Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...

Në Bashkinë e Shkodrës dhe atë të Vaut të Dejës situata e shkaktuar nga moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut është përmirësuar. Sipas informacioneve, uji është tërhequr nga banesat.
Ndërkohë, gjendja mbetet problematike në Bashkitë e Pukës dhe Fushë-Arrëzit. Bëhet me dije se aksi Pukë-Fushë Arrëz është bllokuar që prej mesnatës, ndërsa po punohet me fadroma për hapjen e tij.
Prefekti i Qarkut Shkodër ka ndarë dhe një njoftim më të detajuar lidhur me situatën e shkaktuar nga moti i keq në të gjitha bashkitë e qarkut.
Njoftimi i plotë:
Bashkia Shkodër
* Gjatë gjithë natës kanë vazhduar reshje të shumta shiu në territorin e bashkisë.
* Deri në këto momente nuk janë raportuar problematika me emergjencat civile, me përjashtim të rrugës Kir–Shosh, ku në vendin e quajtur Dardha e Shoshit ka pasur rëniesh gurësh që kanë bllokuar qarkullimin dhe rruga aktualisht është e pakalueshme.
* Strukturat përkatëse janë njoftuar dhe po punohet për zhbllokimin e aksit.
Bashkia Malësi e Madhe
* Në territorin e bashkisë nuk janë raportuar problematika nga reshjet e shiut.
* Strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri dhe po monitorojnë situatën.
Bashkia Vau Dejës
* Aktualisht nuk raportohen probleme nga reshjet e shiut.
* Vijon puna për verifikimin e banesave të përmbytura gjatë ditës së djeshme dhe evidentimin e dëmeve të mundshme.
Bashkia Pukë
* Si pasojë e reshjeve të shiut, janë dëmtuar disa rrugë rurale, kryesisht në njësitë administrative Rrapë dhe Gjegjan, ku ka rrugë lidhëse të fshatrave të bllokuara.
* Rruga nacionale Pukë–Fushë Arrëz është aktualisht e bllokuar në vendin e quajtur Qafa e Batres, si pasojë e shembjes së një masivi dheu.
* Furnizimi me energji elektrike ka pasur ndërprerje të herëpashershme, ndërsa fshatrat Gjegjan, Dom, Rras, Kuzhnen dhe Gojan i Vogël janë pa energji elektrike (Njësia Administrative Gjegjan).
* Strukturat vendore po punojnë për pastrimin e rrugëve dhe rikthimin e energjisë në zonat e prekura.
Bashkia Fushë Arrëz
* Si pasojë e reshjeve të dendura të ditës së djeshme dhe gjatë natës, janë dëmtuar pothuajse të gjitha rrugët rurale të territorit të bashkisë.
* Janë evidentuar rrëshqitje masive dherash, rënie gurësh dhe dëmtime të trupit të rrugëve.
* Ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike në njësitë Iballë, Qafë-Mali dhe Blerim.
* Janë raportuar gjithashtu dëmtime të ujësjellësave të fshatrave.
* Aktualisht po punohet me dy fadroma për hapjen e aksit rrugor Pukë–Fushë Arrëz.
Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë
* Gjatë natës kanë rënë rreth 40 mm reshje shiu.
* Deri tani nuk janë konstatuar dëmtime në argjinatura, kanalet kryesore të kullimit dhe digën e rezervuarit Shtoder.
* Nivelet e ujit në lumenjtë Buna dhe Drin janë poshtë kuotës minimale së leximit të hidrometrave.
* Lumi Kir ka pasur prurje të larta, por pa shkaktuar dëme.
Reshjet e shiut kanë vijuar gjatë natës në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër, me intensitet mesatar deri të lartë në zona të caktuara. Aktualisht nuk raportohen problematika të mëdha përveç dëmtimeve të rrugëve rurale në bashkitë Pukë dhe Fushë Arrëz, si dhe bllokimit të aksit Kir–Shosh në Bashkinë Shkodër.
Strukturat vendore dhe ato të emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë dhe vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në terren. /CNA
Në Pikën Kufitare të Kakavijës nga ora 06:00-10:00 nuk do ...
Vendi ynë është përfshirë nga moti i keq me reshje të dend...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Fortl...
Këtë javë u zhvillua faza e tretë e vlerësimit të kandidat...
Moti i keq që përfshiu vendin këtë të diel krijoi një sërë...
Policia Kufitare e Kakavijës ka njoftuar se nesër, e hënë,...
Ministria e Mbrojtjes ka ndarë një përditësim lidhur me si...
Sot pasdite, e diel, datë 26 dhe nesër e hënë, datë 27 do ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Themeluesja e "Alehandro Group", Erjola Braho e ftuar në p...
Reshjet e orëve të fundit kanë bërë që përroi Glinë në Vau...
Sot janë bërë 70 ditë të plota nga mashtrimi publik i Erio...
Një letër e dërguar nga Sandro Pertini, ish-president i It...
Reshjet e shiut dhe përmbytjet vijojnë në Vaun e Dejës. Si...
Reshjet e shiut kanë përfshirë të gjithë vendin. Edhe Ulqi...
Moti i keq me reshje shiu ka përfshirë të gjithë vendin. S...
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli ka d...
Themeluesja e “Alehandro Group” Erjola Braha, e cila në Sh...
Gara për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme sa vjen edhe...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...