web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjyqi në themel/ Erion Veliaj vijon skemën

10 Qershor 2026, 11:55, Aktualitet CNA

Gjyqi në themel/ Erion Veliaj vijon skemën

Ka nisur seanca në GJKKO ndaj kryebashkiakut të arrestuar me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj.

Kryebashkiaku vijon me skemën e tij duke shmangur si një frikacak seancat gjyqësore, pasi edhe në seancën e sotme nuk është i pranishëm në sallë dhe përfaqësohet nga avokati i pandehur, Plarent Ndreca.

13 akuza për 5 vepra të rënda, 9 herë korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje pasurie, futje të sendeve të ndaluara në qeli rëndojnë mbi kryebashkiakun Erion Veliaj.

Mbi 60 mijë faqe faktojnë me prova akuzat ndaj kryebashkiakut që ka përdorur detyrën për të pasuruar veten dhe familjarët e tij.

Gjatë kësaj periudhe, Veliaj ka përdorur çdo lloj makinacioni, nga ndryshimi i avokatëve te sulmet apo paditë ndaj prokurorëve dhe vendimeve të tyre në gjykata të ndryshme, për të zvarritur gjyqet.

Nga biruca e burgut të Durrësit vijon të sulmojë përmes mediave të tij prokurorët dhe gjyqtarët që janë marrë me dosjen e tij.

Sulmet arrijnë deri në SHBA, me raporte të mbushura me mashtrime dhe studio ligjore lobiste që paguhen qindra mijëra dollarë për të dorëzuar këto raporte të mbushura me gënjeshtra të zbardhura njëra pas tjetrës.

Me artikuj të ndryshëm të sponsorizuar në media të huaja nga të tretë që shprehin rezerva për drejtësinë në Shqipëri.

Me skenarë duke ndryshuar avokatët, për të përfunduar duke u mbrojtur nga një avokat i marrë i pandehur nga SPAK-u, si Plarent Ndreca.

Të gjitha përpëlitjet e Veliajt kundër drejtësisë tregojnë se është një frikacak, se nuk është mjaftueshëm burrë për të shkuar para drejtësisë për t'u përballur me faktet dhe provat që kanë gjetur prokurorët mbi të cilat janë ngritur 13 akuzat e rënda./ CNA





Lajmet e fundit nga