AKU reagon më në fund, konfirmon denoncimet e Muçollarit
Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari është në n...

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, u mblodh në seancë urgjente, në datën 23 korrik 2024, në prani të 9 (nëntë) anëtarëve, përfaqësuesve nga Ministria e Drejtësisë dhe programet e asistencës OPDAT dhe EU4 JUSTICE.
Me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, miratoi unanimisht 2 (dy) projekt-akte për caktime të përkohshme. Konkretisht, Këshilli vendosi që znj. Anita Jella të caktohet përkohsisht në pozicionin e drejtueses së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe znj. Elidjana Kasa, në pozicionin e prokurores, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Më pas, me propozim të znj. Bogdani, Këshilli vendosi të tërheqë nga rendi i ditës projekt-aktin “Mbi transferimin e përkohshëm pa pëlqim të zonjës Edlira Bako në pozicionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, për të rishikuar edhe një herë relacionin e znj. Bako, në mënyrë që të reflektohet edhe vendimi i gjykatës lidhur me procedurat e lëvizjes paralele ku ajo ka marrë pjesë.
Lidhur me plotësimin e vakancave në pozicionin e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe Elbasan të propozuara nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi me 5 (pesë) vota pro dhe 4 (katër) kundër, të rrëzojë propozimet “Mbi transferimin pa pëlqim të 8 (tetë) prokurorëve.
Pas debateve për procedurën e ndjekur në plotësimin e këtyre vakancave, zoti Vatë Staka propozoi në Këshill që kandidaturat e sjella përmes këtij projekt-akti, sidomos për Prokurorinë e rrethit Elbasan, e cila aktualisht ndodhet në kushtet e emergjencës, të kalojnë përmes procedurës me caktim të përkohshëm. Në vijim të diskutimeve, Këshilli u tërhoq për t’i lënë kohë Komisionit të Zhvillimit të Karrierës për të vazhduar me vlerësimin dhe evidentimin e kritereve dhe nevojave që paraqiten për mbushjen e vakancave në Prokurorinë e rrethit Elbasan.
Seanca plenare vijoi edhe gjatë ditës së sotme, ku pas një mbledhjeje maratonë, bazuar mbi relacionin shpjegues të përgatitur nga anëtari Relator, z. Staka, Këshilli vendosi miratimin për caktimin e përkohshëm të 3 (tre) prokurorëve në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, konkretisht për z. Gëzim Spahiu, z. Ledion Tema dhe z. Gjergj Ceka. Ky vendim u miratua me 5 (pesë) vota pro dhe 2 (dy) kundër, në mungesë të zotit Stojani dhe zotit Bazaj./ CNA
Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari është në n...
Sot u faktua një tjetër rast. Antikushtetutshmëria. Kr...
Banorët e Thumanës kanë dalë në protestë pasditen e so...
Prokuroria e Posaçme ka ushtruar kontrolle në banesën ...
Nënkryetari i PD-së Oerd Bylykbashi gjatë fjalës së ti...
Deputeti Damian Gjiknuri ka deklaruar në Komisionin e ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
PD dhe PS kanë arritur dakordësinë për Reformën Zgjedh...
Sot në komisionin e ligjeve po diskutohet për Kodin Zg...
KE ka publikuar raportin për Shqipërinë ku ka prekur d...
PD dhe PS kanë arritur marrveshjen s ai përket Reformë...
Dy muaj më parë, artisti i njohur, Agron Llakaj, humbi...
Indeksi i Pasaportave “Henley” ka zbuluar se cila është pa...
SPAK-u ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitu...
Zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturë...
Në 5-vjetorin e vdekjes se historianit, të burgosur po...
Këtë të mërkurë do të mbahet seanca e radhës në GJKKO për ...
SPAK-u ka nxjerrë detaje nga operacioni që goditi band...
Gazetari Blendi Fevziu ka bërë një reagim të ashpër pë...
Në mes të një vale të pafundme nxetësie, Greqia po fes...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...