Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...

Moti i keq që përfshiu vendin këtë të diel krijoi një sërë problematikash në disa bashki të vendit.
Sipas burimeve zyrtare, situata ka qenë më shqetësuese në Bashkinë Shkodër, Pukë, Vau Dejës dhe Fushë-Arrëz.
Situata nga moti i keq sipas bashkive:
Bashkia Shkodër:
Pas intensitetit të lartë të reshjeve të shiut dhe prurjeve të jashtëzakonshme të përrenjve, situata në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet më e qetë në këto momente.
Problematikat kryesore janë evidentuar në njësinë administrative Gur i Zi (fshatrat Gur i Zi, Juban, Verracak) dhe në njësinë administrative Bërdicë (Bërdicë e Sipërme, Mali Hebaj, Beltojë, Bërdicë e Madhe, Bërdicë e Mesme, Trush).
Është konstatuar prezencë uji në rreth 25–30 banesa në njësinë Bërdicë dhe 10–15 banesa në Gur i Zi. Për normalizimin e situatës janë angazhuar 3 eskavatorë, 3 fadroma, 2 kamionë, 3 kamionçina, si dhe pompa thithëse dhe mjete pick-up.
Tokat bujqësore janë përmbytur në njësinë Gur i Zi dhe në zonën e Nënshkodrës (Bërdicë, Dajç, Velipojë, Ana e Malit) në masën rreth 70%.
Theksohet se prurjet e ujit kanë prekur zona që nuk janë përfshirë as gjatë përmbytjeve të vitit 2010. Deri në këto momente nuk ka persona të evakuuar. Ka mungesë energjie elektrike në pjesë të Bardhajve dhe Rrencit, për shkak të djegies së një transformatori. Situata është nën monitorim të vazhdueshëm, pasi gjatë natës parashikohet vazhdim i reshjeve me intensitet deri në mesnatë.
Bashkia Vau Dejës:
Për shkak të reshjeve të dendura, situata në territorin e bashkisë është përkeqësuar ndjeshëm. Dalja nga shtrati e përroit Glina ka përmbytur rreth 100 banesa dhe disa hektarë tokë bujqësore.
Në lidhje me përroin e Glinës është e domosdoshme kryerja e investimeve rehabilituese për të shmangur pasojat e përmbytjeve në të ardhmen.
Strukturat operative të bashkisë janë në gatishmëri të plotë dhe kanë ndjekur situatën në terren që prej orëve të para të mëngjesit. Janë raportuar rrëshqitje dherash dhe përmbytje infrastrukture në rrugët kryesore dhe dytësore të qytetit dhe fshatrave. Deri tani është evidentuar një rast evakuimi. Strukturat operative vijojnë punën në terren në mbështetje të banorëve.
Bashkia Pukë:
Vijojnë reshjet intensive të shiut. Raportohen probleme në rrugët rurale të njësive administrative Gjegjan, Rrapë, Qelëz dhe Qetërr, me rrëshqitje dherash, rënie gurësh dhe vërshime ujërash. Furnizimi me energji elektrike është me ndërprerje të herëpashershme.
Situata është nën monitorim të vazhdueshëm.
Bashkia Fushë-Arrëz:
Reshjet e shiut vazhdojnë me intensitet të lartë. Ka prezencë të konsiderueshme ujërash në rrugë, si dhe rrëshqitje dherash dhe rënie gurësh në rrugët auto-rurale të njësive administrative të bashkisë.
Furnizimi me energji elektrike ka pasur shkëputje periodike në disa fshatra të njësive Qafë-Mali, Iballë, Blerim dhe Fierzë. Deri tani nuk raportohen probleme të tjera nga Emergjencat Civile.
Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë:
Sasia e reshjeve në 24 orët e fundit në Qarkun Shkodër ka kaluar 200 mm, me reshje që vijojnë me intensitet të lartë.
Veprat e mbrojtjes nga përmbytjet (argjinaturat, digat dhe diga e rezervuarit të Shtodrit) nuk paraqesin probleme. Kanalet kryesore të kullimit funksionojnë, por prurjet janë jashtë kapaciteteve përcjellëse.
Si pasojë, në disa zona të banuara në Vau Dejës, Bushat, Melgushë dhe Gur i Zi, uji ka dalë jashtë seksioneve të kanaleve. Nivelet e lumenjve Buna, Drin dhe Kir aktualisht janë poshtë kuotave të rrezikimit.
Reshjet e shiut vijojnë në të gjithë territorin e qarkut me intensitet të ulët deri mesatar./CNA
Policia Kufitare e Kakavijës ka njoftuar se nesër, e hënë,...
Ministria e Mbrojtjes ka ndarë një përditësim lidhur me si...
Sot pasdite, e diel, datë 26 dhe nesër e hënë, datë 27 do ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Themeluesja e "Alehandro Group", Erjola Braho e ftuar në p...
Reshjet e orëve të fundit kanë bërë që përroi Glinë në Vau...
Sot janë bërë 70 ditë të plota nga mashtrimi publik i Erio...
Një letër e dërguar nga Sandro Pertini, ish-president i It...
Reshjet e shiut dhe përmbytjet vijojnë në Vaun e Dejës. Si...
Reshjet e shiut kanë përfshirë të gjithë vendin. Edhe Ulqi...
Moti i keq me reshje shiu ka përfshirë të gjithë vendin. S...
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli ka d...
Themeluesja e “Alehandro Group” Erjola Braha, e cila në Sh...
Gara për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme sa vjen edhe...
Prej 69 ditësh, CNA ka raportuar se Erion Veliaj dhe Mero ...
Gazetarja Klodiana Lala ka treguar sot se zëvendëskryemini...
Policia Kufitare e Kakavijës ka bërë me dije se ditën e hë...
Pika e kalimit kufitar të Kapshticës ka regjistruar sot nj...
Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë “detyrim pa...
Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja e Infrast...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...