web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dogana e Kapshticës bllokon 1,5 ton çokollata

5 Mars 2026, 18:58, Aktualitet CNA

Dogana e Kapshticës bllokon 1,5 ton çokollata

Drejtoria e Antikontrabandës ka njoftuar se ka bllokuar sot një mjet të ngarkuar me rreth 1.5 ton çokollata.

Mjeti kaloi në Degën Doganore të Kapshticës pa kryer deklarim doganor dhe pa disponuar asnjë dokumentacion për produktin, i cili synohej të hidhej në treg të lirë.

Bazuar në njoftim, gjatë kontrollit të plotë të mjetit, u konstatua se malli ndodhej në 566 kuti me çokollata, me një peshë totale rreth 1.500 kg, të cilat tentuan të futeshin në treg në mënyrë të paligjshme./CNA

Dogana e Kapshticës bllokon 1,5 ton çokollata





Lajmet e fundit nga