EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të mbështesë këtë vit nëpërmjet Fondit Social, 15 bashki të tjera duke ofruar shërbime sociale në të gjithë territorin e vendit në mbështetje dhe ndihmë për fëmijët me nevoja të veçanta, familjet në nevojë, gratë e dhunuara, personat para dhe tetraplegjikë, të moshuar, grupet më në nevojë si dhe shërbim e asistencë shtëpiake për të moshuar.
Në aktivitetin e organizuar me praninë e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, përfaqësuesve të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, të UN me programin e tyre “Të mos lëmë askënd pas” dhe përfaqësues të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, u nënshkruan sot marrëveshjet e bashkëpunimit me kryetarët e bashkive për ngritjen e 15 shërbimeve të reja sociale.
Në fjalën e saj, ministrja Koçiu u shpreh se me nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve, bëjnë të mundur “ofrimin e shërbimeve sociale në të gjithë territorin, qoftë kjo një bashki e vogël, bashki në veri, në jug, në lindje apo një bashki në perëndim. Pra, i gjithë territori në Shqipëri, mbulohet me shërbime sociale”.
“Sot jemi krenarë të themi që janë edhe 15 bashki të tjera, të cilat do të nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit dhe do të përfitojnë nga mbështetja për të ofruar 15 shërbime të reja sociale. Janë 8 shërbime lëvizëse të reja për fëmijë dhe të rritur me probleme të shëndetit mendor, për persona para dhe tetraplegjikë, të moshuar me aftësi të kufizuar në bashkitë Dimal, Mat, Vau i Dejës, Has, Gjirokastër, Tiranë Dibër, Dropull dhe Libohovë. Janë 7 shërbime me bazë komunitare, për familjet në nevojë në Bashkitë Fushë-Arrëz dhe Memaliaj, për fëmijët Aftësi të Kufizuar në Bashkinë Patos dhe Mat dhe qendra ditore për moshën e tretë në Kurbin, Këlcyrë dhe Lushnjë si dhe 4 shërbime të specializuara të reja në nivel qarku me shërbimin e asistencës shtëpiake për të moshuar, shërbim ditor multifunksional për personat me aftësi ndryshe”, deklaroi Koçiu gjatë këtij aktiviteti.
Ministrja falënderoi të gjithë ata që janë në vijën e parë të frontit dhe që punojnë përditë për këtë humanizëm kaq të madh në shërbim të qytetarëve më në nevojë, profesionistët, si punonjës social, psikologë, fizioterapistë, logopedistë të punësuar nëpërmjet mekanizmit të Fondit Social.
“Ne arrimë të mbështesim jo vetëm kategoritë në nevojë, por gjithë komunitetet lokale. Arrijmë t’i mbështesim si qeveri, me një ndërgjegjësim të jashtëzakonshëm të pushtetit vendor, me mbështetje edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë, nga organizatat e shoqërisë civile si dhe nga qytetarët të cilët janë shpesh përkrahës të iniciativave tona. Është pa diskutim puna me njerëzit dhe njerëzit janë pasuria më e madhe e këtij vendi”, shtoi ajo.
Koçiu falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët që kanë përkrahur në këtë rrugëtim për ta sjellë Fondin Social, një instrument më pranë njerëzve në nevojë.
“Nuk duhet të ketë pabarazi mes qytetarëve, nuk duhet të ketë asnjë njeri që të lihet pas. Do duhet që të gjithë të ndihmohen njësoj, të përkrahen njësoj sepse sot në shoqërinë tonë nuk ka më vend për ata që nuk kanë një mbështetje, nuk kanë një përkrahje sot në shoqërinë tonë. Ka vend vetëm për njerëz që me talentin e tyre, me energjinë dhe profesionalizmin e tyre bëjnë të mundur gjithçka”, nënvizoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Koçiu nënvizoi se “nga ky koalicion i madh mes nivelit qendror, nivelit vendor, partnerëve, donatorëve, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve ne do të bëjmë të mundur që të jemi të gjithë bashkë dhe të realizojmë misionin tonë të madh, atë të mbështetjes së çdo qytetari në nevojë, që ka nevojë të dëgjohet dhe ka nevojë për një mbështetje dhe ndihmë specifike”.
Ajo ka shtuar se MSHMS do ta vazhdojë këtë reformë duke siguruar ofrimin e shërbimeve për të gjitha grupet në nevojë, shpërndarjen dhe mbulimin territorial, garantimin e cilësisë dhe qëndrueshmërisë së shërbimeve, alokimin e burimeve financiare, si dhe do të mbështesin rritjen e strukturave dhe kapaciteteve lokale për vlerësimin e nevojave, planifikimin, ofrimin dhe monitorimin e shërbimeve sociale.
Mbështetja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për bashkitë e vendit nëpërmjet Fondit Social, që nga fillimi i funksionimit të këtij instrumenti 5 vite më parë deri më sot ka mundësuar financimin për ngritjen e 73 shërbimeve të reja në 51 bashki dhe 8 qarqe, ofrimin e shërbimeve komunitare për 33.000 përfitues; krijimin dhe funksionimin për herë të parë të shërbimit lëvizës në banesë si dhe krijimin dhe funksionimin për herë të parë të shërbimit të Asistencës Shtëpiake për të moshuarit e vetmuar dhe të braktisur, apo për persona me probleme të shëndetit mendor.
Fondi Social ka mundësuar punësimin e 581 profesionistëve me figura profesionale dhe specialistë të fushës si logopedistë, punonjës socialë, psikologë, fizioterapistë etj./ CNA
IMT Durrës ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave ...
Sekretariati i Etikës ka marrë vendimin për të përjash...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi...
Gjykata turke ka miratuar ekstradimin e Dritan Rexhepi...
Mesditën e sotme janë përplasur dy autobusë në afërsi të q...
Gjykata e Posaçme ka pezulluar me një vit gjyqin parap...
Ambasada amerikane ka dhënë sot një mesazh të fortë për in...
Një ditë më parë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Bli...
Pas largimit nga Shqipëria, Sekretari Amerikan i Shtetit, ...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kërkon Këshillit të ...
Baton Haxhiu, gazetari pranë Ramës dhe i paguar me par...
Këtë të premte, datë 16 shkurt 2024, po ju njohim me tituj...
Projektet e inceneratorëve për djegien e mbetjeve hyjnë në...
Ambasadori britanik, Alastair King-Smith u takua sot me Kr...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken zbarkoi këtë ...
Analisti Andi Bejtja komentoi deklaratën e sekretarit ...
Pas disa orësh qëndrim në Tiranë, sekretari amerikan i Sht...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, u pyet këtë të enj...
Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë do të hapet muajin e ar...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, u pyet n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...