Përplasja fizike mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias/ Dosja i kalon për hetim AMP-së
Dosja e dhunës brenda familjes mbretërore i ka kaluar për ...

Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës ka shpallur fajtor për shpifje televizionin pro-qeveritar ABC News, për disa kronika të publikuara për Admir Sinamatin, kandidatin e opozitës për zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.
Vetë Sinamati ka postuar vendimin dhe një reagim për këtë çështje.
Në vendim nënvizohet se televizoni është gjobitur me 60 mijë lekë se dhe gjoba duhet të paguhet brenda 2 muajve nga marrja e vendimit.

Reagimi i plotë:
Para pak ditësh Gjykata e Shkallës së Parë Kukës shpalli fajtor duke e dënuar penalisht televizionin ABC NEWS për shpifje ndaj meje dhe babait tim të ndjerë, lidhur me një kronikë të transmetuar dy ditë (11 dhe 12 Maj) para zgjedhjeve të 14 Majit 2023.
Kronika, që gjoja babai im kishte dënuar me burg tetë qytetarë kuksianë për agjitacion e propagandë në vitin 1982, në fakt ishte përgatitur me kujdes të posaçëm në zgafellat e mafias e skutat e ish-sigurimit të shtetit, të ndihmuar fuqishëm nga shërbëtorë mllefagjinj të devotshëm të klaneve më të pista dhe të urryera të Kukësit. Qëllimi i tyre ishte baltosja e figurës sime, kandidaturës së demokratëve dhe qytetarëve të Kukësit për kryetar Bashkie, me qëllimin e vetëm: pengimin e ndryshimit rrënjësor të shumëpritur nga qytetarët kuksianë, duke mundësuar fitoren e “rilindjes” dhe sektit anadollak në Kukës.
“Kuzhina” kriminale e mashtrimeve përgatiti në “kazanët” mavi të disinformimit një lajm që mezi pritën ta publikonin dhe ta interpretonin me mllef dhe triumfalizëm skizofrenik viktimat politike bartës patologjik të “sindromës së Stockholmit”, të cilët e përdorën këtë lajm për të dekurajuar votuesit kuksianë që dikur i kishin shfrytëzuar sa për të marrë poste politike dhe administrative, e me djallëzinë e dalë prej shpirtit katran të tyre deri diku ia arritën qëllimit.
Këtë lajm të pavërtetë, të sajuar mbi shpifje të ulëta e përdorën edhe disa jashtëqitje politike në Tiranë për të thënë se: “ Admiri nuk paska qenë siç hiqet”, por i kujtoj këta mercenarë provincialë se unë nuk dekurajohem nga spaletat fallco të tyre.
Gjej rastin të falenderoj me mirnjohje Z. Avdi Gjana për qëndrimin publik të mbajtur menjëherë pas daljes së këtij lajmi, Z. Ardian Daut Elezi (nip i Raif Elezit dhe Avdi Gjanës) për reagimin e hapur dhe denoncues ndaj kësaj shpifjeje të ulët, Abaz Shemsi Domin e familjarët e pothuaj të gjithë personave të anatemuar në këtë lajm të rremë për mbështetjen inkurajuese ndaj meje, si dhe të gjithë miqve dhe bashkëpunëtorëve të mi që nuk u mashtruan nga ky lajm, por mbajtën besimin e plotë, në atë çfarë unë dhe familja ime përfaqsojmë.
Falenderoj me përulje shokun tim të fëmijërisë Avokat Eritan Shehu dhe anëtaren e kryesisë së PD-Dega Kukës Avokate Melisa Zeneli të cilët përgatitën padinë dhe bënë përfaqsimin tim ligjor në gjykatë, dhe që falë punës së tyre të shkëlqyer profesionale arritëm nje fitore jo vetëm për mua por për të gjithë të lënduarit nga kjo shpifje.
Iu them mbeturinave të ish- sigurimit, vasalëve të korrupsionit e mafies por edhe disa lehaqenëve pseudodemokratë në Kukës, kërkojuni falje njerëzve që i keni disinformuar me të njëjtën sajesë ne vitin 2003 dhe 2023 ndryshe do t’ju kërkoj të mashtruarve prej jush të ju hedhin në honin e mbeturinave siç në fakt keni rënë prej kohësh.
Edhe njëherë ju kujtoj se Admir Sinamati nuk dekurajohet, nuk trembet, nuk shitet e as nuk tjetërsohet.
Kam lindur e jam formuar për t’iu shërbyer njerëzve e jo djajve!/CNA
Dosja e dhunës brenda familjes mbretërore i ka kaluar për ...
Policia e Tiranës ka mundur të shpëtojë një turist italian...
Në podcastin "Flasim" të kryeministrit Edi Rama, aktor...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryes...
Edvin Kullurin, sekretari në grupin e Lulzim Bashës, njeri...
Gjatë fundjavës pritet që kushtet atmosferike të jenë të p...
Mbrëmjen e sotme dhjetëra gra dhe vajza kanë marshuar drej...
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi sot vendimin për sekuestro...
Ish-kryeministri Sali Berisha me rastin e 8 Marsit, Ditës ...
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka vlerës...
Leonard Hide, kreu i Bashkisë Libohovë ka përfunduar n...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një takimi n...
Një numër gazetarësh, organizatash vendëse dhe të huaj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ndarjen n...
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka publikuar një foto të...
Ish-ministri Ilir Beqaj është paraqitur ditën e sotme ...
Rritja e cilësisë së prodhimeve shqiptare do të bëjë të mu...
Ish-kryeministri Aleksandër Meksi feston këtë të premt...
Abuzimet në Festivalin e 62-të të Këngës në Radio Tele...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar për dekoratën e...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...