EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Sot nisi punimet trajnimi “Inteligjenca Artificiale në Zgjedhje” i organizuar nga IDEA International dhe financuar nga Microsoft dhe OpenAI, me mbështetjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë.
Trajnimi do të zhvillohet përgjatë tre ditëve dhe marrin pjesë zyrtarë të trupave zgjedhore dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Armenia, Ukraina, Bosnje dhe Hercegovina.
Qëllimi i këtij programi trajnimi është të pajisë zyrtarët zgjedhorë dhe organizatat e shoqërisë civile me një kuptim të thelluar të AI-së, duke theksuar implikimet e saj etike dhe të të drejtave të njeriut në administrimin zgjedhor.
Programi synon të eksplorojë si përfitimet ashtu edhe rreziqet e AI në proceset zgjedhore, me fokus të veçantë në mbrojtjen e grupeve të cënueshme dhe të margjinalizuara.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi e cilësoi aktivitetin unik për nga tema që trajton, koha kur zhvillohet, vendi ku zhvillohet dhe më shumë akoma për faktin se vetë OpenAI dhe Microsoft janë mbështetës të këtij aktiviteti.
Komisioneri nënvizoi faktin se pavarësisht se përdorimi i Inteligjencës Artificiale në zgjedhje është ende në fazat e para, mundësitë që IA ofron në menaxhimin zgjedhor janë të mëdha.
“IA mund të ndihmojë në luftimin e problemit në rritje të dezinformimit gjatë zgjedhjeve. Duke analizuar përmbajtje në internet, algoritmet e IA mund të identifikojnë dhe sinjalizojnë shpejt informacionin e rremë, duke siguruar që votuesit të marrin informacion të besueshëm.

Gjithashtu, chatbot-ët e fuqizuar nga IA mund t'u përgjigjen pyetjeve të votuesve me saktësi dhe shpejtësi, duke i ndihmuar qytetarët në procesin zgjedhor. Një tjetër aplikim i rëndësishëm i IA është analiza e të dhënave zgjedhore. IA në volumet e mëdha të të dhënave, mund të identifikojë parregullsi të mundshme. Këto përdorime të IA, por jo vetëm, forcojnë transparencën dhe rrisin besimin e publikut në rezultatet zgjedhore” – tha ai.
Gjatë 3 ditëve të trajnimit, pjesëmarrësit do të mësojnë se si të implementojnë efektivisht zgjidhjet AI brenda kuadrit të qeverisjes demokratike, duke siguruar që teknologjia të forcojë dhe jo të minojë integritetin e menaxhimit zgjedhor. Zyrtarët zgjedhorë do të mund të fitojnë njohuri në pesë tema kyçe: Bazat e AI, Etika e AI dhe të Drejtat e Njeriut, AI dhe Zgjedhjet.

Teksa inteligjenca artificiale (AI) ka pësuar një rritje eksponenciale në shumë sektorë, roli dhe aplikimi i saj në administrimin zgjedhor mbetet kryesisht i paeksploruar. Teknologjitë AI kanë potencial të rëndësishëm të pashfrytëzuar për të përmirësuar efikasitetin, drejtësinë, përfshirjen dhe besueshmërinë e proceseve zgjedhore. Për të siguruar potencialin e AI në të mirë të demokracisë, International IDEA ka publikuar një raport mbi "Inteligjencën Artificiale për Menaxhimin Zgjedhor", i cili analizon rreziqet e lidhura dhe paraqet strategji të mundshme për lehtësimin e ndikimeve potencialisht negative të teknologjive.
Duke u bazuar në këtë raport, International IDEA tani po zhvillon një program të strukturuar trajnimi dhe dialogu për edukimin e aktorëve zgjedhorë në pesë rajone - Azia-Paqësori, Ballkani Perëndimor, Amerika Latine dhe Afrika.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksi...
GJKKO ka liruar 6 pedagogët e Universitetit "Aleksandër Xh...
Shqipëria është vendi më i ri anëtar i Këshillit Global të...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Zijadin Gashi, gazetar për shumë vite i Radios Evropa e Li...
Parlamenti ka mbajtur një minutë heshtje për ndarjen nga j...
Apeli i GJKKO-së ka dhënë vendimin për 4 punonjësit e poli...
Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, është ...
Revista irlandeze "Her" i ka dedikuar një artikull Ksamili...
Kryeministri Edi Rama ka postuar disa pamje piktoreske...
Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare aktori dhe r...
Këtë të martë, me 3 dhjetor 2024, po ju njohim me disa pr...
Gazetari Artan Hoxha denoncoi mbrëmjen e sotme se ësht...
Gazetari Artan Hoxha u pyet mbrëmjen e sotme nëse ka z...
Gazetari Artan Hoxha ka mohuar sërish akuzat e ngritur...
Në Shqipëri komisioni i posaçëm parlamentar kundër dezinfo...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, u pyet për shtrirjen e g...
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, e vuri theksin ...
Mandati i prokurorëve të posaçëm është 9 vite dhe pas përf...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, kërkoi bashkëpunimin e i...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...