Rama-protestuesve: Ju në kor me robt e shtëpisë sime, unë në krye të punëve të Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama ka vijuar me replikat ndaj protestue...

Kryetari i Unionit Turistik Shqipar, Rrahman Kasa, ka bërë një reagim lidhur me debatet për çështjen e investimeve në Zvërnec dhe protestat që po zhvillohen.
Kasa shkruan se pakënaqësitë e qytetarëve ndaj një investimi me vlerë më shumë se 4 miliardë euro, nuk ndihmojnë në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë në vend.
Po ashtu thekson se ky reagim i qytetarëve u shërben vendeve fqinje që nuk duan zhvillimin e Shqipërisë dhe duan që investitorët t’i tërheqin në vendet e tyre.
Më tej shkruan se ardhja e brandeve si “Mandarine Oriental”, “Aman” apo “Atlantis” rrisin emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Ai thekson se Shqipëria nuk mund të refuzojë investime strategjike që rritin konkurrueshmërinë e turizmit në Mesdhe dhe sigurojnë mbi 10 mijë vende pune.
Kreu i UTSH thotë se qytetarët që kanë pretendime për mbivendosje të pronës duhet t’u drejtohet gjykatave për të vërtetuar deklarimet e tyre.
Lidhur me ata që protestojnë për mbrojtjen e mjedisit, Kasa shprehet se turizmi modern ndërkombëtar bazohet pikërisht te ruajtja e natyrës, biodiversitetit dhe trashëgimisë kulturore dhe në respektim të çdo standardi mjedisor.
Reagimi i plotë:
Në pozicionin e Kryetarit të Unionit Turistik Shqiptar, mendoj se pakënaqësia dhe protestat e qytetarëve shqiptarë kundër një investimi mbi 4 miliardë euro që do të bëhet në sektorin e turizmit, qoftë edhe për pretendimet për mbivendosje të pronës në Zvërnec, apo të disa ambientalistëve që pretendojnë për zhdukjen e disa gjallesave të vogla ujore, nuk mendoj se i shërben zhvillimit të turizmit dhe të ekonomisë shqiptare. Përkundrazi, mendoj se ju shërben vendeve kufitare që nuk duan zhvillimin tonë dhe padyshim që, nëpërmjet këtyre manipulimeve dhe organizimeve të nëndheshme, duan që investitorët t’i tërheqin në vendet e tyre.
Investime të këtij niveli, të cilët sjellin në vendin tonë brande si Mandarine Oriental, Aman apo Atlantis, disa prej të cilëve nuk kanë hyrë akoma në Europë, rrisin emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, rrisin vlerën e pronës, krijojnë mundësi për sipërmarrjet vendase dhe forcojnë pozicionin ndërkombëtar të destinacionit turistik të Shqipërisë.
Pa diskutim që ne respektojmë të drejtën e çdo qytetari për të protestuar dhe kërkojmë që çdo projekt të zbatohet me standardet më të larta mjedisore dhe ligjore. Por, në të njëjtën kohë, Shqipëria nuk mund të refuzojë investime strategjike që rritin konkurrueshmërinë e turizmit tonë në Mesdhe dhe sigurojnë mbi 10 mijë vende pune, duke e kthyer zonën në një nga motorët më të rëndësishëm ekonomikë të vendit.
Është e rëndësishme që debati për investimin në Zvërnec të bazohet mbi të vërteta, mbi fakte, transparencë dhe interesin afatgjatë të Shqipërisë, jo mbi emocione apo dezinformim.
Nga deklarimet publike, projekti zhvillohet mbi prona private të blera në mënyrë të ligjshme, por që nga disa qytetarë ka pretendime për mbivendosje të pronës. Kjo kategori, e cila ka këto pretendime, duhet t’u drejtohet gjykatave për të vërtetuar pretendimet e tyre dhe t’i kërkojnë garanci shtetit që, në rast se gjykata ju jep të drejtë, të dalë garant që t’i shpërblejë për pronën me çmimin e shitjes që kanë përfituar pronarët e paligjshëm dhe jo të kërkojnë ndihmë nga disa qarqe politike greke, të cilët, në vend që të kontribuojnë për rritjen e miqësisë ndërmjet dy popujve që jetojnë pranë njëri-tjetrit prej mijëra vitesh, bëjnë të kundërtën duke deklaruar se po grabiten tokat e minoritarëve grekë në Vlorë dhe nxisin disa emigrantë mercenarë që i organizojnë me autobusë për të protestuar, gjoja në mbrojtje të pronave minoritare.
Edhe për sa i përket asaj kategorie që proteston për mbrojtjen e mjedisit dhe kundërshtojnë në emër të kësaj kauze, duhet ta kenë parasysh se turizmi modern ndërkombëtar bazohet pikërisht te ruajtja e natyrës, biodiversitetit dhe trashëgimisë kulturore, respektim të çdo standardi mjedisor, por jo bllokim apriori të investimeve që mund të transformojnë pozitivisht ekonominë kombëtare.
Zvërneci është një pasuri e jashtëzakonshme e Shqipërisë. Sfida jonë nuk është ta lëmë të pazhvilluar, sepse në qoftë se do e konsiderojmë Shqipërinë vetëm për bukuritë e saj, nga do t’i prodhojmë të mirat materiale, sepse mirëqenia vjen nga zhvillimi, por duhet ta zhvillojmë me përgjegjësi, profesionalizëm dhe vizion afatgjatë, në mënyrë që brezat e ardhshëm të trashëgojnë një destinacion më të fortë ekonomikisht, më të vizituar dhe më të vlerësuar në hartën turistike të Mesdheut. /CNA
Kryeministri Edi Rama ka vijuar me replikat ndaj protestue...
Presidenti i KiE-së, Antonio Costa, në deklaratën e përbas...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur të dërgojë për ekspertizë...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka mbërritur në fshat...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, ka qenë i pr...
Teologu Miron Çako tha sot se shërbimi i terapisë hormonal...
Gazetari dhe kryeredaktori i Rilindjes Demokratike, Bledi ...
Ish-deputeti socialist, Halit Valteri, është paraqitur par...
Ish-drejtoresha e ASKHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqi...
Kreu i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, Zak Topuzi, ka reagu...
Këtë të martë, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme t...
Këtë të martë, datë 2 qershor, zhvillohet provimi i parë i...
Ndryshimet e miratuara në mbledhjen e fundit të qeverisë p...
Pastori Akil Pano e ka quajtur urdhrin e ministrisë së Shë...
Pastori Akil Pano ka folur për urdhrin e ministrisë së Shë...
Analisti Fatos Lubonja ka reaguar pas deklaratave të kryem...
Ish-kryeministri grek Alex Tsipras ka vijuar replikat me k...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur mbrëmj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së pasdites...
Regjistrimi përfundimtar i ndërtimeve të reja, procedurat ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...