Për një verë të paharrueshme, Tring sjell kanalin tuaj të preferuar "Tring Summertime"
Për një verë të paharrueshme, me premiera, aventura të çme...

Gjykata Themelore e Prishtinës ka rrëzuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale për pronarin e Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu dhe pronarit të Qendrës Kardiake të Kosovës, Ekrem Lluka, për falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash.
Sipas Gjykatës Themelore, në aktakuzën e ngritur ndaj tyre nuk ka prova të mjaftueshme që veprat penale të jenë kryer nga të pandehurit.
“Dokumentet e konsideruara si të falsifikuara janë nënshkruar nga persona të autorizuar dhe nuk ka nderhyrje që do të plotësonin elementet e vepres penale të falsifikimit sipas nenit 390 të KPRK. Vepra e shpërlarjes së parave nuk mund të ekzistojë pa një vepër paraprake penale të provuar. Prokuroria ka aplikuar gabimisht Kodin Penal të vitit 2019 për vepra të pretenduara të kryera në vitet 2014-2015, kur ka qenë në fuqi Kodi Penal i vitit 2012, i cili ka dispozita më të favorshme”, thuhet në vendimin e Gjykatës.
Gjykata ka theksuar se vendimi për pushimin e procedurës penale u mor për shkak të mungesës së provave.
“Vepra penale ekziston dhe në situatën ku personi i shënuar në dokument nuk ekziston fare apo ka vdekur. Përpilimi i rremë ekziston edhe atëherë kur është përpiluar pjesërisht dokumenti i rremë – në dokumentin ekzistues origjinal (të vërtetë) një pjesë fshihet, i jepet përmbajtje tjetër, i shtohet emri edhe i ndonjë personi, përpos dhënësit të dokumentit, apo shlyhet emri i ndonjë personi që është lëshues (dhënës) i dokumentit etj”.
Gjykata më tej konstaton se nuk kemi të bëjmë me falsifikim dokumenti edhe në ato situata kur dokumenti është nënshkruar nga personi i autorizuar (nënshkrimi është autentik – origjinal), por përmbajtja e tij është e pavërtetë ose e pavlefshme.
Sa u përket akuzave për veprën pastrim i parave, Gjykata konstaton se Prokuroria nuk e ka arsyetuar me argumente këtë pretendim.
“Meqenëse bëhet fjalë për kompanitë fitim prurëse, të cilat kanë të hyra të ndryshme vjetore nga veprimtaria e tyre (pra, nuk kanë pasur si burim të vetëm paratë e supozuara të paligjshme), lindë pyetja që kërkon sqarim: me cilat prova prokuroria ka vërtetuar se pikërisht me ato para të paligjshme janë blerë prona imagjinare), dhe jo me paratë e ligjshme në kuadër të biznesit të tyre? Këtë përgjigje nuk e ka dhënë prokurori, nuk ka argumentuar, e që ky pretendim ngelet vetëm nën suaza të 'supozimeve-hamendësimeve', por jo pretendim i argumetuar me prova të pakontestueshme”, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore.
Gjykata Themelore e Prishtinës nënvizon se Prokuroria nuk përmend asnjë provë konkrete, asnjë xhirollogari konkrete, asnjë transfertë konkrete të realizuar me paratë e supozuara të pista, duke mos i identifikuar se ku ndodhen, pa dhënë asnjë argument të vetëm se me cilat prova ka vërtetuar prokuroria se pikërisht këto prona, transferta parash apo xhirollogari janë produkt i veprës penale të falsifikimit të dokumenteve.
“Shitblerjet janë të ligjshme vetëm kur kryhen me trasanksione bankare, dhe transferi i parave kontrollohet me rigorozitet nga mekanizmat mbikëqyrës të bankave. Po të mos i kishin arsyetuar ato para me dëshmi të ligjshme, nuk do të mund të realizonin transfere të tilla dhe nuk rezulton se së paku te ndonjëri nga këto veprime që prokurori po i vlerëson si vepra penale të jenë ndëshkuar së paku me gjoba administrative”, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës./ CNA
Për një verë të paharrueshme, me premiera, aventura të çme...
Seanca e sotme gjyqësore për kreun e PD-së, Sali Berisha, ...
Seanca gjyqësore ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, dhe 4 ...
Kreu i KPP-së, Jonaid Myzyri, paraqitet në Prokurorinë e P...
Shtyhet seanca gjyqësore për Jamarbër Malltezin. Seanca e ...
Sot do të zhvillohet seanca gjyqësore për dosjen "Partizan...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Deri në orën 20:00, janë raportuar gjithsej 22 vatra zjarr...
Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha ka reaguar sot pas si...
Analisti Lutfi Dervishi ka ironizuar sot situatën me çmime...
Në faqe të ndryshme në internet qarkullon një lajm i pasak...
Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo ka njoftuar sot ni...
Një foto që tregon bibliotekën e fëmijëve “Thoma Turtulli”...
Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgj...
Partia Demokratike ka denoncuar shpërdorimin e fondeve pub...
Bllokimi i katër kolektorëve në qytetin e Shkodrës vitet e...
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhëna në lidhje me s...
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të diele ka ndarë ...
Kisha Orthodokse njofton me hidhërim të thellë për fjetjen...
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emerg...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...