Rekursi në Gjykatën e Lartë/ SPAK triumfon ndaj Veliajt
Sot në Gjykatën e Lartë është zhvilluar seanca për rekursi...
Sot në Gjykatën e Lartë është zhvilluar seanca për rekursi...

Projektet e inceneratorëve për djegien e mbetjeve hyjnë në investimet më të mëdha të qeverisë për nga vlera në 6 vitet e fundit, por ato nuk kanë pasur asnjë rol në trajtimin e mbetjeve, edhe pse 2 nga tri objektet tashmë janë ndërtuar.
Të dhënat e Eurostat mbi trajtimin e mbetjeve në Evropë tregojnë se në vitin 2022 në Shqipëri u gjeneruan 295 kilogramë mbetje për banorë, por vetëm 13 kilogramë për frymë ose 4.4% për qind e totalit të tyre u eliminuan me djegie në inceneratorë ose në fushë të hapur.
Sakaq, inceneratorët janë kthyer në objekte të “djegies” së fondeve publike. Që nga viti 2017-janar 2024 ato kanë marrë nga buxheti i shtetit rreth 122 milionë euro, sipas te dhënave nga Ministria e Financave, teksa miliona të tjera prokurohen ditë pas dite me qëllim për rikthimin e tyre në punë.
Vetëm në janar të vitit 2024, kompania "Integrated Energy BV SPV" përgjegjëse për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës është paguar nga thesari i shtetit me rreth 2.1 milionë euro, nga të cilat mbi 600 mijë ishin pagesa të Bashkisë së Durrësit dhe 1,5 milionë euro nga Bashkia e Tiranës.
Për shkak të investimeve joefektive dhe korruptive kostot e Bashkisë së Tiranës për menaxhimin e mbetjeve në vitin 2024 janë më shumë së dyfishi, në krahasim me vitin 2017, përpara se të fillonte projekti i inceneratorëve, sipas të dhënave zyrtare nga buxheti afatmesëm 2024-2026 i Bashkisë së Tiranës për periudhën 2021-2024 dhe 2017 nga Kontrolli i Kartë i Shtetit (KLSH).
Përpunimi i mbetjeve i kushton më shumë Bashkisë së Durrësit. Bashkia Durrës përbën një rast unik se si mbi gjysmën e të ardhurave që ajo mbledh vetë e shpenzon vetëm për një zë, për mbrojtjen e mjedisit (kryesisht pastrimi mbeturinave). Në vitin 2022, të ardhurat e veta të Bashkisë (nga tarifat e taksat e ndara) ishin 1.53 miliardë lekë, me rënie 3% në krahasim me vitin e mëparshëm, sipas të dhënave nga Co-Plan.
Sakaq qytetet kryesorë të vendit përballen njëherazi me kosto të larta të trajtimit të mbetjeve dhe ndodhen para një emergjence mjedisore, pasi mbetjet e gjeneruara në Elbasan, Durrës, Kavajë, Vorë dhe Tiranë po grumbullohen në landfillet pranë inceneratorëve që nuk punojnë.
Trajtimi i mbetjeve në Shqipëri vijon të jetë një “patate e nxehtë” në dorën e qeverisë, teksa vendi po përjeton bum turistik. Vendi, vitin e kaluar, u vizitua nga 10 milionë turistë, dhe ky sezon pritet të jetë edhe më i mbarë nga prenotimet. Nga ana tjetër pirgjet me plehra gjenden kudo në vend./Monitor
Ambasadori britanik, Alastair King-Smith u takua sot me Kr...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken zbarkoi këtë ...
Analisti Andi Bejtja komentoi deklaratën e sekretarit ...
Pas disa orësh qëndrim në Tiranë, sekretari amerikan i Sht...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, u pyet këtë të enj...
Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë do të hapet muajin e ar...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, u pyet n...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar v...
Në Tiranë kishte sot një atmosferë të gëzuar, me rasti...
Mosha mediane e popullsisë së Shqipërisë arriti në 38....
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shprehu mirë...
Lali Eri veproi fiks ashtu siç CNA raportoi. I veshur ...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka përfundua...
Me 72 vota pro, dy abstenime dhe amendamente të minutës së...
Zbulohet lëvizja e radhës e Gazment Bardhit dhe Flamur Nok...
Emisioni ‘Plug’ disponon dokumente të mbledhjeve të përbas...
Afera e inceneratorit është një biznes qeveritar dhe me li...
Senati italian ka miratuar marrëveshjen me Shqipërinë për ...
Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka rrëfyer se si u vra në v...
Gazmend Muça është një nga emrat e parë të të fortëve në v...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...