Kërkuan çlirimin nga sekuestro të pasurive/ GJKKO rrëzon Argita dhe Jamarbër Malltezin
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Argita dhe Jamarbë...

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, po prezanton sot nga foltorja e Kuvendit, raportin për gjendjen e kriminalitetit në vend për vitin 2024. Në krahasim me vitin 2023, Çela shprehet se gjatë vitit të kaluar ka pasur një rritje të materialeve të marra në shqyrtim dhe rritjes së koeficientit të kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara.
Kryeprokurori ka bërë me dije se në vitin 2024, përqindjen më të ulët të kriminalitetit e ka pasur Qarku i Beratit, ndërsa përqindjen më të lartë Qarku i Sarandës.
"Gjatë vitit 2024, në organin e prokurorisë janë trajtuar 61 167 materiale në shqyrtim që përbën një rritje prej 10,52 % në krahasim me vitin 2023. Janë ndjekur gjithsej 47 576 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 4,79 % në krahasim me vitin 2023, nga të cilat: 24 956 janë procedime penale të regjistruara, 22 441 janë procedime penale të mbartura dhe 179 janë procedime penale të rifilluara.
Numri më i madh i procedimeve penale të regjistruara rezulton në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë me rreth 35,5% të numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi.
Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara, për 100 000 banorë në vitin 2024 është 1037, ndërsa në vitin 2023 koeficienti i kriminalitetit ka qenë 872. Në vitin 2024, përqindjen më të ulët të kriminalitetit për 100 000 banorë e ka Qarku Berat, ndërsa përqindjen më të lartë e ka Qarku Sarandë.
Sa u përket tendencave të kriminalitetit, procedimet për veprat penale kundër pastrimit të parave, tregojnë rritjen më të lartë prej gati 59 %, ato për falsifikim të monedhave dhe letrave me vlerë 48 %, krimet në fushën e doganave afër 40 % si dhe veprat penale në lidhje me veprimtaritë bankare dhe financiare mbi 33 %. Këto të dhëna, nisur nga karakteristikat e veprave penale, evidentojnë forcim të ndjekjes penale ndaj veprimtarive kriminale që prekin sigurinë ekonomike të vendit, si dhe forcim të bashkëpunimit institucional dhe të sistemit të mbikëqyrjes e kontrollit.
Ndërkohë ka një rritje të procedimeve të regjistruara edhe për krimet kundër jetës të kryera me dashje me 21,72 %, për veprat kundër lirisë së personit 30,59 %, për krimet seksuale gati 30%, për veprat penale kundër moralit dhe dinjitetit pothuaj 29 %, për veprat penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes rreth 18 %. Rritja e numrit të procedimeve në këto fusha, dikton nevojën për ndërhyrje të koordinuara për forcimin e mekanizmave ligjorë dhe socialë të parandalimit, si dhe nevojën për të garantuar mbrojtjen efektive të kategorive vulnerabël të shoqërisë", është shprehur Çela ndër të tjera. /CNA
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Argita dhe Jamarbë...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se një ish-ministër i...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka njoftuar këtë të hënë s...
Komiteti i Organizimit të Maturës Shtetërore (KOMSH) ka ni...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka mbërritur ...
Profesori dhe politikani famoz Pëllumb Pelinci ka bërë një...
Në Bashkinë e Shkodrës dhe atë të Vaut të Dejës situata e ...
Në Pikën Kufitare të Kakavijës nga ora 06:00-10:00 nuk do ...
Vendi ynë është përfshirë nga moti i keq me reshje të dend...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Fortl...
Këtë javë u zhvillua faza e tretë e vlerësimit të kandidat...
Moti i keq që përfshiu vendin këtë të diel krijoi një sërë...
Policia Kufitare e Kakavijës ka njoftuar se nesër, e hënë,...
Ministria e Mbrojtjes ka ndarë një përditësim lidhur me si...
Sot pasdite, e diel, datë 26 dhe nesër e hënë, datë 27 do ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Themeluesja e "Alehandro Group", Erjola Braho e ftuar në p...
Reshjet e orëve të fundit kanë bërë që përroi Glinë në Vau...
Sot janë bërë 70 ditë të plota nga mashtrimi publik i Erio...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...