Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

Buxheti për vitin 2025 ka nxitur debat mes mazhorancës dhe opozitës. PD depozitoi dhjetëra amendamente, të cilat u hodhën poshtë nga PS-ja, duke i cilësuar si sugjerime që nuk i përshtaten rritjes ekonomike.
Por kë prek më shumë ky buxhet?
Në një intervistë për CNA TV, eksperti i ekonomisë, Enriko Ceko, është shprehur se prej disa vitesh për buxhetin e shtetit merren para borxh nga ndërkombëtarët.
Sipas tij, një pjesë e mirë e shqiptarëve kryesisht ata në zonat rurale që nuk paguajnë taksa dhe se nëse do të përfshiheshin në sistem nuk do të ishte e nevojshme marrja borxh e parave për të plotësuar nevojat e buxhetit të shtetit.
“Ky është buxheti i parë që ka vajtur te shifra 8.2 miliardë euro shpenzime, por është një buxhet që në disa vite rresht mbështetet duke marrë borxh ndërkombëtar nga 600 apo 700 milionë euro. Kjo do të thotë që t’i ndez furrën për të pjekur bukët, fut 80 bukë dhe do që të nxjerrësh 100 bukë, kjo nuk mund të bëhet. Pra grumbullon 7.6 miliadë euro nga taksat dhe do të shpenzosh 8.2 miliardë euro, duke marrë edhe 600 apo 700 borxh. Çështja është nga merren paratë që formohet Buxheti i Shtetit dhe kush i merr paratë që shpenzohen nga ky buxhet?
Në përgjithësi këto paratë vijnë nga taksat, një pjesë vijnë nga tatimi që i merren kompanive të mëdha, ndërkohë që përbëjnë vetëm 1% e të gjithë bizneseve në Shqipëri dhe paguajnë 30% të Buxhetit të Shtetit. Një pjesë merren edhe nga tatitmi mbi të ardhurat personale që “godet” shtresën e mesme.
Nëse do ta shohim se kush përfiton, në fshat janë 350 mijë ferma, rreth 50 apo 60 mijë ferma kanë marrë numrin e regjistrimit dhe supozohet se paguajnë taksa. Domethënë kemi 300 mijë ferma me nga 4 persona në familje, bëjnë 1 milion e 200 mijë banorë, që nuk paguajnë taksa, por që përfitojnë nga buxheti sepse bëhen rrugë, shkolla e investime nga të cilat përfitojnë. Ne paguajmë, ata jo dhe në fund trajtohemi njëlloj”, theksoi eksperti.
I pyetur se përse nuk futen në skemën e pagesës së taksave, Ceko tha se ajo forcë politike që do t’i përfshijë, do të humbi zgjedhjet.

“Sepse politika do votat e tyre. Forca e parë politike që do të fusë taksat në bujqësi do jetë forca që do i humbë zgjedhjet. Buxheti 2025 është përqendruar te segmenti Tiranë-Durrës, 50-60% shkon për pagesat e pagave të administratës publike, shkon për skemën e pensioneve dhe për ndihmën sociale. Ky nuk është buxhet që ndihmon ekonominë të zhvillohet. Që ekonomia të zhvillohet duhet që 80% e buxhetit të shkojë për veprimtari ekonomike.
Buxheti shtetit duhet të shkojë me fokusin: Shtet i fortë, qytetarë të pasur. Kjo duhet të jetë filozofia e Shqipërisë në 25-30 vitet e ardhshme. Por nuk i kemi këto. As shteti nuk është i fortë dhe as qytetarët nuk i kemi të pasur”, theksoi ai.
Sipas Cekos, as të djathtët nuk bëjnë propozime reale.
“Ata bëjnë zhurmë kot. Janë njerëz të paorganizuar, pa një lider, pa një filozofi. Ata thonë më shumë para për bujqësinë, më shumë për arsimin, më shumë për shëndetësinë por pa përcaktuar se për çfarë. Bujqësia është një “xhep” i madh.
Në një buxhet shteti 8 miliardë, arsimi duhet të marrë 1 miliard, shëndetësia 1 miliard, mbrojtja e diplomacia gjithashtu. Ne s’kemi as mbrojtje, as diplomaci as shëndetësi”, nënvizoi eksperti i ekonomisë./ CNA
OSHEE ka paditur për shpifje kreun e Grupit Parlamenta...
Sikur të mos mjaftonte fushata e Erjon Veliajt me dalj...
Këtë të enjte, me 5 dhjetor 2024, po ju njohim me disa pre...
Shqipëria mbylli kryesimin e nismës SHBA-Karta e Adriatiku...
Drejtori i Departamentit të marrëdhënieve ndërkombëtare në...
“K’cimi i Tropojës” u shpall zyrtarisht pjesë e e List...
Qeveria merr borxh për të financuar shpenzimet buxhetore q...
Këtë të mërkurë, me 4 dhjetor 2024, po ju njohim me disa p...
“Kemi kërkuar të rishikohet dhënia e mundësisë prokuro...
Një thirrje të fortë ka bërë deputeti i Partisë Demokr...
Këshilli Bashkiak i Tiranës mbajti mbrëmjen e sotme një mi...
Më 1 dhjetor, Kompania Shtetërore e Naftës së Azerbajxhani...
Teatri te Parku i Madh i Liqenit të Tiranës do të mbaj...
Sot nisi punimet trajnimi “Inteligjenca Artificiale në Zgj...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
GJKKO ka liruar 6 pedagogët e Universitetit "Aleksandër Xh...
Shqipëria është vendi më i ri anëtar i Këshillit Global të...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Zijadin Gashi, gazetar për shumë vite i Radios Evropa e Li...
Parlamenti ka mbajtur një minutë heshtje për ndarjen nga j...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...