web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

DASH vlerëson SPAK-un: Arrestoi ish-ministra, deputetë, gjyqtarë, policë, prokurorë e kriminelë

10 Dhjetor 2022, 08:52, Aktualitet CNA
DASH vlerëson SPAK-un: Arrestoi ish-ministra, deputetë, gjyqtarë,
Institucion, DASH

Data 9 dhjetor shënoi “Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit”. Në këtë ditë DASH i ka kushtuar vëmendje të veçantë të gjitha institucioneve që luftuan korrupsionin,e cila evidentohet në blogun zyrtar DipNote-in e mirënjohur: "Njohja e Kampionëve Anti-Korrupsion 2022" me autor z. Todd D. Robinson, Ndihmës Sekretar në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Në blog përmendet edhe SPAK-u, ku thuhet se në muajt e fundit ka arrestuar ish-ministra, deputetë në detyrë, gjyqtarë, policë, prokurorë, kryebashkiakë dhe krerët e krimit të organizuar.

Me ndihmën e SHBA-së, Shqipëria krijoi një Organ të Posaçëm Kundër Korrupsionit si një ent i ri elitar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në muajt e fundit, organi ka arrestuar ish-ministra, deputetë në detyrë, gjyqtarë, policë, prokurorë, kryebashkiakë dhe krerët e krimit të organizuar.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu punojnë në mënyrë shumëpalëshe dhe me shoqërinë civile dhe sektorin privat për të luftuar korrupsionin. Së bashku me shumë vende të tjera, ne ratifikuam Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit (UNCAC) në 2006 dhe Shtetet e Bashkuara do të presin Konferencën UNCAC të Shteteve Palë në 2023. Vetëm këtë javë, ne jemi në partneritet me Transparency International për të mbështetur edicionin e 20-të të Konferencës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit në Uashington, DC, me temën "Çrrënjosja e korrupsionit: Mbrojtja e vlerave demokratike”, thuhet në deklaratë.

Shkrimi i plotë iTodd D. Robinson, Ndihmës Sekretar në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Presidenti Joe Biden, një vit më parë, prezantoi Strategjinë e SHBA-së për Luftën kundër Korrupsionit dhe nisi samitin “Demorkacia, Viti i Veprimit”, në të cilën u tregua angazhimi i administratës Biden-Harris për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në nivel global.

Korrupsioni ka efekte shkatërruese në cilësinë e qeverisjes, sigurinë dhe stabilitetin ekonomik. Ai lëkund besimin e qytetarëve në institucionet publike dhe vendos një lak në zhvillimin e ekonomisë.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të udhëheqin përpjekjet për të rritur përgjegjshmërinë dhe transparencën kundër akteve korruptive.

Ne ishim vendi i parë që në partenritet me homologët e huaj, kemi rikuperuar dhe kthyer më shumë se 1 miliard dollarë në asete publike të vjedhura në dy vitet e fundit. Përdorëm një sërë mjetesh për të promovuar llogaridhënien për individët e korruptuar në mbarë botën.

Në vitin 2022 DASH ka prezantuar publikisht listën me emrat e 70 zyrtarëve të huaj, të cilëve u është ndaluar hyrja në SHBA, së bashku me familjarët e tyre.

Departamenti i Thesarit sanksionoi më tej 14 individë dhe 15 subjekte në lidhje me korrupsionin sipas programit “Global Magnitsky Sanctions”.

Departamenti i Shtetit, lufton korrupsionin përmes diplomacisë së çdo vendi. Për shembull, prokurorët në Panama, u bazuan mbi një program të sponsorizuar nga Byroja e Departamentit të Shtetit për Zbatimin e Ligjit Ndërkombëtar dhe Çështjet Narkotike (INL) dhe Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.

Si rezultat, këta prokurorë paraqitën me sukses provat përpara një gjykate e cila dënoi një ish-ministër dhe gruan e tij me gjashtë vjet burg për pasurim në rrugë të paligjshme.

Me ndihmën e SHBA-së, Shqipëria krijoi një Organ të Posaçëm Kundër Korrupsionit si një ent i ri elitar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në muajt e fundit, organi ka arrestuar ish-ministra, deputetë në detyrë, gjyqtarë, policë, prokurorë, kryebashkiakë dhe krerët e krimit të organizuar.

Shtetet e Bashkuara gjithashtu punojnë në mënyrë shumëpalëshe dhe me shoqërinë civile dhe sektorin privat për të luftuar korrupsionin. Së bashku me shumë vende të tjera, ne ratifikuam Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit (UNCAC) në 2006 dhe Shtetet e Bashkuara do të presin Konferencën UNCAC të Shteteve Palë në 2023. Vetëm këtë javë, ne jemi në partneritet me Transparency International për të mbështetur edicionin e 20-të të Konferencës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit në Uashington, DC, me temën "Çrrënjosja e korrupsionit: Mbrojtja e vlerave demokratike.

Jemi krenarë për rekordin tonë, por luftën kundër korrupsionit nuk mund ta fitojmë vetëm.

