Gjykata e të Drejtave të Njeriut "kufizon" SPAK/ "Të mos hapen pajisjet e sekuestruara të gazetarit Qyno"
Gjykata e të Drejtave të Njeriut pranë Selisë së Organ...

Numri i gazetarëve të burgosur është rritur ndjeshëm në vitin 2023 me vendet si Bjellorusia dhe Rusia të cilat si “armën e tyre më të zakonshme” përdorin ekstremizmin dhe ligje të tjera “anti-shtetërore” për të heshtur mediat e pavarura, tha Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ).
Në raportin e tij vjetor për gazetarët e burgosur, të publikuar më 18 janar, Komiteti tha se 321 reporterë ishin prapa hekurave që nga 1 dhjetori - numri i dytë më i lartë që nga fillimi i regjistrimit më 1992.
Vendi që kryeson është Kina me 44 gazetarë të burgosur, tha CPJ, e ndjekur nga Majnmar me 43, Bjellorusia me 28, si dhe Rusia.
Totali është "një barometër shqetësues i autoritarizmit të rrënjosur nga qeveritë e vendosura për të mbytur zërat e pavarur", tha CPJ, duke vënë në dukje se më shumë se 65 për qind gazetarëve të burgosur përballen me "akuza anti-shtetërore si lajme të rreme dhe terrorizëm në hakmarrje për mbulimin e tyre kritik”.
Në Bjellorusi, ku numri i gazetarëve të arrestuar është rritur ndjeshëm që nga trazirat e përhapura pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale të vitit 2022 që i dhanë autoritarit Alyaksandr Lukashenka mandatin e tij të gjashtë me radhë, CPJ tha se 71 për qind e të burgosurve përballen me akuza anti-shtetërore dhe pothuajse gjysma e tyre vuajnë dënim prej pesë vjetësh, ose më shumë.
Sipas CPJ, Rusia - e cilia filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022 - gjithashtu intensifikoi përpjekjet e saj për të shtypur raportimin e lirë.
“Moska po përpiqet të kriminalizojë gazetarinë përtej kufijve të saj duke lëshuar urdhër-arreste dhe dënime me burg në mungesë, për disa gazetarë të shquar që punojnë jashtë vendit”, thuhet në raport.
Ndërkohë 12, nga gjithsej 17 gazetarë jolokalë të arrestuar, mbahen nga Rusia, duke përfshirë Alsu Kurmasheva - gazetaren veterane në Shërbimin Tatar-Bashkir të Radios Evropa e Lirë (REL) - e cila është mbajtur në Rusi për tre muaj, dhe reporterin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich.
Dhjetë gazetarë të tjerë nga Ukraina - pesë prej të cilëve janë tatarë të Krimesë - janë gjithashtu në paraburgimin rus. Moska aneksoi ilegalisht Krimenë nga Ukraina në vitin 2014.
Një vend për të cilin CPJ theksoi se ka shënuar rënie të numrit të gazetarëve që mbahen, është Irani, ku totali ra në 17 nga 62 sa ishte në vitin 2022.
Megjithatë, CPJ tha se shumë nga ata që ishin të listuar në regjistrimin e vitit 2022 janë liruar me kusht për të pritur akuzat ose dënimin, "që do të thotë se numri më i ulët i të burgosurve në vitin 2023 në asnjë mënyrë nuk sinjalizon se Irani ka hequr dorë nga shtypja e medias”.
"Në vend të kësaj, autoritetet i janë përgjigjur rritjes së raportimit për të drejtat e grave duke veçuar gazetaret e shquara femra" shtoi CPJ, duke thënë se tetë nga shtatëmbëdhjetë që mbahen ende, janë gra.
Në Azinë Qendrore, Taxhikistani doli të ishte vendi me gazetarët më të burgosur, me shtatë raste të vuajtjes së dënimeve me burg nga shtatë deri në 20 vjet - të gjithë të dënuar që nga fundi i vitit 2022.
"Dënimet e ashpra kanë përkeqësuar një klimë të përhapur frikësimi dhe vet-censurimi midis gazetarëve në një mjedis mediatik tashmë të shkatërruar prej vjetësh nga presioni i qeverisë," tha CPJ duke përshkruar të gjeturat e ekipit gjatë një udhëtimi në Taxhikistan në fund të vitit 2023.
CPJ gjithashtu vuri në dukje se liria e shtypit gjithashtu "u përkeqësua me shpejtësi" në Azerbajxhan, me zgjedhjet presidenciale që do të mbahen muajin e ardhshëm.
Katër anëtarë të medias u arrestuan më 1 dhjetor dhe që atëherë të paktën tre të tjerë, tha CPJ.
Katër të parët ishin nga gazeta e njohur hetimore Abzas Media - e njohur për hetimet e saj mbi korrupsionin e zyrtarëve të lartë shtetërorë.
Autoritetet e Azerbajxhanit kanë akuzuar ambasadat dhe organizatat donatore të SHBA-së dhe Evropës për financimin e paligjshëm të medias.
Shumë vëzhgues në Azerbajxhan besojnë se qeveria filloi fushatën kundër SHBA-së për të ofruar një pretekst për shtypjen e gazetarëve vendas, veçanërisht pasi nuk ka pasur një ndryshim të rëndësishëm në pozicionin e SHBA-së ndaj Bakut./ REL
Gjykata e të Drejtave të Njeriut pranë Selisë së Organ...
Protesta në rrugën “Mustafa Matohiti” vijon prej disa javë...
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Go...
Edhe mbrëmjen e sotme dhjetëra qytetarë dhe eksponentë të ...
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj k...
Mediat italiane kanë raportuar se rektori i Universite...
Më 5 tetor 2023, pas gati dy vjet hetimesh, Gjykata e ...
Aksidentet rrugore që ndodhën në dhjetor janë rritur n...
Pasditen e sotme ka ndodhur një aksident në aksin naci...
Zbulohen detaje tronditëse në lidhje me arrestimin e D...
“Emigracioni është një çështje që SYRIZA nuk e ka përdor...
Deklaratat e fundit të kryetares së Kuvendit, Lindita ...
Nuk ka munguar edhe Bledi Çuçi, kreu i Grupit Parlamen...
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka shprehur s...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagra...
Presidenti Bajram Begaj u është bindur sërish urdhërav...
Veprimet e fundit të SPAK-ut, hetimet ndaj shumë minis...
Vodafone dhe Microsoft Corp (MSFT) njoftuan krijimin e një...
Ditën e sotme, për shkak të motit të keq është ndaluar...
Disa të rinj nga Lezha po protestojnë sot para Gjykatë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...