Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...

Një skemë e mirëfilltë e dezinformimit dhe tentativës për të manipuluar opinionin publik përmes emrave të zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian është pasqyruar këtë të enjte nga CNA.
Gjithçka nisi me një shkrim të publikuar në portalin "EU Reporter", i cili tentonte të ngrinte një alibi ndërkombëtare për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke e paraqitur arrestimin e tij për korrupsion dhe pastrim parash si një "persekutim politik".
Ky shkrim pretendonte se mbajtja në paraburgim e Veliajt ishte një shkelje e rëndë e shtetit të së drejtës dhe se institucionet ndërkombëtare kishin "shqetësime serioze" për metodat e përdorura nga SPAK.
Në këtë narrativë të ndërtuar, propaganda u përpoq të keqpërdorte edhe emrin e raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, duke interpretuar thirrjet e tij për drejtësi dhe të disa europarlamentarëve të tjerë si kritika ndaj organit të akuzës. Por faktet tregojnë një të vërtetë tjetër.
Pas interesimit të drejtpërdrejtë të CNA pranë "EU Reporter", vetë portali ka mbajtur një qëndrim distancues, duke bërë me dije se shkrimi ishte kontribut i një gazetari të jashtëm dhe nuk përfaqësonte linjën editoriale të tyre, duke hequr përgjegjësinë nga pretendimet që tentonin të mbronin Veliajt.
Goditja përfundimtare për këtë skemë erdhi përmes një komunikimi ekskluziv zyrtar që zyra e Andreas Schieder i ka dërguar CNA.
Në përgjigjen e tij, Schieder i jep një mbështetje pa rezerva strukturës speciale, duke deklaruar se:
“SPAK po luan një rol vendimtar në luftën kundër korrupsionit në Shqipëri dhe tregon se qeveria shqiptare po e merr këtë detyrë shumë seriozisht. Puna e tyre është thelbësore për një qasje konsekuente në përmbushjen e reformave të kërkuara për para-anëtarësim. Megjithatë, ne duhet të sigurohemi që hetimet e nevojshme të pasohen nga procese të shpejta", thotë Schieder për CNA-në.

Duket qartë se kërkesa e tij për "procese të shpejta" është keqinterpretuar qëllimisht nga makineria e PR-it të Veliajt. Schieder kërkon që hetimet e nevojshme të mos zvarriten, por të ndiqen nga gjykime të shpejta e me efikasitet, ndërkohë SPAK i ka mbyllur hetimet në kohë për Veliajn dhe manovrat procedurale kanë qenë pikërisht të kryebashkiakut, i cili prej 7 muajsh bllokoi seancat gjyqësore, nga frika për t’u përballur me drejtësinë.
Tashmë është në dorë të GJKKO për marrjen e një vendimi për kryebashkiakun, pasi SPAK e kreu detyrën me hetimet serioze të kryera dhe dosjen voluminoze prej 60 mijë faqesh.
Ky qëndrim i Schieder përputhet plotësisht edhe me draft-raportin e fundit të Parlamentit Europian për vitin 2025, ku theksohet se korrupsioni mbetet një shqetësim serioz dhe kërkohet me ngulm forcimi i dënimeve, sidomos për nivelet e larta drejtuese.
Faktet e zbardhura nga CNA për dezinformimet e kryera nga Veliaj, dëshmojnë se rruga e Shqipërisë drejt BE-së kalon përmes drejtësisë së SPAK-ut dhe jo përmes shkrimeve të porositura nga Veliaj që tentojnë të përdorin mediat ndërkombëtare dhe Brukselin zyrtar si mburojë për korrupsionin./ CNA
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, u shpre...
Elio Lazaj, një gazetar gjobaxhi me një qasje kriminale, i...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi i njohur, Gjergj Luca, përmes ...
Parlamenti Europian ka publikuar draft-raportin e nxjerrë ...
Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca gjyqësore për...
Kryebashkiaku i arrestuar për 13 akuza për 5 vepra të rënd...
Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë në rrjete sociale me...
“EU Reporter” publikoi një artikull të gjatë disa ditë për...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sot...
Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme mbahet seanca për dosj...
Prefektura e Shkodrës ka dhënë përditësime lidhur me situa...
Ditën e sotme në Kuvend zhvillohet seanca e radhës, e cila...
Pas katër ditësh i bllokuar si pasojë e ortekëve dhe reshj...
Eksportet shqiptare të zarzavateve kanë nisur vitin 2026 m...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka ndarë në...
Avokatja e së Drejtës Ndërkombëtare Penale (me grupin ...
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka ndarë këtë të mërku...
Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi u ndal sot në një...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë nga burgu, nj...
Ambasada amerikane në Tiranë ka dalë me një thirrje për qy...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...