web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjykata e Tiranës merr vendimin/ Lirohen nga qelia 18 protestuesit

23 Shkurt 2026, 12:25, Aktualitet CNA

Gjykata e Tiranës merr vendimin/ Lirohen nga qelia 18 protestuesit

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 18 të arrestuarit në protestën e 20 shkurtit.

Për 17 prej tyre është vendosur masa detyrim me paraqitje, ndërsa 1 protestues është liruar pa masë pasi është konstatuar se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Gjatë protestës u përdorën të njëjtët skenarë si në protestën e datës 10 shkurt.

Fillimisht u mblodhën para Kryeministrisë ku mbajtën fjalimet e tyre me akuza ndaj kryeministrit dhe kërkuan largimin e tyre, më pas e zhvendosën protestën pranë Kuvendit ku edhe aty pati tensione./ CNA





Lajmet e fundit nga