Peleshi në Izrael/ Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, po zhvillon një vi...

Koncesionet apo partneritetet publike private i kanë marrë buxhetit të shtetit në vitin 2022 plot 12.64 miliardë lekë apo rreth 108 milionë euro. Buxheti faktik i vitit 2022, i dorëzuar tashmë në Kuvend nga Ministria e Financave, ka ecurinë e shkurtuar të këtyre kontratave, por nuk shoqërohet me raportin vjetor të detajuar të performancës së këtyre kontratave (ose të paktën deri në momentin e publikimit të këtij lajmi raporti nuk ishte bërë ende publik).
Sipas Financave në nivel total rezulton se: Për vitin 2022 janë 11 kontrata koncesionare/PPP me mbështetje buxhetore. Për të gjitha kontratat koncesionare/PPP me mbështetje buxhetore janë realizuar pagesa faktike. Fondet buxhetore të planifikuara për vitin 2022, sipas planit vjetor të ndryshuar, me destinacion mbështetjen nga buxheti për kontratat koncesionare/PPP, rezultojnë rreth 12.71 miliardë lekë. Pagesat faktike për vitin 2022, në total rezultuan në rreth 12.64 miliardë lekë ose 99.5% e planit vjetor 2022, të ndryshuar.
E njëjta përmbledhje nënvizon se është respektuar rregulli fiskal që mbështetja buxhetore e dedikuar për këto kontrata të jetë nën kufirin 5 për qind të të ardhurave tatimore faktike.
“Kufiri i lejuar i pagesave neto për kontratat koncesionare/PPP, prej 5% i të ardhurave tatimore faktike të vitit 2021, përllogaritet në rreth 23.78 miliardë lekë. Referuar tabelës së mëposhtme, pagesat vjetore neto të realizuara (faktike) nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, për kontratat koncesionare/PPP me mbështetje buxhetore, rezultuan në rreth 12.64 miliardë lekë. Rrjedhimisht, në buxhetin 2022 është respektuar kufizimin ligjor i sipërcituar në zbatim të rregullit fiskal respektiv, pasi vlera e realizuar prej rreth 12.64 miliardë lekë, për pagesat vjetore neto të kontratave koncesionare apo PPP, për vitin 2022, përbën vetëm 2.66 për qind të totalit të të ardhurave tatimore faktike të vitit 2021, prej rreth 475.61 miliardë lekë”, thuhet në relacionin e buxhetit faktik.
Kontratat PPP dhe fondet
Por cilat janë në fakt kontratat që kanë marrë mbështetje buxhetore gjatë vitit 2022?
Referuar tabelës së publikuar në raportin e buxhetit faktik kontrata e parë është ajo e inceneratorit të Fierit, “Ndërtimi, operimi dhe transferimi i inceneratorit për përpunimin e mbetjeve urbane të Bashkisë Fier” me një shumë 376 milionë lekësh të arkëtuara në 2022-shin.
Kontrata “Përmirësimi, Ndërtimi, Operimi dhe Mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit” ka marrë 2.9 miliardë lekë.
Kontrata “Për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e autostradës Milot – Morinë” ka përfituar 740 milionë lekë.
Kontrata “Përmirësim, Ndërtim, Operim, Mirëmbajte e Rrugës Porti i Jahteve – By Pass Orikum – Dukat (Ura e Shën Elizës)” ka përfituar 224 milionë lekë.
Kontrata “Financimi, ngritja dhe operimi i shërbimit të skanimit të konteinerve e automjeteve të tjera në Republikën e Shqipërisë” ka përfituar 1.9 miliardë lekë.
Kontrata “Për paketën e shërbimeve të kontrollit mjekësor bazë (Check-up)” ka përfituar 876 milionë lekë.
Kontrata “Koncesioni/PPP (Ofrimi i setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, trajtimi i mbetjeve biologjike dhe dezinfektimi i sallave kirurgjikale)” ka përfituar 1.69 miliardë lekë.
Kontrata “Koncesioni/PPP (Ofrimi i shërbimit të dializës)” 802 milionë lekë.
Kontrata “Ofrimi i shërbimeve laboratorike spitalore” 1.6 miliardë lekë.
Kontrata “Për Përmirësimin e Infrastrukturës Arsimore në Bashkinë e Tiranës 'Për Projektimin, Financimin, Ndërtimin, Mobilimin, Mirëmbajtjen, Mbikqyrjen dhe Kolaudimin e pesë objekteve arsimore në Zonën Tirana 1'” ka përfituar 395 milionë lekë.
Kontrata “Ndërtimi i Landfillit, inceneratorit dhe rehabilitimit të venddepozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike” 1 miliardë lekë./ Monitor
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, po zhvillon një vi...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas lajmit për li...
Me fytyrën e mbuluar dhe e shoqëruar nga policia, Alma K.,...
Lëkundje tërmeti janë ndier ditën e sotme në Shqipëri. Si...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për lirimin e ...
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, do të dalë sot ...
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të ...
Sot është finalja e konkursit ndërkombëtar për muzeun "Bes...
Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i cili u arr...
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk ia vë në dispozicio...
Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për kryebashkiakun e...
Detaje të reja nga skandali erotik i ish-kryebashkiakut të...
Stafi i ambasadës së SHBA-së në Tiranë kanë surprizuar dip...
Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e ndërtim...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme disa pamj...
Drejtoria e Hetimit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në...
Anëtarja e Kryesisë së Partisë së Lirisë, Ismeralda Seidol...
Vijon projekti i përbashkët i Ministrisë së Turizmit dhe M...
Ditën e nesërme, kryeministri Edi Rama, në kuadër të s...
Policia ka vënë në pranga shtetasen Alma K., e cila shfaqe...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...