52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

Në takimin e 17-të të Nënkomitetit BE-Shqipëri “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, ekspertët e Komisionit Europian i kushtuan një vëmendje të veçantë procesit të sekuestrimit, konfiskimit dhe administrimit të pasurive që rrjedhin nga aktiviteti i krimit të organizuar në Shqipëri.
Gjatë diskutimeve, ekspertët e KE-së kërkuan raportim të detajuar statistikor mbi pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) si dhe mbi procesin e administrimit të tyre nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK).
Në këtë kuadër, u theksua se Brukseli do të ndjekë nga afër dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë monitorimin e këtij procesi, duke e konsideruar atë një element kyç në kuadër të reformave të sundimit të ligjit.
Ekspertët nënvizuan se rritja e numrit të pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara nga aktiviteti kriminal, administrimi efektiv i tyre dhe destinimi në favor të shtetit përbëjnë indikatorët kryesorë që do të përdoren për të matur nivelin e përmbushjes së Piketave të Ndërmjetme dhe rekomandimeve të Progres-Raportit për Kapitullin 24 – “Drejtësia, Liria dhe Siguria”.
Po ashtu, ekspertët e Komisionit Europian vlerësuan përdorimin e fondeve të gjeneruara nga administrimi i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në mbështetje të institucioneve ligjzbatuese. Në veçanti u theksua mbështetja financiare për Prokurorinë e Posaçme (SPAK), e cila edhe gjatë vitit 2025 është rritur, duke kontribuar në forcimin e kapaciteteve për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar./CNA
Qendra e Shqipërisë dallon në një hartë të publikuar nga E...
Në seancën parlamentare, gjatë procesit të shkarkimeve dhe...
Një plagosje me thikë ka ndodhur në Librazhd, gjatë një ko...
Gjatë seancës së sotme parlamentare, ministrja Kumbaro kër...
Seanca paraprake për dosjen “Meta” në Gjykatën e Posaçme ë...
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur kontrollet dhe monitori...
Kryedemokrati Sali Berisha ka marrë fjalën në Kuvend ku ka...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka kritiku...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u është drejtuar socialistëve ...
Në më pak se një orë Parlamenti është kthyer sërish në një...
Seanca plenare është ndërprerë, pasi kryeparlamentari Niko...
Sot në seancën parlamentare, Elisa Spiropali, e zhveshur n...
Komisioni i Etikës ka vendosur të pranojë kërkesën e grupi...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sot...
Seanca e sotme parlamentare ka nisur me një minutë heshtje...
Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, ka folur për reformim...
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot, më 5 mars 2026, n...
Një projektvendim i nxjerrë për konsultim nga Ministria e ...
Gazetarja Klodiana Lala zbuloi sot detaje të reja lidhur m...
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Opinion” ka fol...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...