Mjegulla “mbërthen” Korçën/ Vështirësi në qarkullim
Prej dy ditësh, mjegulla është prezente me intensitet të l...

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan kërkoi tri masa sigurimi ‘Arrest në burg’ për shtetasit N.K., G.S. dhe E.K. për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg”, parashikuar nga nenet 283/2 dhe 324/a/2 i Kodit Penal.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr.669, viti 2025, që u regjistrua dhe zhvillua mbi bazën e informacioneve të referuara nga organet ligjzbatuese, rezultoi se punonjësi i policisë së burgjeve shtetasi N.K., i cili kryen shërbim në regjimin e brendshëm në IEVP Elbasan, merret me aktivitet të kundërligjshëm e konkretisht në futjen e lëndeve narkotike në regjimin e brendshëm.
Për të kamufluar aktivitetin e tij të kundërligjshëm, ky shtetas gjatë orëve që nuk është në punë është shitës ambulant në qytetin e Elbasanit dhe shet telefona të përdorur dhe sende të tjera me vlerë. Në vendin ku shet, merr porosi nga të afërmit e të paraburgosurve dhe jua sjell në IEVP Elbasanit. Në vijim të verifikimeve të kryera është marrë dhe administruar e dhëna se ai furnizon me lëndë narkotike të paraburgosurit në IEVP Elbasan. Më pas shitja dhe shpërndarja e lëndës narkotike bëhet në regjimin e brendshëm nga të paraburgosurit.
Nga Prokuroria u mor dhe administrua informaconi se shtetasi N.K. këtë veprimtari të kundërligjshme në futjen e lëndës narkotike në regjimin e brendshëm e bën gjatë marrjes së shërbimit turni i tretë dhe ditën e shtunë e të diel ku në institucion nuk ka personel të administratës.
Nga hetimet dhe përgjimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan, përfshirë përgjime telefonike dhe ambientale, vëzhgime, dokumentim filmik, veprime simuluese dhe akte ekspertimi, rezultoi se në kryerjen e këtij aktiviteti ai bashkëpunon me shtetasen E.M., e cila e paguan për të futur lëndë narkotike në burg. Shumat variojnë 100-200 mijë lekë të vjetër. Kjo shtetase tregon se si i dashuri i saj, i identifikuar si G.S., shet lëndë narkotike në IEVP Elbasan me çmime të ndryshme.
Nisur nga rrethanat që parashtruam me sipër organi procedues vlerëson se në ngarkim të personave nën hetim N.K., E.K., dhe G.S., ekziston dyshim i arsyeshëm dhe i bazuar në prova se kanë kryer veprat penale të “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg” parashikuar nga neni 283/2 dhe 324/a/2 i Kodit Penal.
Masat e sigurimit u ekzekutuan nga shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve më datë 22.1.2026.
Prej dy ditësh, mjegulla është prezente me intensitet të l...
Pasditen e sotme pritet të zhvillohet transferimi i 90 per...
Ditën e nesërme opozita do të zhvillojë protestën e saj të...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe nj...
Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka i është drejt...
Gazetari Isa Myzyraj ka nxjerrë blof të pandehurin Erion V...
Rruga Qukës–Qafë Plloçë është një nga projektet më problem...
Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqi...
Gjithmonë kam mbajtur qëndrim korrekt, kur janë shkelur pa...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër ndaj mbrojtë...
Traseja e rrugës Qafë Plloçë-Qukës, në lotin e dytë, në af...
Ministri i Shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme Fed...
Një grup prej 41 organizatash mjedisore nga 28 vende të nd...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka reaguar pas o...
Zëdhënësja për antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, në ...
Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në burg tre të arrestuari...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, ka zhvillua...
Kryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore, Ulsi Manja, gj...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i ka kërkuar Ins...
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka prezantuar në komisi...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...