Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar për dekoratën e dhënë nga presidenti italian, për ish-kreun e SPAK-ut, Arben Kraja. Murrizi shprehet me ironi se është emocionuar shumë kur u njoftua për lajmin.
Ai thekson se Arben Kraja nuk ka bërë asnjë hetim kur ishte në krye të SPAK-ut lidhur me grupet kriminale që kanë qenë objekt hetimi i antimafies italiane.
"Mirë që dekoratat kanë ngelur vetëm te këta të 'drejtësisë' se po u hap kjo lojë edhe për ministra, ish-ministra, deputetë e funksionarë të tjerë, që kanë bashkëpunuar me (anti) MAFIEN, do harxhoni qimet e kokës duke blerë dekorata.
Sidomos po e zgjeruat rrethin te familjarët e tyre, sa e gjatë do jetë lista", shprehet Murrizi.
Reagimi i plotë:
U “emocionova” shumë nga lajmi i dekorimit të ish-hetuesit Arben Kraja nga Presidenti italian Z.Mattarella me dekoratën: “Kalorësi i Urdhrit të Meritës”.
Dekoratë që i është dorëzuar hetuesit Kraja nga i nderuari ambasador i Italisë në vendin tonë, z.Fabrizio Bucci me motivacionin për bashkëpunim me antimafien italiane gjatë kohës që ka qenë drejtues i SPAK-ut, pra nga nëntori 2019 deri në nëntor 2022.
Mirëpo, si ish-deputet në kohën 2019-2021 duke parë raportimet e SPAK-ut në Parlament nuk mbaj mend ndonjë “hetim” konkret nga SPAK-u të lidhur me grupet kriminale objekt hetimi i antimafies. Në 3 vjet si drejtues i SPAK-ut dy hetime “bombë” ka bërë hetuesi Kraja.
Një ishte autokombanjer Bektashi nga fshati Kozar i Kuçovës dhe tjetri Profesor Edvin Prifti. A thua që të dyja këto hetime të kenë qenë në bashkëpunim me antimafien italiane??? Kaq “mafioz” të ketë qenë Bektashi??
Se për Profesorin Edvin Prifti edhe “mund” ta besoj që “mund” të jetë objekt kryesor i hetimeve të antimafias.
Por duke parë CV e hetues Krajës thashë me vete që më duket se është dekoratë e vonuar kjo e italianëve për Krajën sepse ndoshta në thelb ka lidhje me aktin “heroik” që Arben Kraja si hetues i komunizmit arrestoi në zonën “kufitare” Vorë, Z.Arben Luçi në korrik të vitit 1990 dhe e dënoi atë duke e penguar që të mos futej në ambasadën italiane për t’u arratisur në Itali e pastaj të bëhej “mafioz” që t’i hapte punë antimafies italiane.
Pra, Kraja ka parandaluar qysh në korrik të vitit 1990 një element që mund të “sillte” rrezik për shtetin italian dhe e meritonte një falënderim në formë dekorate.
Mirëpo kur pashë që po me të njëjtën dekoratë, i nderuari President i Italisë, Z.Mattarella, i kishte dhënë edhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Z.Engjëll Agaçi, që u arratis nga Shqipëria po në korrik të vitit 1990 si kundërshtar i regjimit të hetuesit Arben Kraja, thashë me vete: ore kush duhet ta marre këtë dekoratë, se që të dy, sikur nuk shkon!!!!!
Se po ta kishte kapur hetues Kraja në Vorë Z.Engjëll po në kokërr të burgut do ta kishte rras njëlloj si Z.Arben Luçi, por Agaçi pati fat dhe ia hodhi.
I nderuar z.ambasador Fabrizio! Nuk e di si funksionon protokolli i shtetit italian për dekoratat se ne në Shqipëri e kemi ndryshe që të dekoron edhe Presidenti, edhe Kryeministri, edhe Presidenti që vjen pavarësisht se të ka dekoruar Presidenti para ardhjes po për të njëjtën “merite”, por nëse edhe në shtetin italian ka njëfarë ngjashmërie, a po ma plotëson një dëshirë miqësore se për hir të së vërtetës kam shumë fare respekt për ju e shumë më shumë për Italinë dhe italianët??
A po shikon mundësinë që t’i jepet një dekoratë edhe “kampionit” të drejtësisë, Dvorani, që të mos i ngelet hatri askujt???
Sepse edhe Dvorani në 13 dhjetor të vitit 1990 një ditë pasi ishte krijuar Partia Demokratike, pra, ishte legalizuar pluralizmi, si ish-hetues në Shkodër dhe koleg me zotin Kraja ka kërkuar të shpallen si terroristë dhe të dënohen 3 qytetarë shkodranë që në 14 janar të vitit 1990 hodhën në erë bustin e Stalinit.
E di që nuk quhet si “bashkëpunim” indirekt për të “eliminuar” apo “frenuar” ardhjen drejt Italisë të elementeve antiparti që mund t’i hapnin punë antimafies italiane, por besoj që ka “kontribut” jo të vogël duke mbrojtur bustin e Stalinit, sepse në vitin 1990 në Itali ishin në pushtet komunistët që e kishin në shpirt atë shejtan dhe nuk u vinte mirë që t’ia prishnin bustin.
