. për në Spitalin e Traumës Tiranë.
Në kuadër të veprimeve policore për këtë rast, specialistët e Hetimit të Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Dimal, shtetasen E. Ç., ndaj së cilës ka nisur procedimi për veprën penale "Dhuna në familje", si dhe është plotësuar nga SPZ-ja, Urdhri i Mbrojtjes së Menjëhershme, në favor të shtetases M. Ç.
Më datë 07.10.2022, shërbimet e Policisë kanë administruar deklaratën e shtetases E. Ç., e cila ka pretenduar se për shkak të konfliktit me shtetasen M. Ç. (nëna e bashkëshortit të saj), është dhunuar psikologjikisht dhe është kanosur nga bashkëshorti i saj, shtetasi E. Ç. Për këto pretendime, shtetasja E. Ç. nuk ka dashur të depozitojë një kallëzim penal. Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal, në përmbushje të plotë të detyrave funksionale, kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme me pjesëtarët e kësaj familjeje, me qëllim parandalimin e agravimit të konfliktit. Duke qënë se shtetasja E. Ç. ka pretenduar sërish se është shqetësuar nga familjarë të shtetases M. Ç., shtetasja E. Ç. është akomoduar në Qendrën Sociale Poshnje, së bashku me dy fëmijët e saj të mitur.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat janë të angazhuara maksimalisht për t’u shërbyer qytetarëve dhe për të zbatuar me korrektësi ligjin./CNA.al
Figura më pak e pëlqyer është kryetari i Partisë së Lirisë...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka komentuar sërish su...
Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare i Donald Trump, ambas...
Protestat e paralajmëruara të Partisë Demokratike, nisën d...
Ledio Braho ka marrë shumicën e votave nga deputetët e...
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka ngritur s...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Komisioni Europian ka paraqitur raportin e progresit për v...
Ambasadorja Yuri Kim së fundmi ka reaguar përmes një statu...
Çmimi i naftës dhe shumë problematika të tjera të vendit t...
Gjykata e jurisë së Aigios vendosi një dënim me pesë vjet ...
Mëngjesin e sotëm një aksident rrugor ka ndodhur në rr...
Sindikata e pedagogëve ka paralajmëruar sërish protestë. ...
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka folur rreth s...
Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) k...
Arens Çela është emëruar sot zyrtarisht në krye të Prokuro...
Në mbledhjen e Komisionit për Reformën Territoriale, ekspe...
Më datë 19.07.2022, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka gati për të miratuar një...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...