Për të demonstruar angazhimin tonë të vazhdueshëm ndaj kësaj çështjeje, Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken lançoi Çmimin Ndërkombëtar të Kampionëve Anti-Korrupsion në 2021 për të vlerësuar individët që kanë demonstruar lidership, guxim dhe ndikim në parandalimin, ekspozimin dhe luftimin e korrupsionit. Ky çmim demonstron mbështetjen tonë për liderët dhe novatorët antikorrupsion. Këtë vit, të nderuarit tanë patën mundësinë të merrnin pjesë në një Program dy-javor të Udhëheqjes së Vizitorëve Ndërkombëtar (IVLP) për t'u angazhuar me homologët amerikanë të angazhuar për të luftuar korrupsionin. Shpresojmë që ju të bashkoheni me ne në festimin e këtyre kampionëve dhe në njohjen e të gjithë atyre që luftojnë për llogaridhënie, transparencë, sundim të ligjit dhe lirinë e shtypit.

Antonio Cervantes García është një korrespondent investigativ i patrembur për botime të ndryshme ndërkombëtare dhe një reporter për Semanario ZETA-n, i cili paraqet rregullisht investigime mbi korrupsionin qeveritar, krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Në rrezik të madh personal, raportet e tij hetimore kanë ekspozuar agjencitë dhe autoritetet qeveritare të përfshirë në veprimtari kriminale.

Si President i Institucionit Suprem të Auditimit të Madagaskarit, Jean de Dieu Rakotondramihamina ka demonstruar vazhdimisht transparencë, përkushtim ndaj sundimit të ligjit dhe gatishmëri për të zbatuar reformat për të përmirësuar efektivitetin e Institucionit të Lartë të Auditimit. Pavarësisht kërcënimeve dhe përpjekjeve për të dëmtuar reputacionin e tij, ai ka udhëhequr hetimet duke zbuluar prova të mashtrimit, shpërdorimit dhe abuzimit.

Gazetari investigativ dhe themeluesi i Rrjetit të Raportimit të Krimit dhe Korrupsionit (KRIK) Stevan Dojçinoviç përdor metoda hetimore për të ekspozuar korrupsionin, për të zbuluar grupet e organizuara kriminale dhe për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për dëmin që shkakton korrupsioni në të gjithë shoqërinë serbe. Puna e tij ka prodhuar veprime konkrete të zbatimit të ligjit, duke ilustruar për qytetarët serbë rolin jetik të një shtypi të lirë në demokracinë e tyre të sapolindur.

Si themeluese e Qendrës për Luftimin e Korrupsionit dhe Kronizmit (C4) në Malajzi, Cynthia Gabriel punon për të promovuar qeverisjen e mirë dhe për të çrrënjosur korrupsionin në nivelet më të larta të qeverisë dhe biznesit. Pavarësisht ngacmimeve nga autoritetet, ajo vazhdon të ekspozojë korrupsionin dhe praktikat korruptive, duke përfshirë prokurimin qeveritar, shfrytëzimin mjedisor dhe financimin politik.

Rozina Islam ka treguar guxim dhe këmbëngulje të vazhdueshme si një reportere investigative që mbulon histori të abuzimeve të të drejtave të njeriut dhe korrupsionit në Bangladesh. Raportet e saj kanë ekspozuar sesi zyrtarët e korruptuar grabitën paratë publike gjatë pandemisë së COVID-19, si dhe zbuluan korrupsion të përhapur në burgje dhe në sistemin gjyqësor. Pavarësisht se përballet me kërcënime, Rozina Islami vazhdon në luftën e saj për llogaridhënie.

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Marco Antonio Rueda Soto, ka demonstruar një angazhim të palëkundur për të luftuar korrupsionin gjatë një karriere gjyqësore 40-vjeçare në Kolumbi. Ai ka hetuar dhe dënuar ish-zyrtarë publikë të nivelit të lartë pavarësisht se ka marrë kërcënime, duke ndihmuar në kapërcimin e korrupsionit në mes të klasës politike, të cilin ai e konsideron "barrierën më të madhe dhe problemin më të rëndë për shoqërinë tonë".

Qismah Salih Ali Mendeli ka kaluar më shumë se 30 vjet në Bankën Qendrore të Irakut, ku  punon për të zbatuar praktikat më të mira ndërkombëtare, për të rritur mbikëqyrjen e sistemit financiar dhe bankar të Irakut dhe për të eliminuar mundësitë e paligjshme të financimit. Ka trajtuar komplikime organizative, arkivore, arsimore dhe procedurale për të reduktuar korrupsionin dhe për të hedhur themelet për një sistem ekonomik të bazuar në rregulla në Irak.

Drejtoresha Ekzekutive e Koalicionit të Zimbabve për Borxhin dhe Zhvillimin (ZIMCODD) Janet Zhou ka udhëhequr përpjekjet për të rritur angazhimin e qytetarëve për të kërkuar llogaridhënie dhe transparencë në Zimbabve. Përmes “#HowFar” Zhou ngriti ndërgjegjësimin për përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore të qeverisë, inkurajoi ndjekjen penale të zyrtarëve të korruptuar dhe avokoi për diskutime publike mbi transparencën dhe përdorimin e fondeve publike./ CNA.al





Lajmet e fundit nga