Armë, kokainë dhe kanabis në zonat bregdetare/ Arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...

Me 72 vota pro, dy abstenime dhe amendamente të minutës së fundit, deputetët socialistë miratuan projektligjin për rikthimin e basteve "online" pesë vjet pasi qeveria “Rama” vendosi ndalimin e tyre. Deputetet e opozitës e kundërshtojnë procesin si jotransparent.
Mazhoranca socialiste miratoi të enjten projektligjin për rikthimin e basteve sportive "online", duke bërë një amendim të minutës së fundit që i heq të drejtën Kuvendit për dhënien e licencës së lotarisë kombëtare.
Me 72 vota pro dhe 2 abstenime, ligji do të rikthejë bastet sportive pas më shumë se 5 vitesh që u mbyllën nga qeveria.
Deputetët Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe abstenuan, por pa e argumentuar qëndrimin e tyre. Braçe si anëtar i komisionit të Ekonomisë dhe Financave ku nisma e qeverisë u shqyrtua për 4 muaj rresht, ka shprehur rezervat e tij për efektet e ligjit.
Projekligji pësoi disa ndryshime nga versioni i miratuar nga ky komision, pasi disa deputetë depozituan amendamente në seancë.
Sipas këtyre amendamenteve, licenca për lotarinë kombëtare nuk do të miratohet më nga Kuvendi, por nga Komisioni i Licencave, një strukturë e ngritur me këtë ligj për licencimin e kompanive që do të futen në tregun e basteve "online".
“Licenca për të drejtën e organizimit të lojërave të Lotarisë Kombëtare është një e vetme dhe i jepet për një periudhë 10-vjeçare subjektit aplikues, i cili përzgjidhet i pari në procesin e konkurrimit, të zhvilluar sipas procedurave të përcaktuara në këtë ligj dhe aktet nëligjore të dala në zbatim të tij. Licenca miratohet me vendim të Komisionit të Licencave dhe bëhet efektive pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet të licensuarit, Drejtorit të Përgjithshëm të AMLF-së dhe kryetarit të Komisionit të Licencave,” thuhet në amendament.
Po ashtu sipas propozuesve, në anëtarësinë e Komisionit të Licencave hiqet ministri i Sporteve dhe zëvendësohet me ministrin e Brendshëm, me arsyetimin se është i rëndësishëm për verifikimin e dokumentacionit të kompanive që do të garojnë për këto licenca.
Opozita e ka kundërshtuar rikthimin e basteve "online" duke kërkuar që para se të bëhet kjo të ketë një analizë për lulëzimin e këtij sektori në mënyrë informale dhe që kriteret të jenë më të forta për kompanitë që do të futen në treg.
Deputetja Jorida Tabaku i tha BIRN-it se Ligjin e Lojërave të Fatit e shoqëroi një proces jotransparent vendimmarrës, ku një pjesë e madhe e diskutimeve kanë ndodhur jashtë dyerve të komisionit.
“Askush nuk e kuptoi pse u tërhoq disa herë nga votimi dhe si përfundim në një amendament të fundit i hoqi parlamentit mundësinë e dhënies së licencës së lotarisë kombëtare dhe ia kaloi atë Komisionit të Licencave,” tha Tabaku pas votimit.
Sipas Tabakut, ligji ka shumë mangësi në kontrollin e flukseve të parasë, në vërtetimin e dhënies së licencave dhe ka kritere shumë të lehta për të hyrë në treg.
“I vendos vulën gjithë dështimit të gjithë operacionit për informalitetin dhe që ka qenë një nga tri mënyrat se si janë pastruar deri më sot paratë,” shtoi Tabaku.
Duke bërë krahasimin me operacionin e qeverisë për mbylljen e tyre, Tabaku theksoi se “mund t'i vendosë vetëm një emër asaj që ndodhi: Marrëzia s'ka fund”.
Edhe deputetja demokrate Dhurata Çupi e ka kundërshtuar këtë projekligj si klientelist. “Duhej të bëhej një analizë e qeverisë për sektorin ilegal dhe për dështimin për ta ndaluar këtë aktivitet,” tha Çupi për BIRN.
“Dështuan të japin shpjegime bindëse për situatën faktike të subjekteve që e ushtrojnë aktualisht këtë veprimtari konform ligjit dhe licencave përkatëse,” shtoi ajo.
Varianti i ardhur nga qeveria pësoi shumë ndryshime gjatë shqyrtimit në komisionin parlamentar të Financave dhe Ekonomisë.
Drafti final parashikon vendosjen e kritereve kushtëzuese për të marrë pjesë në garë, duke caktuar kuotën limit 30 për qind të aksioneve për aksionerët e huaj në kompanitë konkurruese, si dhe mekanizmin e ankandit për të përzgjedhur fituesit.
Po ashtu vendos përjashtimin e organizatorëve të “Basteve sportive online” nga sponsorizimi i skuadrave sportive, ndërkohë që presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe presidenti i Komitetit Olimpik u hoqën nga anëtarësia e Këshillit të Mbështetjes së Projekteve.
Këshilli i Mbështetjes së Projekteve menaxhon të ardhurat që vijnë nga bastet.
Një pikë e re u shtua në lidhje me kontrollin e shtetit mbi veprimtarinë e kompanisë koncensionare që ka ndërtuar dhe mirëmban sistemin qendror të monitorimit "online". Ky kontroll do të bëhet nga Komisioni i Licencave nëpërmjet auditimit.
Ndryshime u bënë edhe në nenet për normën e fitimit të lojtarëve të lotarive kombëtare që nga 80 për qind u ul në “jo më pak se 50 për qind”./ Reporter.al
Zbulohet lëvizja e radhës e Gazment Bardhit dhe Flamur Nok...
Emisioni ‘Plug’ disponon dokumente të mbledhjeve të përbas...
Afera e inceneratorit është një biznes qeveritar dhe me li...
Senati italian ka miratuar marrëveshjen me Shqipërinë për ...
Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari ka rrëfyer se si u vra në v...
Gazmend Muça është një nga emrat e parë të të fortëve në v...
Pak minuta më parë Sekretari Amerikan i Shtetit, Anton...
Pas rënies së komunizimit, në vitet e para të pluraliz...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, sapo ka zbri...
Avioni i Sekretarit Amerikan të Shtetit sapo është ulur në...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me bu...
Seanca e sotme parlamentare nuk është zhvilluar normalisht...
Kuvendi ka miratuar projektligjin për lojërat e fatit me 7...
"Ushtarët dhe shërbëtorët" e Lul Bashës kanë kërkuar kryem...
Ka nisur me tensione seanca e sotme parlamentare. Deputetë...
Lul Basha është ngritur herët nga gjumi sot për t'u bërë p...
Kryeministri Edi Rama nga Brukseli ka folur për marrëveshj...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në mbledhjen e ...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar agjendën e Se...
Këtë të enjte, datë 15 shkurt 2024, po ju njohim me ti...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...