Alimehmeti: Erion Veliaj, kanceri i Tiranës
Anëtari i Këshillit Bashkiak, Ilir Alimehmeti ka deklaruar...

18 Prilli shënon Ditën Botërore të Monumenteve, shumë prej të cilave janë në gjendje kritike në Shqipëri si pasojë e degradimit natyror, moskujdesit nga organet shtetërore apo dëmeve të shkaktuara nga dora e njeriut.
Një nga monumentet më të rrezikuara është “Muri i Portës” në Porto Romano, në Durrës, të cilin organizata kulturore europiane “Europa Nostra” e përfshiu pak kohë më parë në 11 objektet më të rrezikuara të trashëgimisë kulturore europiane, por duke mos e klasifikuar në një listë me 7 objekte ku organizata pritet të ndërhyjë këtë vit me financime.
Monumenti arkeologjik "Muri i Portës" që daton nga periudha romake, përfshinte mbetjet e një muri, i cili mbyllte dikur rripin e ngushtë të tokës, ndërmjet detit dhe kënetës dhe ka qenë nën mbrojtjen e autoriteteve shqiptare që nga viti 1948 si Monument i Kategorisë së Parë.
"Muri i Portë”, thotë Geri Emiri i organizatës joqeveritare “Amfora” në Durrës, është dëmtuar rëndë vitet e fundit gjatë punimeve të kompanisë koncensionare Porti MBM (Multi Buoy Mooring) për ndërtimin e portit në Porto Romano.
Në vitin 2015, Kuvendi i Shqipërisë miratoi koncesionin për ndërtimin e një porti hidrokarburesh në Porto-Romano si dhe operimin e tij për një periudhë 35 vjeçare dhe kontrata u amendamentua në vitin 2020, kur kompanisë iu dha gjithashtu e drejta e zgjerimit të aktivitetit si një port tregtar.
Sipas vlerësimit të ekspertëve të trashëgimisë gati gjysma e murit perëndimor është dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme gjatë punimeve pas viteve 2020, ndërsa edhe pjesa tjetër mbetet e rrezikuar.
“Një zinxhir institucionesh të drejtësisë, kulturës dhe të territorit, dështuan të ndalonin dëmtimin e monumentit në Porto-Romano, megjithëse u sinjalizuan në kohë nga organizata “Amfora” , thotë zoti Emiri.
Vendndodhja e fragmentit të murit të mbetur sipas zotit Emiri është tepër e ekspozuar, nga ngarkim-shkarkimet e materialeve të portit të mallrave dhe ndotja nga aktiviteti i portit është një tjetër kërcënim.
I kontaktuar nga Zëri i Amerikës për një reagim lidhur me shpalljen e Monumentit “Muret e Portës” në Durrës në programin “7 më të rrezikuarit” në Europë në shkurt të këtij viti, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore tha se kishte marrë masat e nevojshme prej vitit 2019.
"Bazuar në Ligjin për Trashëgimine Kulturore dhe Muzetë, institucionet e specializuara në varesi të Ministrisë së Kulturës (sot Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit) që prej vitit 2019, kanë marrë të gjithë masat e nevojshme në përputhje me legjislacionin ne fuqi për trashëgiminë kulturore për ndërhyrjet në objektin pasuri kulturore 'Muret në Porto Romano', Durrës,” thuhej në përgjigjen e Insitutit për Zërin e Amerikës./ VOA
Anëtari i Këshillit Bashkiak, Ilir Alimehmeti ka deklaruar...
Pas kërcënimeve dhe sulmeve ndaj kreut të SPAK-ut Altin Du...
Pas temperaturave të larta reshjet e dëborës janë rikthyer...
I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë,...
I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë,...
I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Dav...
Media greke “Ta Nea” ka publikuar ditën e sotme një sh...
Ish-kryeprokurori Shkëlqim Hajdari ka komentuar sulmet...
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht ...
Avokati Spartak Ngjela ka zbardhur skemën se çfarë po ...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka dënuar sulmet ndaj gazeta...
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar sulmet dhe kërcëni...
Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti sot nga Kuvendi k...
Kompania gjermane lider në fushën kondicionimit "Viessmann...
Në seancën e sotme Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka rrë...
Gjatë vitit të shkuar, ankesat kryesore të bizneseve pranë...
Gjykata e Posaçme ka urdhëruar SPAK që t'u vëjë në dis...
Nis seanca në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion për çë...
Rreth dy vite më parë u denoncua skandali për politika...
Të premten pritet të zhvillohet protesta e tretë para ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...