Të lutem shumë z. ambasador shihe njëherë si mundësi se nuk të bie kurrë më në qafë për të tjerë, por me këtë Dvoranin besoj që do kënaqej shumë edhe Yuri Kim, edhe vetë Blinken-i që e kanë dekoruar edhe ata si “kampion” të drejtësisë, e më duket edhe ata për këtë të bustit se për Marsida Xhaferrllarin që e dërgoi si propozim në kundërshtim me Kushtetutën, nuk e besoj.
E di që mund të mërziten shumë nga kjo kërkesë dhe lutja ime për të dekoruar Dvoranin se do thonë disa ish-hetues e prokurorë të tjerë të komunizmit që, “po ne, pse jo?”
Se edhe partizan Sokol Dadushi, prokuror i komunizmit në Vlorë ka qenë dhe ka bërë maksimalen që të mos lejonte vlonjatët të vinin drejt Italisë duke i rrasur në burg edhe po ta mendonin një gjë të tillë, derisa filluan skafet.
Edhe ish-hetues Ilir Panda që “hetoi” dhe çoi në kokërr të plumbit të ndjerin Nazif Tuga ose siç njihej ndryshe si Beu i Saukut me datë 20 korrik të vitit 1989, i ka “shërbyer” Perëndimit duke eliminuar një element që po të ishte gjallë në korrik 1990 mund të vinte në Itali e të “krijonte” probleme.
Po ju lutem ju dhe po jua kërkoj si “nder” ngaqë nuk kam muhabet me Yuri-n dhe Blinken-in se ju shaj ndonjëherë vëllanë e vogël të Ramës dhe vëllanë e madh të Veliajt, Lexi Sorrosin.
Se po t’i kisha mirë marrëdhëniet me ata, të siguroj që nuk do t’ju bija më qafë vetëm ju joo, por do ju lutesha edhe atyre që t’i rrasnin ndonjë dekoratë hetues Arben Krajës dhe emigrant Engjëll Agaçit dhe së bashku me hetues Dvoranit pastaj bëheshin që të tre “kampionë”, dy të “drejtësisë” dhe një që nuk pjerdh për drejtësinë sa ta ketë mirë me Ramën e të mos hajë dardha pas shpinës së tij, por të hajë dardha, fiq, rrush, kumbulla, pjeshkë e banane bashkë me të.
Mirë që dekoratat kanë ngelur vetëm te këta të “drejtësisë” se po u hap kjo lojë edhe për ministra, ish-ministra, deputetë e funksionarë të tjerë, që kane bashkëpunuar me (anti) MAFIEN, do harxhoni qimet e kokës duke blerë dekorata.
Sidomos po e zgjeruat rrethin te familjarët e tyre, sa e gjatë do jetë lista.
Se këta anglezët nuk besoj që dekorojnë kollaj ngaqë në Angli më duket se dekoratat i jep vetëm mbreti.
Dhe mesa di mbreti nuk i ka pasur qejf kurrë komunistët kështu që le t’i takoj sa të dojë ambasadori anglez hetuesit e komunizmit në SPAK apo kudo, por dekoratë nuk u jep dot.
Ps: Shyqyr që ndodhi ky dekorim dje dhe sot nuk po u bie më në qafë e nuk po i mërzis qindra mijëra mbështetës të të emëruarve në kupolën e rithemelimit se më duket që seancën tjetër nuk do bëjnë më zhurmë në Kuvend ngaqë u tha Elisa që hajt të merremi vesh të krijojmë ndonjë komision hetimor e me kaq besoj që “revolucioni” e kreu misionin e tij./CNA
Një trafik i rënduar është regjistruar mesditën e kësaj të...
Fraza më e rrezikshme që vazhdon qarkullon në gjuhën t...
Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare is...
Avokati Genc Gjokutaj ka folur për mediat pas shtyrjes...
GJKKO ka shtyrë seancën për ish-kryeministrin Sali Berisha...
Kosta Barka, ish-ministri i Çështjeve Sociale në qever...
Kryeministri Edi Rama këtë të premte e ka nisur me një uri...
Këshilli i Ministrave vendosi të mërkurën të ngrejë Agjenc...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Policia po heton s...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për mediat gr...
Sekretari në grupin e Luli Bashës me 10 mercenarë, Edvin K...
Sonte në emisionin Opinion ka patur debate të forta mes në...
Nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi ka shigjetuar Luli Bas...
Agron Gjekmarkaj ka folur për situatën në PD, duke nisur k...
Analisti Fatos Lubonja ka folur për dënimin e kryebashkiak...
Në kuadër të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, ish-kryemini...
Policia e Vlorës ka publikuar pamjet e aksionit policor të...
Gazetari Isa Myzyraj ka reaguar pas sulmeve nga portalet a...
Pas disa orëve kaos dhe përleshje, parlamenti i Malit të Z...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...