“Të thithësh vdekjen”/ Studimi nxjerr zbuluar Veliajn: Ajri në Tiranë i ndotur
Vullnetarë të projektit "Mushkëri të Gjelbra për qytet...

Deputetja Ina Zhupa nga Kepi i Rodonit ka denoncuar se deputetë socialistë duan të shkatërrojnë zonat e mbrojtura përmes ndryshimeve në ligjin për Zona të Mbrojtura.
Sipas saj këto ndryshime në ligj u hapin rrugë ndërtimeve dhe veprimtarive ekonomike në këto zona.
Deputetja shprehet se ndryshimet në ligj heqin barrierat për të ndërtuar në këto zona.
“Sot ndodhem në zonën e Kepit të Rodonit, është një zonë e mbrojtur që deri tani i ka shpëtuar masakrës mjedisore pikërisht nga mbrojtja që i vjen nga “Ligji i Zonave të Mbrojtura”.
Deputetë socialistë pikërisht këtë gjë duan të shkatërrojnë, duan të ndryshojnë ligjin “Për Zonat e Mbrojtura” duke i hapur rrugë ndërtimit, veprimtarive ekonomike në këto zona.
Para disa ditësh unë kam denoncuar nga Parku Kombëtar i Butrintit dhe gjithashtu do të denoncoj zona të tjera për të kuptuar të gjithë qytetarët se kush janë targetët që kanë vendosur për të ndërtuar oligarkët dhe për të përfituar klientët e pushtetit.
Shkatërrimi i zonave të mbrojtura është i sigurtë me projektligjin që kanë sjellë në Kuvend 12 deputetë socialistë sepse heq çdo barrierë për të ndërtuar apo për të bërë veprimtari të ndryshme ekonomike fitimprurëse brenda këtyre zonave.
Kepi i Rodonit përbën një nga pikat më të rëndësishme turistike, mjedisore, kulturore, historike të Shqipërisë dhe rrezikon shumë nëse ai ligj kalon.
Deputetët socialistë nuk janë konsultuar me asnjë grup interesi, me shoqërinë civile, nuk janë konsultuar as me qytetarët pasi ky është një ligj që prek drejtpërdrejt interesat e qytetarëve sepse bëhet fjalë për zonat e mbrojtura në të gjithë Shqipërinë.
Po ashtu ky projektligj i deputetëve socialistë shkon ndesh me standardet e Bashkimit Evropian, ndërkohë që ne jemi një vend që aspirojmë anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe kemi detyrim përafrimin e legjislacionit me atë të Bashkimit Evropian.
Diskutimet mediokre që janë zhvilluar në komisionet 'online' na kanë treguar që nuk kanë arritur dot deputetët socialistë që të tregojnë një arsye të vetme se pse duhet të bëhen këto ndryshime në ligjin e zonave të mbrojtura. Dhe e vetmja arsye sipas tyre është sepse nuk janë shfrytëzuar këto zona për të ndërtuar në to dhe për të bërë veprimtari ekonomike, kjo gjë bie ndesh me interesin e qytetarëve shqiptarë dhe interesin e Shqipërisë.
Ne do të bëjmë gjithçka për të sensibilizuar opinionin publik edhe për ta kundërshtuar në të gjitha format ligjore dhe gjyqësore brenda dhe jashtë vendit këtë projektligj që bën një dëm të madh në zonat e mbrojtura të Shqipërisë dhe në mushkritë e Shqipërisë”, tha deputetja./ CNA
Vullnetarë të projektit "Mushkëri të Gjelbra për qytet...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka folur në lidhje m...
Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun, Edvin Kulluri, i c...
Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasurinë me vlerë ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm p...
Tirana dhe Elbasani kryesojnë listën e qyteteve më të ndot...
Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë një deklaratë të ...
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit R...
Edhe mbrëmjen e sotme dhjetëra qytetarë dhe eksponentë të ...
Gjykata e Lezhës ka lënë në fuqi këtë të martë pezullimin ...
"Transparency International" ka publikuar raportin për Ind...
Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar të anulojë projekti...
Që nga 16 janari tashmë tarifat e shërbimeve për paten...
Në Gjykatën e Apelit ka nisur seanca gjyqësore ndaj Arbër ...
Alfred Balla, ministri hije i Rilindjes në krye të Kës...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, sot në një deklar...
Deputetja Lindita Metaliaj, në një deklaratë për media...
Kryeministri Edi Rama u frikësohet ofertave të vendeve të Ev...
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, gjatë fjal...
Temperaturat e ulëta gjatë natës kanë shkaktuar ngrica në ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...