EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, raportoi sot në Kuvend lidhur me punën dhe veprimtarinë e institucionit që ai drejton.
Ndër të tjera, Çela u ndal edhe te statistikat për veprat penale të krimit me dashje për jetën, pasi është konstatuar një tendencë shqetësuese për këto krime.
Çela tha se sipas të dhënave, numri më i lartë i procedimeve të regjistruara për krime kundër jetës të kryera me dashje është në Tiranë, regjistruar përkatësisht rreth 30 % e totalit, Korçë 12 %, Durrës 10 %, Fier dhe Lezhë 8 %, Elbasan 6%, Vlorë 5%, ndërsa vërehet se numri më i ulët i procedimeve të regjistruara është në Dibër, me rreth 1 %.
“Referuar të dhënave statistikore, për veprën penale 'Dhuna në familje', parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal, ka një tendencë rritje për vitin 2024, pasi janë regjistruar 1656 procedime penale, me 1238 të pandehur ose me rritje 18,62 % të procedimeve dhe rritje 14,84 % të të pandehurve të regjistruar krahasuar me vitin 2023. Janë dërguar për gjykim 1124 procedime me 1194 të pandehur, ose me rritje prej 12,85 % të procedimeve dhe rritje 13,93 % e të pandehurve të dërguar për gjykim, në krahasim me vitin 2023.
Efektiviteti i ndjekjes penale në kryerjen e hetimeve dhe ndjekjen për veprën penale të dhunës në familje në vitin 2024 është i lartë, ku evidentohet se kemi një rritje prej 12,85 % të procedimeve të dërguara për gjykim krahasuar me vitin 2023, ndërkohë që raporti i çështjeve të dërguara në gjyq është shumë më i lartë krahasuar me ato të pushuara (79,45 % dërguar gjyqit dhe 20,55 % të pushuara).
Lidhur me ashpërsimin e politikës penale për veprën penale 'Dhuna në familje' sipas nenit 130/a i Kodit Penal, të dhënat statistikore evidentojnë se kërkesat e prokurorit lidhur me masat e sigurimit janë të ashpra, ku 88,86 % janë kërkesa për masa sigurimi me arrest, që përbën rritje në krahasim me vitin 2023 ku kërkesat për arrest ishin në masën 87,35 %.
Sa u përket arsyeve të rritjes së numrit të procedimeve, është e vështirë të përcaktohet nëse kjo ka ardhur nga një tendencë e rritjes së fenomeneve të dhunës në përgjithësi, apo nga një rritje e ndërgjegjësimit të viktimave si dhe e besimit të tyre te sistemi i drejtësisë për të denoncuar rastet.
Një tendencë shqetësuese rritjeje është konstatuar te krimet me dashje kundër jetës. Koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë për këto grupvepra në vitin 2024 është 14,7, ndërsa në vitin 2023 ka qenë 10,5. Numri më i lartë i procedimeve të regjistruara për krime kundër jetës të kryera me dashje është në Tiranë, regjistruar përkatësisht rreth 30 % e totalit, Korçë 12 %, Durrës 10 %, Fier dhe Lezhë 8 %, Elbasan 6%, Vlorë 5%, ndërsa vërehet se numri më i ulët i procedimeve të regjistruara është në Dibër, me rreth 1 %.
Ka një rritje të ndjeshme të vrasjeve me dashje. Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale 'Krime kundër jetës të kryera me dashje' për vitin 2024 është 12,46 %, ndërsa në vitin 2023 ka qenë 4,83 %. Në vitin 2024 janë regjistruar 44 procedime për këtë vepër, që përbëjnë një rritje prej 3,14 herë krahasuar me 14 procedime të regjistruara në vitin 2023.
Tendencë të fortë rritje ka pasur edhe vepra penale e 'vrasjes me paramendim', pasi janë regjistruar 31 procedime penale që krahasuar me 15 procedime të regjistruara në vitin 2023, përbën një rritje prej 2 herë”,-raportoi Çela./CNA
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, po raporton në sean...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsjan Çela, po raporton në Kuve...
Kryeprokurori Olsian Çela po raporton këtë të hënë në Kuve...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, po prezanton sot ng...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Argita dhe Jamarbë...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se një ish-ministër i...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka njoftuar këtë të hënë s...
Komiteti i Organizimit të Maturës Shtetërore (KOMSH) ka ni...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka mbërritur ...
Profesori dhe politikani famoz Pëllumb Pelinci ka bërë një...
Në Bashkinë e Shkodrës dhe atë të Vaut të Dejës situata e ...
Në Pikën Kufitare të Kakavijës nga ora 06:00-10:00 nuk do ...
Vendi ynë është përfshirë nga moti i keq me reshje të dend...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Fortl...
Këtë javë u zhvillua faza e tretë e vlerësimit të kandidat...
Moti i keq që përfshiu vendin këtë të diel krijoi një sërë...
Policia Kufitare e Kakavijës ka njoftuar se nesër, e hënë,...
Ministria e Mbrojtjes ka ndarë një përditësim lidhur me si...
Sot pasdite, e diel, datë 26 dhe nesër e hënë, datë 27 do ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...