web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Emigracioni i paligjshëm”/ Rama: Do të dekurajojmë flukset e trafikut

22 Maj 2024, 12:45, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar fokusin e bisedës mes tij dhe Sekretarit të Jashtëm të Britanisë, David Cameron.

Rama tha se është diskutuar për programin e luftës kundër trafikut të paligjshëm të emigrantëve.

Kryeministri u shpreh se operacioni i përbashkët do të vazhdojë dhe do të punohet për dekurajimin e flukseve të trafikut të emigrantëve.

“Unë i jam mirënjohës Sekretarit, pasi është, siç thashë, një avokat shumë i rëndësishëm yni në mbështetjen e proceseve transformuese të vendit tonë. Nga ana tjetër, kemi folur për projektin e luftës kundër trafikut të paligjshëm të emigrantëve që patjetër jemi të kënaqur me rezultatet e arritura. Operacioni ynë i përbashkët do të vazhdojë, përpjekja për dekurajimin në flukset e trafikut do të jetë maksimale edhe në vazhdim, gjë që lidhet me vullnetin e përbashkët për t’i shkuar në rrënjë këtij fenomeni që ka të bëjë me krimin e organizuar”, tha Rama./ CNA





Lajmet e fundit nga