Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

Këshilli i Ministrave vendosi të mërkurën të ngrejë Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve – një strukturë në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit me funksion koordinues dhe monitorues në menaxhimin e integruar të mbetjeve përmes ekonomisë qarkulluese, që synon nxitjen e ndarjes në burim dhe riciklimin.
Ngritja e Agjencisë duket se shënon një pikë kthese në strategjinë 10-vjeçare të qeverisë për menaxhimin e mbetjeve përmes kontratave prej qindra miliona eurosh për ndërtim inceneratorësh, të cilat po hetohen për korrupsion dhe pastrim parash nga Prokuroria e Posaçme.
Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike, i tha BIRN se ngritja e Agjencisë duket se lidhet me fondet e donatorëve gjermanë për ngritjen e disa landfilleve rajonale, me synim riciklimin e mbetjeve urbane.
“Shpresoj që të mos ketë lidhje me inceneratorët,” tha Tabaku, ndërsa shtoi se qeveria duhet të sqarojë gjithashtu se ku shkuan paratë publike që u përdorën për inceneratorët, të cilët nuk janë në punë ose nuk janë ngritur fare si në rastin e Tiranës.
“Krijimi i kësaj agjencie tregon pikërisht këtë; që inceneratorët për të cilët u angazhuan 430 milionë euro dhe janë paguar 160 milionë për 3 inceneratorë që nuk funksiojnë, tashmë janë duke e ndryshuar në një drejtim tjetër,” shtoi Tabaku.
Pas shpërthimit të aferës së inceneratorëve dhe dënimeve ndaj ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetit socialist, Alqi Bllako dhe dhjetëra zyrtarëve të tjerë, qeveria ka bërë pingpong me autoritetin përgjegjës për menaxhimin e infrastrukturës së mbetjeve.
Në nëntor të vitit të kaluar, kjo përgjegjësi iu hoq Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, e cila mbikëqyrte gjithashtu kontratat koncesionare të inceneratorëve.
Për ekpertët e mjedisit, ngritja e kësaj agjencie i shërben menaxhimit të fondeve të huaja që jepen për këtë qëllim, pa i dhënë zgjidhje menaxhimit të mbetjeve dhe pyetjes se ç'do të ndodhë me inceneratorët që nuk punojnë.
Ornela Çuçi, eksperte e mjedisit dhe ish-zv.ministre përgjegjëse për këtë sektor, i tha BIRN se krijimi i agjencisë, siç është formuluar në VKM, nuk e zgjidh problemin e menaxhimit të mbetjeve.
Ajo shpjegoi se sektori i mbetjeve funksionon përmes 5 hallkave, të cilat ende nuk kanë ndërlidhje me njëra-tjetrën; sistemi i politikave, krijimi i standardeve që lidhet me strategjitë, masterplani, infrastruktura, funksionimi dhe monitorimi.
“Nuk ka një entitet qendror për të menaxhuar situatën e mbetjeve nga A te ZH dhe bëhet një agjenci për të mentoruar disa projekte,” tha Çuçi për BIRN.
“I gjithë sistemi është në prag kolapsi” - shtoi ajo, ndërsa ngriti pyetjen se është ende e paqartë se kush do t'i menaxhojë objektet fundore të menaxhimit të mbetjeve, të cilat njihen si objekte të rëndësisë kombëtare bazuar në masterplanin kombëtar.
Edhe eksperti i mjedisit, Rodion Gjoka, i tha BIRN se duket se ngritja e agjencisë ka të bëjë me ndonjë kërkesë nga programe donatorësh që merr mbështetje financiare Ministria e Mjedisit.
“Bën këto manovra për të justifikuar paratë,” tha ai, duke e konsideruar menaxhimin e mbetjeve një çështje të pazgjidhur./ BIRN
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Policia po heton s...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për mediat gr...
Sekretari në grupin e Luli Bashës me 10 mercenarë, Edvin K...
Sonte në emisionin Opinion ka patur debate të forta mes në...
Nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi ka shigjetuar Luli Bas...
Agron Gjekmarkaj ka folur për situatën në PD, duke nisur k...
Analisti Fatos Lubonja ka folur për dënimin e kryebashkiak...
Në kuadër të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, ish-kryemini...
Policia e Vlorës ka publikuar pamjet e aksionit policor të...
Gazetari Isa Myzyraj ka reaguar pas sulmeve nga portalet a...
Pas disa orëve kaos dhe përleshje, parlamenti i Malit të Z...
Policia e Vlorës gjatë një operacioni të kryer në Babicë k...
Lulzim Basha ka njoftuar sot një udhëtim drejt New York-ut...
Policia ka kryer një operacion ku ka zbuluar një bazë arma...
Shoqata "Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë" (APJ A...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur pë...
Prokuroria e Fierit ka shpallur moskompetencën për rastin ...
"Ferma Vip", është një show televiziv që pritet të nisë së...
Sot në Kuvend janë votuar disa projektligje ndër to ed...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...