Intervista e parë si Kryepiskop/ Fortlumturia e Tij, Joani rrëfen pagëzimin në kohën e komunizmit
Më 16 mars 2025, Fortlumturia e Tij, Joan Pelushi u zgjodh...

Në intervistën e tij të parë, Kryepiskop Joani ka folur për njohjen dhe marrëdhënien e tij me Fortlumturinë e Tij, Anastasin. Ai ka rrëfyer se kontakti i parë më Kryepiskopin Anastas ka qenë në vitin 1992, kur njëri nga profesotët e tij, atë kohë Mitropolit e më vonë Kryepsikopi Dhimitër i tregoi rreth veprimtarisë së Fortlumturisë së Tij Anastasit në Greqi dhe si misionar në Afrikë.
Fortlumturia e Tij Joani shprehet se shembulli i Kryepiskopit të ndjerë Anastas ka qenë i rëndësishëm për të gjithë klerikët e Kishës Ortdokse, përfshirë dhe atë vetë. Kryepiskop Joani tregon se në periudhën kur ishte me studime nëpërmjet Mitropolitit Dhimitër është lidhur me Kryepsikopin Anastas dhe i ka thënë se pasi të mbaronte studimet do të kthehej në Shqipëri.
"Kontakti im i parë me Kryepeshkopin Anastas ishte në vitin 1992. Njëri nga profesorët e mi, Mitropoliti Dhimitër, më vonë Kryepeshkopi Dhimitër, meqenëse ishte një mik i ngushtë me Kryepeshkopin Anastas, qysh nga rinia e hershme, më tregoi rreth veprimtarisë së atij në Greqi dhe si misionar në Afrikë. Nëpërmjet tij u lidha me Kryepeshkopin, të cilit i thashë që kur të mbaroj studimet do të kthehem në Shqipëri. Ai u gëzua dhe më përgëzoi. Në atë kohë gjendja në Shqipëri ishte e vështirë, por unë mendova se në Amerikë një prift më shumë apo më pak do të ishte njësoj, ndërsa në Shqipëri ishte një nevojë e madhe për klerikë. Për më tepër ishte vendi im ku kam lindur dhe ku jam rritur dhe ndjeja një detyrim. Këto ishin arsyet përse u ktheva.
Mendoj se shembulli i tij ka qenë i rëndësishëm për të gjithë klerikët e kishës sonë, përfshirë edhe mua. Dashuria e tij për Kishën dhe për të gjithë njerëzit, urtësia dhe përkujdesja për grigjën që i kishte besuar Perëndia, durimi dhe vendosmëria për të realizuar objektivat që i kishte vënë vetes për rindërtimin nga gërmadhat të kishës sonë, ishin gjithmonë një shembull i gjallë, me shumë fuqi, për të frymëzuar të tjerët. U dorëzova nga ai si dhjak, prift dhe peshkop”, ka thënë Fortlumturia e Tij, Joani.
Kryepiskopi i Kishës Ortdokse Autoqefale, Joani është ndalur dhe te roli i rëndësishëm i Fortlumturisë së Tij, Janullatosit në ringritjen e Kishës Ortodokse Shqiptare.

Fortlumturia e tij Joani u shpreh se Kryepiskopi Anastas bëri hapa të rëndësishëm për të siguruar pavarësinë ekonomike të Kishës Ortodokse Shqiptare.
“Kryepeshkopi Anastas bëri disa hapa të rëndësishëm për të siguruar pavarësinë ekonomike të kishës ortodokse në Shqipëri. Me përpjekje të mëdha ndërtoi dy hidrocentrale, të cilët jo vetëm ndihmojnë Kishën, por edhe vendin, sepse janë një burim energjie të pastër. Ne do të përpiqemi, sipas mundësive tona, për të krijuar burime të reja financimi dhe për të ndërtuar një strategji afatgjatë. Gjithashtu, një pjesë e rëndësishme janë edhe donacionet e besimtarë, që vitet e fundit kanë filluar të rriten”, tha Kryepiskop Joani./ CNA
Më 16 mars 2025, Fortlumturia e Tij, Joan Pelushi u zgjodh...
Mjeku njëherësh dhe kandidat për deputet, Ilir Alimehmeti ...
Mjeku i njohur Erion Dasho ka shprehur sot qëndrimin e tij...
Kthehen përfaqësuesit amerikanët në SPAK dhe GJKKO. Përfa...
Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj, ka ngritur alarmin ...
Gazetari Osman Stafa ka publikuar disa mesazhe nga një qyt...
Numri dy i qeverisë, njëherësh dhe zëvendëskryeministrja, ...
Prokuroria e Posaçme ka zgjatur me tre muaj hetimet për is...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
Prokuroria e Tiranës merr të pandehur Ervin Muçën, drejtor...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Kryeministri Edi Rama dhe Luli Basha vijojnë serialin e ty...
Kryeministri Edi Rama është tallur sërish me Luli Bashën d...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka qenë pjesë e festës Kombëtare...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë gjyqtar...
Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për motrat Antonel...
Ilir Ikonomi, gazetar dhe studiues, i cili prej vitesh ka ...
Po kërkoni një hapësirë mediatike për "podcast"-in tuaj? K...
Motrat Antonela dhe Mariela Berisha janë paraqitur ditën e...
I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka dhënë sot dësh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...