Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka denoncuar një plan tjetër të dhënies me PPP nga qeveria shqiptare.
Përmes një deklarate, Zhupa bën me dije se me planin e ri të menaxhimit që ka miratuar Ministria e Kulturës ka parashikuar që Pallati Presidencial i njohur si Pallati i Brigadave, por edhe një oaz prej 37 hektarësh, hapësirë parku, që është edhe pjesë e asamblit historik, të jepen me PPP. T’i jepen me koncension një privati të radhës, të zgjedhur nga qeveria.
Sipas deputetes parashikohet që në këto ambjente, në këtë zonë të mbrojtur, të ndërtohet një hotel akomodues, siç thotë plani, për delegacione të huaja apo për personalitete shqiptare.
“Ndodhem para Pallatit të Brigadave, Pallati Presidencial, një objekt me vlera kulturore dhe historike.
Në fakt kam ardhur këtu sot për të denoncuar një plan tjetër të dhënies me PPP nga qeveria shqiptare. Me planin e ri të menaxhimit që ka miratuar Ministria e Kulturës ka parashikuar që Pallati Presidencial i njohur si Pallati i Brigadave, por edhe një oaz prej 37 hektarësh, hapësirë parku, që është edhe pjesë e ansamblit historik, të jepen me PPP. T’i jepen me koncension një privati të radhës, të zgjedhur nga qeveria.
Në planin e ri të menaxhimit, i cili shumë shpejt do të shndërrohet edhe në një marrëveshje që mund të na sjellë Ministria e Kulturës, parashikohet që në këto ambiente, në këtë zonë të mbrojtur, të ndërtohet një hotel akomodues, siç thotë plani, për delegacione të huaja apo për personalitete shqiptare. Të ndërtohet restorant, siç thotë plani, të ndërtohet një parking për vizitorët, të ndërtohen mjedise çlodhëse për vizitorët.
Pra, i gjithë fokusi është se si të ndërtojmë në këtë oaz të gjelbër. Se si të kafshojmë parkun dhe se si këto hotele, restorante t’ia japim një privati për përfitimet e tij. Ndërkohë që ky është një objekt me vlera historike, një objekt i cili është ofruar nga qeveria italiane shumë kohë më parë që të restaurohej falas për shkak të faktit që është projektuar nga arkitektë italianë.
Qeveria nuk e ka pranuar dhe e ka lënë në harresë këtë projekt që qeveria italiane i ka ofruar dhe e ka lënë të degradonte në këto 9 vite gjendja e Pallatit të Brigadave me arsyetimin që ashtu siç bënë me teatrin, për pak lagështi, të arsyetojnë që këtu duhet dhënë me koncension dhe PPP. Kjo është rruga që këta po zgjedhin për menaxhimin e trashëgimisë sonë kulturore.
Dhe për ta ndalur këtë, ditën e mërkurë unë kam pasur senacën e parë dëgjimore në Komision pikërisht për ndryshimin e ligjit të trashëgimisë kulturore, për t’i mbyllur rrugën njëherë e mirë çdo PPP-je që parashikohet nga qeveria për trashëgiminë tonë kulturore, për pasurinë tonë kombëtare.
Në rast se ligji miratohet, në rast se kalon ligji, mbyllet rruga njëherë e mirë këtyre koncensioneve, si ajo e Butritit, si kjo e Pallatit të Brigadave apo të tjera që kanë plane të menaxhimit të ngjashme.
Mesa duket maxhoranca nuk e ka këtë vullnet sepse i ka ndarë planet dhe është gati për oligarkët e radhës, për bashkëpunëtorët e radhës, për klientët e radhës, për njerëzit që bashkëndajnë të mirat që vijnë nga trashëgimia kulturore shqiptare.
Megjithatë ne nuk do ndalemi, do bëjmë gjithçka të jetë e mundur për të mbrojtur trashëgiminë kulturore, vlerat historike që ato përfaqësojnë për çdo shqiptar.
Shumë faleminderit!”, shprehet deputetja./ CNA.al
Pas vendimit të ERE për të mos ndryshuar çmimin e energjis...
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, është p...
Evi Angelakis ose Evis Kokalari nuk ka aftësinë të kuptojë...
Aksioni i Forcave RENEA në Shijak, rreth zhdukjes së Ervis...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Gjirokastra ...
Brenda pak ditësh gjykata mori vendimin lidhur me dy deput...
Në muajin shtator janë paraqitur 14 kallëzime penale, nga ...
Prej ditës së djeshme ka nisur një rast i ri i shfrytëzimi...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë takimit të tij me qyte...
Në njësinë administrative Libofshë, në bashkinë Fier, bano...
Grida Duma duket se ka hequr dorë nga prijësi Luli Basha. ...
Policia greke ka arrestuar një emigrant shqiptar pasi akuzoh...
Partia e Lirisë ka mbledhur Komitetin Organizator. Kreu i...
Renea dhe FNSH kanë zbarkuar në Shijak. Mediat me titra r...
Një ditë më parë 44 liderët e vendeve të Europës u mblodhë...
Komiteti Norvegjez i Nobelit ka vendosur që Çmimin Nobel p...
Në Komisionin e Ligjeve po shqyrtohet projektligji për dos...
Shumë njerëz besojnë se nuskat dhe hajmalitë na mbrojnë nga ...
Ka përfunduar seanca gjyqësore, në Gjykatën Administrative...
CNA.al raportoi një ditë më parë se Sokol Balla, drejtori ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...