EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Shumica e partive politike në vend nuk kanë adresa të sakta e për rrjedhojë, asnjëherë nuk bëhen pjesë e auditimeve të planifikuara nga ekspertët që caktohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Në raportin vjetor të këtij institucioni nënvizohet se në vitin 2023 u caktuan 9 ekspertë të licencuar që do të kryenin këto auditime.
“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, me vendimin nr. 544, datë 22.5.2023, “Për përzgjedhjen e ekspertëve kontabël të licencuar (auditues ligjor) për auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike për vitin kalendarik 2022”, caktoi 9 ekspertë kontabël të licencuar (auditës ligjorë) për auditimin e 132 partive politike të regjistruara në regjistrin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Nga raportet e dorëzuara nga audituesit ligjorë për 84 parti politike nuk është kryer auditimi, për shkak të adresave të pasakta, apo pasi partitë edhe pse kanë marrë njoftimin për fillimin e procesit të auditimit, nuk janë vënë në kontakt me audituesit ligjorë”, thuhet në raport.
KQZ bën të ditur gjithashtu se për 4 parti politike nuk është kryer auditimi, pasi kanë status pasiv në kuptim të legjislacionit tatimor.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas verifikimeve të kryera nga raportet e dorëzuara nga vetë partitë politike, si dhe nga raportet e dorëzuara nga audituesit ligjorë, është në proces për marrjen e masave administrative për partitë politike”, nënvizon raporti.
Lidhur me mbështetjen financiare që marrin partitë raporti i KQZ zbardh se në vitin 2023 u 345.6 milionë lekë apo rreth 3.3 milionë euro.
Kjo shumë u përfitua nga një total prej 11 partish ku në krye qëndron Partia Socialiste dhe më pas ajo Demokratike, pasuar nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe në fund mbyllet me Nisma Thurje.
Financimi i fushatave zgjedhore
KQZ pranon në raport se një nga elementët që ka nevojë për vëmendje është përmirësimi i rregullave për financimin e fushatave zgjedhore si dhe të miratohen disa rregulla që kanë të bëjnë me elementë të tillë si: Zhvillimin e fushatës në median online; b. Zhvillimin e fushatës në internet dhe në rrjete sociale; c. Të ashtuquajturin “Financimi i palëve të treta” dhe zhvillimin e fushatës nga këto subjekte.
“Partitë politike që nuk janë regjistruar në 2 zgjedhjet e fundit dhe që nuk janë financuar nga buxheti i shtetit nuk duhet ti nënshtrohen auditimit. Në shumicën e rasteve partive politike nuk i dihet adresa. Ndërkohë që KQZ angazhon burime njerëzore dhe financiare për auditimin e tyre.
Partitë që në 3 zgjedhjet e fundit që nuk kanë marrë asnjë mandat duhet të paraqesin listë mbështetësish. Ndërkohë KQZ angazhohet për të kryer procedurat e përcaktuara në ligj për regjistrimin e tyre.
Propozohet që nënshkrimet t’i paraqesin që në momentin që ata paraqesin kërkesën e tyre për regjistrim në zgjedhje” nënvizon KQZ.
Ky i fundit sjell në vëmendje se ka mospërputhje sa i takon vlerës së dhurimeve që duhet të bëhen publike tek ligji për partitë politike dhe Kodi Zgjedhor.
Po kështu shihet me vend që të rishikohet pjesa XIII e Kodit Zgjedhor “Përgjegjësitë dhe Sanksionet”. Sanksionet janë joproporcionale në raport me shkeljen.
Ka shkelje të rënda ndërkohë që kodi nuk parashikon sanksion administrativ ose sanksioni i parashikuar është i papërfillshëm./ Revista Monitor
Teksa investimet publike nga buxheti i shtetit kanë pësuar...
Në Ditën Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor për Dialog...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi dhe përjashtoi për 1...
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojt...
Ksamili ishte ndalesa e radhës së ministres së Turizmit dh...
Ish-kryeministri britanik, aktualisht Sekretar për Çështje...
Anketa vjetore e opinionit publik “Besimi në Qeverisje 202...
“Vetting”-u ka “djegur” këtë të martë kreun e KLP-së, Alfr...
Drejtoria e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka dhë...
Alba Ahmetaj dhe Eda Mara, dy gratë që u martuan në Bashki...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka dhënë këtë të martë vendim...
Në prag të sezonit turistik ka nisur dhe pastrimi i plazhe...
Kërkesa për përjashtimin e deputetit Agron Shehaj ka ir...
Debate të shumta ka pasur në Komisionin e Ekonomisë ku pje...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Të martën u zhvillua protesta e tetë para Bashkisë së Tira...
Merr flakë një automjet brenda në tunelin Tiranë-Elbasan. ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve çeli këtë...
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit dhe ish-kry...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...