“Folklorik dhe i vonuar”/ Babaramo tregon çfarë fshihet pas fjalimit të Ramës
Gazetari Ilir Babaramo, ka analizuar fjalimin e kryemi...

Kalimi i pushimeve në Gjermani pësoi një bum të madh në vitet e pandemisë 2020/21, plazhet ishin të mbipopulluara, hotelet dhe kampingjet nuk kishin më vende - dhe digjitalizimi papritmas mori një hov. “Shumë biznese të vogla gjermane u njohën me përparësitë e digjitalizimit”, bën të ditur Shoqata Federale e Industrisë Gjermane të Turizmit (BTW). Sipas një sondazhi të Shoqatës Gjermane të Turizmit (DTV), në vitin 2021, 84 për qind e kompanive të anketuara thanë se dixhitalizimi ishte bërë më i rëndësishëm si rezultat i pandemisë.
Për shembull, në disa zona të bregut të Detit të Veriut, pushuesit tani mund të përdorin aplikacionin "Frida" për të kontrolluar hyrjen dhe daljen nga hotelet ose për të rezervuar tavolina në restorante. Në Detin e Veriut dhe Detin Baltik mund të rezervohet dhe të paguhet në internet për shezlonët e plazhit.Në shumë vende, bileta digjitale e vizitorëve ka zëvendësuar biletën prej letre. Biletat digjitale ofrojnë shpeh hyrje me zbritje në shumë objekte, por edhe akses falas në plazh.
Trendi i pandalshëm: Shërbimet turistike po bëhen gjithnjë e më dixhitale

Megjithatë, ka ende punë për të bërë: Në nivel evropian, Gjermania mbetet ende prapa, si për shembull sa u përket pagesave jjo cash. Ajo që është standarde në Danimarkë, Poloni apo Lituani, në Gjermani mbetet ende një ëndërr e së ardhmes. Problem tjetër janë boshllëlqet në rrjetin celular, sidomos në disa zona rurale nuk ka WiFi të mjaftueshëm publik. Aty ku nuk ka rrjet, nuk ka asnjë komunikim me vizitorin.
Megjithatë, duket se industria e turizmit është zgjuar nga gjumi i thellë analog. Papritmas funksionon ajo që është lënë pas dore për kaq shumë vite. Ofertat turistike reklamohen më shumë në internet, në faqet e internetit të optimizuara për pajisjet celulare dhe në mediat sociale, Instagrami përdoret si një mjet marketingu. Janë zhvilluar produkte të reja dixhitale për të treguar destinacione turistike.
Në Mynih, Bamberg apo Wolfenbüttel, agjencitë e marketingut të qyteteve e kanë kuptuar rëndësinë e guidave dixhitale. Qyteti i Essenit, për shembull, prej vitit 2021 ofron guida të përziera virtuale dhe reale, në kuadër të projektit "Essen 1887". Vizitorët ecin nëpër qytet me syze speciale të kontrolluara me GPS. Dhe ata shohin karroca me kuaj tek lëvizin nëpër rrugë ose holograme, pra njerëz virtualë nga viti 1887, të cilët ofrojnë njohuri nga historia e qytetit. Një biletë kushton 25 euro, ajo mund ta blihet – në mënyrë analoge - në pikën e informacionit turistik ose online

Edhe TimeRide Go! në Këln ose Berlin ofrojnë udhëtime virtual në kohë dhe gjallërojnë epokat e mëparshme. Për këtë përdoren syze të realitetit virtual. Gjithashtu portali i akomodimit Airbnb ofron përvoja virtuale në internet, si për shembull një pjatë me makarona me gjyshen e shtëpisë ose një udhëtim virtual në Taj Mahal.
Pikat e dobëta në menaxhimin e vizitorëve
Udhëtimi në Gjermani është bërë më komod me dixhitalizimin. Pjesë e shërbimit ndaj klientit është edhe menaxhimi i vizitorëve, por ai duhet të përmirësohet. Turistët së shpejti duhet të jenë në gjendje të informohen në internet edhe për rrugë të bllokuara, kasolle alpinistësh të mbyllura, plazhe të mbipopulluara apo hapësira të lira të parkimit.
Se si mund të bëhet kjo, këtë e tregon projekti “Strategjia e digjitalizimit në kohëne koronës për bregun e Detit të Veriut të Saksonisë së Poshtme”. Në sezonet verore të pandemisë 2020/21, njerëzit u dyndën në brigjet gjermane, por ata duhet të mbanin distancën në plazh. Si mund tët organizohej kjo?
Për të drejtuar fluksin e vizitorëve, organizata e marketingut Die Nordsee 2021 lançoi një sistem semafori që është ende në përdorim. Ai tregon nivelin e popullimit të plazheve, vizitorët dhe automjetet numërohen nëpërmjet sensorëve me lazer. Pushuesit mund të ndjekin të dhënat në kohë reale në faqen e internetit dhe në ekranet e instualuara në plazh. Nëse numri i vizitorëve arrin kufirin e lejuar, atëherë vizitorëve të rinj u tregohen alternativa.

Jo çdo gjë në turizëm mund të zgjidhet në mënyrë dixhitale
Në Gjermani nuk mungojnë idetë. Sipas Shoqatës Gjermane të Hoteleve dhe Restoranteve (DEHOGA), sfida më e madhe qëndron në integrimin e teknologjive të reja në infrastrukturat e vjetra. Sipas një studimi të fundit nga Shoqata Gjermane e Turizmit, 77 për qind e kompanive të anketuara përmendën mungesën e stafitdhe 61 për qind mungesën e fondeve si pengesën më të madhe për përparimin teknologjik. Dhe me stafin, mungon njohuria dhe zhvillimi i koncepteve të marketingut dhe shitjes.
Megjithatë, duke qenë se turizmi është kryesisht një industri shërbimesh, jo gjithçka mund të zgjidhet në mënyrë dixhitale. Daljet, takimet personale, mikpritja ose shija në një restorant – këto janë gjëra që duhen bërë nëpërmjet ndërveprimit fizik, dhe është kontakti ndërpersonal ai që i bën pushimet një përvojë./DW
Gazetari Ilir Babaramo, ka analizuar fjalimin e kryemi...
Moderatorja shumë e dashur për publikun, e cila prej k...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka dhënë...
Zv.kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku, ka pub...
Yuri Kim mbërriti në Tiranë si Ambasadorja e Shteteve ...
Gazetari Mentor Kikia, përmes një postimi në rrjetet s...
Ishte viti i largët 2001 kur fabrikat e birrës të tras...
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me ngjarjen e rën...
Evi Kokalari, Evis Kokalari apo ndryshe Evi Angelakis,...
Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, k...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Klos....
Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rr...
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, iu bashkua sot ...
Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka prezantuar ...
Ambasadori britanik i Shqipërisë, Alastair King Smith, në ...
Sipërmarrësi Fisnik Sula ka folur në lidhje me skandalin e...
Paraditen e sotme është gjetur një trup i pajetë në Ma...
Gazetari i njohur Milaim Zeka, i cili njihet për deklarata...
Në mes të Tiranës, në ditën për diell, në radhë me automje...
Një 33-vjeçar është kapur në flangrancë nga kamerat e sigu...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...