LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha prezanton platformën e primareve/ Kush mund të votojë?

7 Tetor 2022, 13:26, Aktualitet CNA

Berisha prezanton platformën e primareve/ Kush mund të votojë?

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë takimit të tij me qytetarët e Gjirokastrës, ka treguar se si do të zgjidhen problematikat e brendshme të Partisë Demokratike. 

Ai shprehet se përmes procesit demokratik dhe transparent të primareve, ku do të kenë mundësi të votojnë anëtarët dhe simpatizantët e PD-së, do t'i japin frymë partisë dhe do të arrijnë të zgjedhin kandidatët që do të paraqiten në listat zgjedhore. 

"Premtimi ynë, është ndryshimi. Me platformën e primareve ku do votojnë jo vetëm anëtarët, por edhe simpatizantët e PD-së. I japim frymëmarrje të madhe demokracisë në Shqipëri.

Natyrisht në këtë tur, vij për t’i informuar qytetarët për ndryshimin që sjell PD-ja.

Kur nisëm këtë rrugë, premtimi ynë ishte ndryshimi, si një kusht themelor që forca jonë politike dhe e djathta të vijë në pushtet, pasi ajo kishte humbur disa beteja, ishte bërë e paaftë që të fitonte.

Nëse kjo forcë politike, nuk realizonte ndryshime të mëdha dhe rrënjësore, në kuadrin e këtyre ndryshimeve, ne hyjmë në këtë fushatë elektorale ne hyjmë me një platformë më demokratike se kurrë në historinë e vendit, ne hyjmë me platformën e primarëve për qytetarët e parë dhe këshilltarët, parlamentarët lokalë.

Me platformën e primareve ku do votojnë jo vetëm anëtarët, por edhe simpatizantët e PD-së.

Me këtë platformë, ne i japim një frymëmarrje të madhe demokracisë në Shqipëri.

Ne nuk heqim dorë nga besimi se vota është themeli i një vendi. Por ajo fillon gjithmonë nga forca jote politike.

Ndaj dhe shfrytëzoj rastin, që t’u bëj thirrje qytetarëve të Gjirokastrës dhe të mbarë vendit, të konsiderojnë në mënyrë serioze kandidimin në primaret e PD-së dhe aleatëve, pavarësisht se janë apo jo anëtarë të PD-së.

I garantoj se do bëhet gjithçka për një garë transparente.

Shtoj se ky do jetë një kontribut personal i gjithsecilit në praktikimin e pluralitetit brenda një force politike."- shprehet Berisha. 

Lajmet e fundit nga